Recension: Një grua nga Sarajeva thotë se e di se ç’ka ndodhur me aeroplanin e zhdukur malajzian

maleziski-avion-2-crop-resize

Spekulimet për aeroplanin malajzian vazhdojnë që nga dita e zhdukjes së tij. Për çdo ditë paraqiten vazhdime të reja  të tregimeve për konspiracione, ndodhi të çuditshme dhe ngjarje nga i ashtuquajturi “syri i tretë”. Tregimi me aeroplanin malajzian, si rrallë herë deri tani, shkaktoi spekulime në të gjitha vendet e botës, ndërsa është për t’u habitur interesimi në vendet e Ballkanit.

Kësaj radhe recensojmë një tekst, të cilin, media maqedonase, me siguri e ka marrë nga ndonjë medie boshnjake, por nuk është theksuar se prej ku. Një grua thotë se aeroplani është “i gjallë dhe i shëndoshë”. Dhe këtu fillon, mirëpo në të njëjtën kohë edhe përfundon tregimi. Informata që është publikuar sa për të pasur diçka për aeroplanin, me mendimin se do të shkaktojë lexueshmëri. Por, shihet se “lojërat” e këtilla më nuk janë interesante për lexuesit.

maleziski avion 2Linku deri te artikulli origjinal: Një grua nga Sarajeva thotë se e di se ç’ka ndodhur me aeroplanin e zhdukur malajzian

Data dhe koha e publikimit: 07.04.2014, 11:46

Data e recensionit: 08.08.2014

Recensues: Vllado Gjorçev

 

KU ËSHTË E VËRTETA

As “V” nga vërtetësia nuk mund të supozohet në tekst. Madje ka edhe deklarata të cituara nga një, e cila thotë se e di se ku gjendet aeroplani i zhdukur malajzian, por nuk ka as iniciale të saj, e jo më emrin e plotë. Ka mundur së paku të përcaktohet vendi (lagja, rrethi) ku jeton gruaja misterioze. Domethënë tregimi është aq misterioz, sa që është misterioze dhe vetë zhdukja e aeroplanit.

Nuk dihet fare se a ka burime. Shihet se teksti është marrë nga ndonjë medie, me siguri nga Bosnja dhe Hercegovina (së paku sipas informatës se gruaja pa fotografi është nga Sarajeva), por të dhënë tjetër nuk ka. Nuk tregohet as se në çfarë moshe është gruaja, a është fallxhore, etj.

Tekst sa për “ta kaluar kohën”. Të lexohet duke pirë kafe, në mungesë të ndonjë filmi të mirë. Por, aq, posa ta lexoni menjëherë edhe e harroni.

 

DËSHIRA E SHKRETË PËR SENZACION

Teksti është marrë, por nuk janë përpjekje që vendoset së paku të vendoset një link, ose të theksohet se nga cila medie është marrë. Titulli nuk tregon asgjë. Nëse autor i ka dashur të shkaktojë senzacion, ky është titull i keq. Fotografi ka vetëm sa për ilustrim. Shembull shkollor për atë se si nuk duhet të jetë fotografia në gazetari. Ka një anekdotë që thotë: nëse një burrë e sulmon komshiun me sëpatë, gazetarët e rinj dhe papërvojë tekstin do ta ilustrojnë me sëpatë (mjetin që është përdorur), që gjithsesi është veprim i gabuar. Kështu, edhe ky tekst është i ilustruar “me sëpatë”.

Sa më shpesh që i lexoni tekstet e këtilla, aq më simpatike bëhen ato, në kuptim të asaj se për dy minuat nuk mendoni për kohën e tashme. Nga ana tjetër, informimi është një çështje tjetër, që në këtë “lajm” nuk ekziston.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.