Recension: Na ishte njëherë një Ana… (foto)
Dilema kryesore është se pse kjo meriton të gjendet në medie dhe çfarë mesazhi duhet të përcjellë ajo?
Edhe neni 15 i Kodit të gazetarëve thotë se gazetari duhet ta kultivojë gjuhën e mirëkuptimit dhe të etikës.
Gazetari duhet ta kultivojë gjuhën e mirëkuptimit dhe të etikës.
Komunikimi i pashembullt me opinionin është i papranueshëm për profesionin e gazetarit.
Linku deri te artikulli origjinal: Recension: Na ishte njëherë një Ana… (foto)
Data dhe koha e publikimit: 18.08.2014
Data e recensionit: 20.08.2014
Recensues: Мirosllava Burns
Edhe pse në rastin konkret, përcillet një porosi vullgare pa asnjë poentë, megjithatë, duhet bërë me dije se përcjellja e kësaj informate, që në fillim paraqet pozicionim të medies ndaj ndonjë dukurie në shoqëri.
Në të kundërtën, nuk do të kishte dallim ndërmjet asaj që e shohim në rrugë dhe në medie. Media ka për detyrë ta filtrojë, ta përpunojë, ta diagnostifikojë ndonjë dukuri negative ose pozitive dhe të pozicionet në mënyrë adekuate ndaj saj. Në këtë rast, injorimi do të ishte veprimi adekuat.
Parashtrohet edhe pyetja për lajmin që ka vlerë, më saktë, vijmë deri te përfundimi se jo gjithçka që është interesante për lexim është edhe e vlefshme për publikim. Fitohet përfshtypja se zhanri foto-lajm përdoret që të plasohen komente seksiste dhe ofenduese, ndaj popullatës femërore. Thjesht, në mënyrë të papërgjegjshme transmetohet një porosi, publikohet në mënyrë jokritike, dhe gjatë kësaj kjo është edhe më e lehtë, kur nuk është involvuar ndonjë person konkret, kur nuk ka kush të ofendohet, kur nuk ka kush të reagojë dhe kur askush nuk është i prekur personalisht. Përgjegjësia ndaj publikut është postulati kryesor në të cilin bazohet edhe besimi. Këtu nuk ka burime, e as që ka hapësirë të pyetet dikush. Nuk mund të gjendet as cila është tema dhe ideja e këtij publikimi. Thjesht, nuk përkon as me standardet e as me zhanret gazetareske. Përgjegjësia ndaj publikut është ajo që e dallon gazetarin nga çdo profesion tjetër. Mungojnë të gjitha kriteret e zhanreve informative dhe kjo krijon konfuzion. Ky publikim nuk mund ta arsyetojë “tabloidizimin” e tij në asnjë mënyrë. Shpatulla të ngritura dhe pikëpyetje të shumta, si dhe kritere krejtësisht të zhvendosura për atë se cila temë e meriton vëmendjen e mediave.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari