Recension: Paradoksi maqedonas: rriten subvencionet, bie prodhimtaria

субвенциите-растат-производството-опаѓа-Македонија-DW-crop-resize

Njëra nga karakteristikat më të rëndësishmë të gazetarit të mirë dhe praktikave të mira gazetareske është që gjuhën e “shënimeve” të raporteve, të dhënat statistikore dhe komunikimin burokratik, ta shndërrojë në tekst të kuptueshëm gazetaresk, që do të jetë në dispozicion të publikut të gjerë.

Македонски-парадокс--субвенциите-растат,-производството-опаѓа---Македонија---DW.DE---28.10Linku deri te artikulli origjinal: Paradoksi maqedonas: rriten subvencionet, bie prodhimtaria

Data dhe koha e publikimit: 28.10.2013

Data e recensionit: 28.10.2013

Recensues: Zoran Bojarovski

Vërtetësia: Теksti në të gjitha segmentet e tij u referohet burimeve relevenate me shkrim (Raporti i Komisionit Evropian), dhe burimeve të tjera me kredibilitet të lartë nga të cilat pritet që ta flasintë vërtetën.

Burimet e informatave: Askush nuk kërkon nga gazetarët që të jenë ekspertë të neonjë fushe. Ajo që e karakterizon gazetarin e mirë është gjetja e temave me interes publike, bile edhe atje ku, me qëllim ose pa qëllim, ato janë të fshehura. Pastaj për ato tema duhet t’i gjejë burimet më të mira të mundshme dhe t’ua parashtrojë pyetjet më të mira të mundshme dhe në fund – të përpilojë një storje të kuptueshme gazetareske. Teksti që e analizojmë e bën mu këtë. Zbulon një temë “të fshehur” në gjuhën diplomatike burokratike të një burimi të shkruar siç është Raporti më i ripër përparimin e Maqedonisë drejt eurointegrimeve. Këtij burimi, si pikë fillestare,  ia shton në mënyrë kreative dhe produktive mendimet e atyre të cilët në mënyrë të drejtpërdrejtë janë të prekur me këtë temë – bujqve, mendimet eksperte të profesorëve të fakulteteve përkatës, ministrit për bujqësi, ekspertit për buxhetet e BE-së dhe ish-guvernatorit të Bankës Popullore. Tekst i përpiluar sipas rregullave shkollore.

Përmbajtësia: Përveç storjes kryesore gazetareske që është mishëruar edhe në titull -rriten subvencionet, bie prodhimtaria bujqësore, autorja e analizës është përpjekur të shtojë edhe disa elemente të rëndësishme (analizë krahasimore e shpërndarjes së subvencioneve nga fondet e ndryshme evropiane, të dhëna demografike, tendencat makroeonomike…), që ndërlidhen në mënyrë esenciale me temën kryesore. Kjo gjë, tezës kryesore i jep edhe përmbajtësi, por edhe aspekte të reja dhe në mënyrë gjithëpërfshirëse e pasqyron këtë temë të ndërlikuar.

Anshmëria: Mënyra gjithëpërfshirëse në të cilën analizohet kjo temë dhe shfrytëzimi i burimeve nuk le vend për anshmëri.

Origjinaliteti/Plagjiatura: Pa asnjë dyshim, ky është një tekst origjinal gazetaresk.

Kualiteti i titullit: Mendojmë se titulli do të ishte majft provokativ edhe sikur të mos ishte pjesa e parë e tij “Paradoksi maqedonas:…” dhe sikur ai të ishte “Subvencionet rriten – bie prodhimtaria”, por lëmë hapësirë se ndoshta autorja dhe redaksia kanë pasur nevojë që ta theksojnë këtë paradoks që në titull.

Fotografia: Е këtu kemi problem që të detektojmë një praktikë adekute dhe të mirë, për shkak se as autorja, as redaktori, as ueb-portali ku është publikuar analizaqë e recensojmë nuk janë munduar që të na japin informatë për prejardhjen e fotografisë. Në këndin e saj të poshtëm të djathë me shkronja latine shihet vula BGNES, që lë dyshimin se fotografia është “huazuar” pa mos e theksuar se nën çfarë kushtesh.

Përfundimi: Ka tekste gazetareske që gjithmonë janë të mira kur i respektojnë standardet elementare profesionale: Kur vendoset elementi kyç i storjes në fillim; Kur shmanget gjuha profesionale dhe teknike; Nëse është patjetër, sqarimi duhet të bëhet me gjuhë të kuptueshme; Nëse ka numra, ato duhet të bëhen të kuptueshëm dhe ilustrues; Duhet të zgjidhen burimet e vërteta që do të ofrojnë fakte për publikun… Asgjë e komplikuar, e megjithatë e mirë.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.