Recension: Nga tenderët në Strumicë është mbushur llogaria e LSDM-së
Teksti përpiqet të bëjë ngjarje për keqpërdorim dhe kriminalitet me paratë e qytetarëve nga ana e Zoran Zaevit, kryetar i LSDM-së dhe kryetar i komunës së Strumicës, por i mungojnë dëshmi kyçe. Disa emra të personave që janë të afërt me Zaevin, që kanë fituar tenderë në komunën e Strumicës, gjenden edhe në listën e donatorëve të LSDM-së dhe artikulli spekulon me mundësinë që në atë mënyrë të kenë kaluar paratë prej komunës në parti. Artikulli askund nuk sqaron se tenderët janë fituar nëpërmjet procedurës legale, e cila nuk është kontestuar nga pjesëmarrësit e tjerë në tender, e as, se donacionet janë legale dhe të dhënat për to janë në dispozicion të publikut. Por, në përpjekjen për të krijuar rast, autori ka bërë gabim ose lëshim, dhe flet për “donacione që i kanë marrë familjarë të afërt të Zaevit” edhe pse nuk bëhet fjalë për një gjë të tillë:
“A kanë përfunduar donacionet që i kanë marrë familjarët e afërt të liderit të LSDM-së Zoran Zaev, në llogarinë partiake është një dilemë që hapet nëse shihet dokumenti “Regjistri i donacioneve të pranuara” në xhiro-llogarinë e socialdemokratëve për vitin 2011.”
Për shkak se nuk bëhet fjalë për fjalë të përdorur gabimisht (“donacione), por për deklaratë jo të saktë, imponohet pyetja – a e ka të qartë autori se për çka shkruan dhe për çka e akuzon kryetarin e LSDM-së, në tekstin e tij. Ai më tej thotë:
“Sipas dokumenteve që i kemi marrë, një pjesë e parave të qytetarëve të cilat Zoran Zaevi i ka tërhequr nga Komuna e Strumicës nëpërmjet furnizimeve publike, kanë përfunduar në arkën e LSDM-së si donacionie”,
edhe pse nga faksimili i prezantuar nuk mund të konstatohet se para të caktuara janë marrë nga qytetarët, kështu që mbetet e paqartë se si paratë private të donatorëve dikush dëshiron t’i paraqesë si para të qytetarëve.
Linku deri te artikulli origjinal: Nga tenderët në Strumicë është mbushur llogaria e LSDM-së
Data dhe koha e publikimit: 17.10.2013, 16:26
Data e recensionit: 18.10.2013
Recensues: Јуgosllava Dukovska
Vërtetësia: Të dhënat që janë në dispozicion publik për atë se cilat firma kanë fituar tenderë në komunën e Strumicës, si dhe për atë se kush ka dhuruar para në llogarinë e Lidhjes Socialdemokratike, në artikull janë shfrytëzuar si bazë për plasimin e spekulimeve për kriminalitet të mundshëm që ndërlidhet me Zoran Zaevin.
Burimet e informatave: Burim i informatës është dokumenti i LSDM-së që është në dispozicion publik, ku janë publikuar donatorët, që kanë dhënë para në xhiro-llogarinë e partisë, në formë të donacioneve. Në të shihet se ka pasur pagesa nga persona dhe firma që kanë lidhje familjare me kryetarin e LSDM-së, Zoran Zaev, që nuk është në kundërshtim me ligjin. Lista ka shërbyer si bazë për spekulimet që janë plasuar në artikull – se ata donatorë, në fakt, i kanë paguar para LSDM-së pasi kanë fituar tenderë në komunën e Strumicës, por kjo askund në artikull nuk është prezantuar si fakt i mbështetur me dëshmi, por vetëm në formë të dyshimit ose spekulimit.
Përmbajtësia: Аutori praktikisht nuk ka bërë as përpjekje minimale gazetareske në realizimin e detyrës me të ciën ka qenë i ngarkuar, e ajo është ta zbulojë krimin në punën e kryetarit të Strumicës. Siç thotë autori, e ka marrë regjistrin e donacioneve, i cili është dokument që është në dispozicion publik , por nuk paraqet dëshmi se ato para Zoran Zaevi i ka marrë nga qytetarët për t’i futur në arkën e LSDM-së.
Anshmëria: Prezantimi i pjesërishëm i të vërtetës dhe spinimi, që krijon një rast të korruptimit, por nuk prezanton dëshmi për krim, ka shenja të mosbalancimit politik. Paraqet edhe një mashtrim të qartë – familjarët e afërt të Zaevit nuk kanë marrë asnjë donacion, dhe nuk jep dëshmi edhe për pretendimin se Zaevi ka tërhequr para nga arka komunale.
Komentimi: I gjithë artikulli është i përshkuar me komente nga autori.
Оrigjinaliteti/Plagjiatura: Si autor është theksuar ueb-faqja, edhe pse bëhet fjalë për përpunim të tekstit që u publikua në mënyrë të sinkronizuar në disa portale maqedonase në të njëjtën ditë. Një pjesë e tyre si burim e theksojnë portalin Kurir.
Kualiteti i titullit: Titulli përmban akuzë në llogari të Komunës së Strumicës, ku kryetar i komunës është lideri i LSDM-së, Zoran Zaev. Titulli është tendencioz dhe dezinformon, për shkak se në tekst askund nuk është prezantuar ndonjë dëshmi për akuzën që bëhet në titull.
Fotografia: Artikulli është i ilustruar në mënyrë korrekte me fotografi përkatëse – faksimil të dokumentit dhe portret të Zoran Zaevit.
Gjuha e urrejtjes: Përveç motivit të qartë për diskreditim të personalitetit të kryetarit të LSDM-së, artikulli, i vënë në kontekst të një serie të vazhdueshme të artikujve dhe përmbajtjeve të ngjashme që janë publikuar në këtë dhe në disa medie të tjera, mund të shihet si instrument për diskriminimin e një figure të caktuar politike në raport me politikanët e proviniencave të tjera politike, të cilët asnjëherë nuk kanë një trajtim të tillë.
Përfundimi: Bëhet fjalë për tekst, i cili me ndryshime të vogla, por me elementet e njëjta, tezat dhe spekulimet e njëjta dhe në të njëjtën ditë qarkulloi nëpër një numër të madh të portaleve informative maqedonase. Është evidenet tendenca e shprehur në mënyrë të qartë të krijohet rast korruptimi, ku Zoran Zaevi do të akuzohej për keqpërdorim të pozitë zyrtare.
Sikur të mos ishte titulli tendencioz, akuzat konfuze dhe qasja jo e balancuar, teksti do të mund të ishte një tekst njoftuese në një seri artikujsh që do ta hulumtonin këtë temë. Megjithatë, artikulli nuk tregon se ka pasur kapacitet, e as qëllim që kjo temë të përpunohet në mënyrë profesionale.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari