Recension: Ndotja nuk ka të ndalur, çdo vit 4.500 të sëmurë të rinj nga kanceri!
Storja “Ndotja nuk ka të ndalur, çdo vit 4.500 të sëmurë të rinj nga kanceri!”, trajton një temë aktuale të përpunuar në mënyrë solide nga të gjitha aspektet. Faktikisht, publikut lexues i është prezantuar një hulumtim për ndotjen, i mbështetur me mendime profesionale, tabela dhe grafikone. Materiali është i madh, por i lexueshëm, ka qasje dhe përmbajtje të mirë dhe meriton vlerësim pozitiv për shkak se opinioni ka të drejtë ta dijë të vërtetën për këtë problem shumëvjeçar dhe për atë se cilat janë pasojat për shëndetin e popullatës.
“Dy të tretat e vitit jemi të ekspozuar ndaj ndotjes dhe vlerësohet se një e treta e rasteve të vdekjes janë nga ndotja e ajrit.”
„Numri mi i madh i njerëzve të sëmurë nga kanceri në katër vitet e fundit janë regjistruar në Shkup, ku vetëm në komunën Qendër vitin e kaluar ka pasur 800 njerëz të rinj të infektuar në krahasim me vitin paraprak (2012). Nga komunat e tjera, në krye të tabelës është Strumica, e pastaj vijojnë Manastiri, Velesi, Kumanova dhe Tetova.”
Linku deri te artikulli origjinal: Ndotja nuk ka të ndalur, çdo vit 4.500 të sëmurë të rinj nga kanceri!
Data dhe koha e publikimit: 09.10.2014
Data e recensionit: 11.11.2014
Recensues: Оlivera Vojnovska
RESPEKTIMI I TË VËRTETËS
Bëhet fjalë për storje e cila nuk shtron pikëpyetje për vërtetësinë e saj. Në të në mënyrë korrekte janë shënuar burimet e informatave dhe plotësisht është repsektuar e vërteta. Janë transmetuar dëshmitë e banorëve të lagjes “Zhelezara” në Shkup, mendimet e ekspertëve (nga Instituti për shëndet publik dhe Klinika për onkologji), deklarata nga Ministria për Shëndetësi, si dhe nga OJQ-ja “Fronti 21/42”. Përveç kësaj, janë prezantuar të dhëna nga Banka Botërore dhe është theksuar rregullativa ligjore që e trajton këtë problematikë.
Me konsultimin e bashkëbiseduesve kompetentë, autorja nëpërmjet një naracion të mirë (ku, në mes tjerash, përkutojn edhe për premtimet dhe deklaratat e Ministrisë për ambient jetësore dhe planifikim hapësinor), ka arritur të plotësojë temën dhe ta prezantojë problemin nga të gjitha anët.
TEKST GAZETARESL ME PËRGJEGJËSI
Elementet komentuese janë përdorur me maturi, më tepër si konstatime gjatë transmetimit ttë deklaratave të ekspertëve, nga të cilat, qartë shihet se çfarë dimensionesh alarmante është duke marrë problemi.
“Koncentrimet e ndotjes së ajrit gjatë vitit janë me përqindje të lartë mbi kufinjtë e lejuar. Në fakt, vetëm 20 ose 30 për qind e vitit kemi përqendrime nën ata 50 mikrogramë të grimcave PM 10. Këto janë përqendrime shumë të mëdha… Ky është një presion i tmerrshëm i të jetuarit… Vetëm në Shkup nga rreth 5000 raste të vdekjeve që regjistrohen në vit, 1200 supozohet se janë nga ndotja e ajrit.” Dragan Gjorgjev, ekspert për ekologji shëndetësore nga Instituti për shëndet publik
“… se çdo vit në shtet regjistrohen 4.500 njerëz të rinj të sëmurë me kancer. Nga viti në vit rritet numri i rasteve të njerëzve të sëmurë me kancer të mushkërive, ndërsa si arsye kryesore ai i cek pirjen e duhanit dhe ndotjen. “, dr. Milan Risteski, drejtor i Klinikës për onkologji
Artikulli është i menduar i mirë dhe i rregulluar teknikisht. Kemi material të pasur dhe përmbajtësor, i ndarë me nëntituj dhe korniza, e kualitet të veçantë tekstit i japin grafikonet dhe tabelat për:
“numrin e të sëmurëve nga neoplazma (kanceri) sipas komunave”
“gjendja momentale e kualitetit të ajrit”
“substancat më të shpeshta ndotëse”
Paraqitja e këtillë grafike e të dhënave të fituara nga institucionet relevante, lexuesve u jep mundësi të fitojnë një pasqyrë më objektive për gjendjen me ndotjen e ajrit. Kështu, pa dyshim, kjo storje hulumtuese e dokumentuar me shumë fakte konkrete, paraqet një shembull autentik për një tekst gazetaresk me përgjegjësi që lexohet “me një frymë”.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari