Recension: Motorolla do të shkaktojë tërmet – telefon i mençur vetëm për 50 dollarë

b1-0987-00099-crop-resize

Kishte kohë që nuk më kishte kapur që një e qeshur e tillë, ashtu siç më kapi pas leximit të këtij teksti, nëse mund të kualifikohet si i tillë. Është e qartë se bëhet fjalë për të ashtuquajturin „Google translate“ gazetari, mirëpo për fat të keq në versionin më të keq të mundshëm. Jo vetëm që dikush atë që e ka marrë nga përkthimi në internet nuk e ka lexuar, po bile me gjithë mend, e ka publikuar si prodhim “legjitim” gazetaresk. Segmenti i përkthimit i internet shfletuesit më të madh është instrument i fuqishëm, por jo edhe më i fuqishmi. Ka disa punë, të cilat së paku deri tani, makina nuk mund t’i bëjë, si për shembull, filtrimin përfundimtar gazetaresk të artikullit. Por, në këtë rast nuk flasim për gabime të vogla, por reshta të tërë plotë me marrëzira të palogjikshme. Që do të thotë se që në fillim mund të japim vlerësimin final, i cili është: “Patetike dhe për të ardhur keq. Ka mungesë të çdo elementi gazetaresk, shkelje të principeve kryesore profesionale dhe (keq)përdorim të instrumenteve të internetit.

bLinku deri te artikulli origjinal: Motorolla do të shkakatojë termet – telefon të mençur vetëm për 50 dollar

Data dhe koha e publikimit23.01.2014

Data e recensionit23.01.2014

Recensues: Vladimir Mirçevski

Vërtetësia: Sigurisht se ekziston, por është në plan të dytë, për arsye të formulimeve si:

“Denis Vudsajd drejtor gjeneral në Motorolla deklaroi dekani mbete ide për krijimin e smartphone i cili do të kushtoj vetëm 50 dollarë dhe bëhet shtypje që plani në të vërtetë të realizohet “.

Kurse, me siguri qëllimi ka qenë të thuhet se:

“Drejtori kryesor gjeneral i Motorolla-s, Denis Vudsajd deklaroi se mbetet ideja për krijimin e smartphone-it i cili do të kushtojë vetëm 50 dollarë dhe bëhet presion që ky plan me të vërtetë të realizohet”.

Kështu së paku informojnë mediumet  e huaja. Do të thotë, që të arrimë  deri te vërteta duhet të lexohet tekst tjetër për të njëjtën temë që të kuptohet se çfarë ka dashur autori të thotë me:

Sipas Vudsajd kur është e mundur për të prodhuar dhe shitur smartphone si Motorola Moto G për vetëm 179 dollarë, nuk e shoh pse kompania pengesa do aspirojnë kalë ofertë ende më të lirë në $ 50, Ku sigurisht mbetet një shqetësim i madh”.

Kali, telefoni i mençur dhe  50 dollarë, janë në të njëjtën fjali.

Burimet e informatave: Artikulli thirret në një burim – internet portal. Por, problemi nuk është tek burimet e përmendura dhe kredibilitetin e tyre, por në mënyrën e marrë se si është marr teksti dhe  është transmetuar përmbajtja.

Përmbajtësia: Për këtë segment mund të thuhet “prej drunjve nuk mund ta shohësh pyllin”.Shih dhe kupto, kemi një tentim të transmetohet informacion, edhe atë jo e rëndësishme, prodhues serioz i celularëve planifikon të ofrojë smart phone për vetëm 50 dollar. Shkurt e tmerrshme! Të kesh lajm të mirë dhe më pas krejtësisht ta “huqish” punën.

Origjinaliteti/Plagjiatura: Teksti nuk ka as edhe “о” nga origjinaliteti. Jo vetëm që është marr, por është më se e dukshme se është përkthyer me translate engine dhe ja ku është.

Kualiteti i titullit: Titulli është pjesa më e mirë e gjithë pakos. Korrekt dhe mbi të kur të lexon marrëzirat më poshtë në tekst, nuhaten kornizat e lajmit dhe arsyeja pse është publikuar kjo “vepër arti”.

Fotografia: Fotografia e përdorur vetëm një, na jep njeriun e parë të Motorolas, mirëpo për ta kuptuar se çfarë është, për arsye se nuk është shpjeguar në mënyrë të përshtatshme, përsëri duhet të konsultohen mediume  tjera.

Përfundimi: Asgjë më shumë nga ajo që thamë në fillim. Për këtë arsye të përsëritim: patetike dhe për të ardhur keq mungesë e cilitdo element gazetaresk, shkelje të principeve kryesore profesionale dhe (keq) përdorim të instrumenteve të internetit.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.