Recension: Në Gjykatën themelore vetëm 10,5% shqiptarë

АЛСАТ М Во Основниот суд само Албанци crop resize

Ky është një shembull i informimit ditor që në tërësi është vënë në shërbim të politikës së një opcioni të caktuar politik ose ndonjë komuniteti, ku autori “luan” me numrat ashtu si i konvenon atij. As titulli nuk është preciz, që flet për 10,5 përqind të punësuar në Gjykatën themelore, ndërsa në tekst sqarohet se bëhet fjalë për përqindje që ka të bëjë me të gjitha gjykatat themelore në nivel të gjithë territorit të Republikës së Maqedonisë.

Аutori nuk bën dallim se a përgjigjet punësimi i shqiptarëve në gjykata dhe prokurori ose jo me numrin e të punësuarve në vendet ku një bashkësi e caktuar etnike është dominante. Kështu, në tekst nuk ka të dhëna për përfaqësimin e shqiptarëve në Tetovë, Gostivar, Dibër, Kërçovë ose Strugë, por nxirret përfundimi për përqindjen e ulët prej vetëm 10,5% në nivel të gjithë shtetit.

Në tekst jepet përfundimi se shqiptarët më mirë janë të përfaqësuar në Gjykatën e apelit në Gostivar, ku “vetëm”47 përqind e të punësuarve janë shqiptarë. Zbukurimi i këtillë i tekstit me sqarimet “pak më mirë” dhe “vetëm”, informimit i japin një kuptim etnik, i cili, që të jetë gjithëpërfshirës, duheshte të na ofrojë edhe informatë  nëse “vetëm” 47 e të punësuarve në Gostivar janë shqiptarë, sa ëshë përqindja e maqedonasve dhe bashkësive të tjera etnike që jetojnë në atë qytet, e që janë të punësuar në atë gjykatë.

Në këtë artikull theksi është vënë vetëm mbi shqiptarët në organet e gjyqësisë, por mosshqyrtimi i numrave nga gjykata të tjera dhe mospërmendja e numrave nga Maqedonia Perëndimore japin një pasqyrë krejtësisht tjetër për gjendjen faktike në terren dhe shkatojnë huti te shikuesi dhe lexuesi. Për shembull, në Gjykatën themelore në Tetovë, 62 përqind e të punësuarve janë shqiptar, ndërsa në 38% e tjera bëjnë pjesë maqedonasit, turqit dhe serbët. Nga 29 gjykatësit e kësaj gjykate, 11 gjykatës janë shqiptarë, njëri është deklaruar si “musliman”, ndërsa 17 si maqedonas. Në tekst shfrytëzohet deklarata e ministrit të drejtësisë, i cili thotë se nëpër prokururi është filluar nga zeroja, që, poashtu, mund të kontestohet nëse shihen  statistikat e të punësuarve ose personave të emëruar në to.

Në fund “pranohet” se nuk ka interesim në mesin e shqiptarëve për emërim si përmbatues, kështu që nga 97 persona me këtë funksion, vetëm njëri është shqiptar. Për shkak se edhe gjykatësit edhe prokurorët zgjidhen në funksion pasi ta mbarojnë trajnimin e domosdoshëm në Akademinë për gjykatës dhe prokurorë publikë, për të cilin nuk ka pasur interesim në 5 shpalljet e fundit, autori duhet ta ketë të njohur se nuk ka mekanizëm së shpejti të rritet përqindja në mesin e gjykatësve dhe prokurorëve, për shkak se nuk ka kuadro të interesuara me edukimin e nevojshëm profesional.    

АЛСАТ М на Македонски јазик   Во Основниот суд само 10 5  АлбанциLinku deri te artikulli origjinal: Në Gjykatën themelore vetëm 10,5% shqiptarë

Data dhe koha e publikimit: 11.10.2013

Data e recensionit: 17.10.2013

Recensuesi: Sashe Dimovski

Vërtetësia: Të dhënat janë të vërteta, por në kontekstin në të cilin janë vënë e humbin kuptimin dhe marrin një konotacion tjetër dhe mund të lexohen dhe të interpretohen ndryshe. Sipas shembullit se a është gota gjysmë e zbrazët apo e mbushur deri në gjysmë, secili mund ta shohë ndryshe të vërtetën, që nuk është qëllimi i medias, e cila duhet të informojë, ndërsa informatat duhet të jenë precize, të qarta dhe të sakta dhe të mos krijojnë hapësirë për dyshim dhe nevojë për verifikimin e tyre plotësues.

Burimet e informatave: Në këtë artikull shfrytëzohet një burim zyrtar, Ministria për drejtësi, dhe deklarata e ministrit për drejtësi, por përzgjedhja që e ka bërë autori gjatë paraqitjes së numrave e bën tekstin të njëanshëm, ndërsa burimin e bën joаutoritativ dhe të përdorur për qëllim të ccaktuar.   

Përmbajtësia: Теksti është pjesërisht përmbajtësor, ndërsa përmbajtja është përshtatur për konsumatorin të cilit i ofrohet informata. Në asnjë fjali nuk jepet pasqyrë e plotë për përfaqësimin e vërtetë të shqiptarëve në të gjitha gjykatat, e as pozita në të cilat gjenden ata. Në tekst mungojnë të dhëna, të cilat së paku në një segment do t’u referoheshin bashkësive të tjera etnike që jetojnë në Maqedoni që të shihet se a është rritja e numrit të punësimeve të shqiptarëve në përputhje me numrin e punësimeve në këto institucione të turqve, romëve, serbëve, vllehëve, boshnjakëve dhe bashkësive të tjera etnike që jetojnë në Maqedoni.

Anshmëria: Menjëherë vërehet anshmëria që shkon në drejtim të informimit të një grupi të caktuar etnik me premtimin se “do të vazhdojë trendi pozitiv i punësimit”, që i përshkruhet si sukses ministrit dhe funksionarit konkret, e që në praktikë nuk është ashtu, për shkak se emërimi i funksionarëve në gjyqësi nuk varet nga dëshira dhe fuqia e ministrit, por nga kandidatët që duhet patjetër ta kenë të përfunduar Akademinë dhe të paraqiten në shpallje, për shkak se ato janë funksione në të cilat kandidatët zgjidhen, e nuk emërohen.  

Komentimi: Zbukurimi i tekstit me “vetëm” dhe “pak më mirë” që është përdorur që në titull i jep atij elemente të komentimit, të cilat absolutisht nuk janë të nevojshme. Prezantimi i numrave duhet të jetë i mjaftueshëm që lexuesi ose shikuesi vetë të përfundojë se përqindja për të cilën flitet a është pak ose shumë më e mirë dhe se a është kjo e mjaftueshme ose jo.

Kualiteti i titullit: I dobët, nuk informon, por dezinfomon, për shkak se në titull thuhet se pëqindja ka të bëjë me Gjykatën themelore, e mendohet për përqindjen e përgjithshme në të gjitha gjykatat themelore në vend.

Fotografia: Është përdorur një fotografi e bashkëbiseduesit, në rastin konkret e ministri të drejtësisë, e cila përputhet me kontekstin për të cilin flitet në kontributin televiziv.

Përfundimi: Теma për përfaqësimin e bashkësive etnike në organet shtetërore është aktuale që nga viti 2001 e këndej, pas nënshkrimit të Marrëveshjes konrizë të Ohrit dhe amandamenteve të miratuara në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë. Askush nuk e konteston nevojën për përfaqësim të drejtë dhe adekuat të të gjitha bashkësive etnike, por kur informohet për këto tema nga media që raportojnë në gjuhën në të cilën flet një bashkësi e caktuar etnike, ato duhet të kenë kujdes se duhet të ofrojnë informatë të saktë, të pangarkuar me senzacionalizëm, me fakte që informojnë, për shkak se një pjesë e popullatës është konsumator vetëm i tyre .Prandaj, çdo joprecizitet mund të ketë pasoja të tjera që nuk do të çonin drejt integrimit, por dezintegrimit të sistemit.

Ky titull që thotë se ka vetëm mbi 10% shqiptarë në organet e gjyqësisë, alidon se duhet të arrihet numri prej mbi 20% sipas informatave të fundit nga regjistrimi i popullatës që është realizuar para një dekade. Por, a ka me të vërtetë në vendet ku jeton popullatë dominante shqiptare numër të mjaftueshëm të kandidatëve që janë profesionalisht të përgatitur dhe të interesuar që të punësohen në këtë institucione? Gjithsesi se jo, gjë që e tregojnë shembujt nga Tetova dhe Gostivari, e të cilat në këtë artikull heshten. Këto tema akoma janë të ndjeshme që mediat të “luajnë” me to.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari