Recension: Në Maqedoni, papunësia së shpejti do të fillojë të bjerë në mënyrë drastike

Во-Македонија-невработеноста-наскоро-вртоглаво-ќе-почне-да-опаѓа-МКД-crop-resize

Lajmi i titulluar: “Në Maqedoni, papunësia së shpejti do të fillojë të bjerë në mënyrë drastike“, tingëllon mjaft optimist. Lexuesve u sugjerohet një bindje e fortë se për një periudhë të caktuar numri i të papunëve do të reduktohet në mënyrë drastike. Një bum i tillë shumë shpejtë do të ndodhë! Shikuar në kontekst më të gjerë, kjo nënkupton se shteti ka bërë hap të rëndësishëm ekonomik dhe komercial, kështu që është e sigurt të pritet hapja e vendeve të reja të punës që do të ndryshojë dukshëm pasqyrën e papunësisë.

Во Македонија невработеноста наскоро вртоглаво ќе почне да опаѓа   МКД.мкLinku deri te artikulli origjinalNë Maqedoni, papunësia së shpejti do të fillojë të bjerë në mënyrë drastike

Data dhe koha e publikimit: 27.01.2014, 21:03

Data e recensionit: 28.01.2014

Recensues: Olivera Vojnovska

Vërtetësia:  Artikulli i referohet raportit të Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë, “Prapa në punë: Rritje e vendeve të punës për Evropën dhe Azinë Qendrore”. Nuk mund të konfirmohet vërtetësia e fjalisë së parë të tekstit (cila, në të vërtetë, në njëjtën kohë edhe nëntitull), për të cilin thuhet se është vlerësim i Raportit.

Papunësia në Maqedoni shpejtë do të fillojë të zvogëlohet, kurse rezultate më serioze në këtë fushë do të shihen për një kohë shumëtë shkurtër. Këto janë vlerësimet nga raporti i fundit i Bankës Botërore ….“

Kjo nuk u tha në asnjë medium që ka raportuar për këtë ngjarje. Konstatimi në pjesën e dytë  të fjalisë:

„….Maqedonia është njëri nga shtetet e rajonit i cili ka investuar shumë në fushën e reformave ekonomike.”

është i saktë dhe kjo është nxjerrë nga deklarata e menaxherit senior të Bankës Botërore dhe njëri nga autorët e Raportit, Omar Arias.

“Edhe pse Maqedonia është një nga grupet e shteteve mesatarisht të modernizuara,  Përpjekjet e fundit për të forcuar institucionet e tregut kanë ngushtuar hendekun me vendet e përparuara. Maqedonia është një nga vendet e rajonit që kanë bërë më shumë përpjekje për të modernizuar dhe  reformuar, përmirësuar kapacitetin e institucioneve . Kjo i lejon sektori privat të zhvillohet dhe për të krijuar vende të reja pune “,

Fragmenti deklarata e tij saktësisht është transmetuar. Por, nga thëna nuk mund të nxirret mesazhi i titullit “se papunësia shpejtë në mënyrë drastike do të fillojë reduktohet”!

Gjegjësisht edhe në fund të lajmit thuhet:

“edhe përskaj fjalëve të mira për gjendjen në vend, ekspertët e Bankës Botërore janë të mendimit se jo vetëm për vendin tonë por edhe për vendet e tjera të rajonit i pret kohë e gjatë për tejkalimin e problemeve ekonomike”.

Burimet e informatave: Burim i informatave është prezantimi i Raportit të Bankës Botërore i mbajtur në Bankën Kombëtare të Maqedonisë.

Përmbajtësia: Lajmi e përmbush nivelin minimal gjithëpërfshirës,  problemi është se të dhënat e raportit dhe deklarata e Arias përdoren për vlerësim tendencioz dhe të dedikuar të situatës. (Kreu i lajmeve)

Anshmëria: Zgjidhja e titullit dhe nëntitullit tregon për anshmëri për partinë qeveritare. Veçanarisht që portali të njëjtin ditë, tri orë përpara, ka publikuar raport  në këtë temë. Fitohet përshtypje se lajmi është bë me qëllim.

Komentim: Lajmi fillon me stil komentimi

“Papunësia në Maqedoni shpejtë do të fillojë reduktohet, kurse rezultate më serioze në këtë fushë do të shihen për kohë të shkurtër”

Origjinaliteti/Plagjiatura: Materiali nuk është nënshkruar,  kështu që ndoshta bëhet fjalë për lajme të redaksisë.

Kualiteti i titullit: Titulli është spinerski dhe sugjestiv. Së bashku me nëntitull në fakt janë elementet më problematike të tekstit.

Fotografia: Teksti është i ilustruar me fotografi ku tregohet një njeri i cili kërkon nëpër kazan plehrash.

Përfundimi: Nëpërmjet titullit bombastik, në fakt në publik lëshohet një dezinformatë. Kjo mënyrë përpunimit dhe plasimit të informatave është apologetike, në mënyrë plotësuese dhe për shkak se ka bërë një raport nga ngjarja, i cili është mjaft korrekt.  Kurse, parashikimet optimiste për uljen “drastike” të papunësisë është në funksion që të krijoj atmosferë për udhëheqjen e suksesshme të politikave qeveritare.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.