Recension: Mjerim: Opozita e bëri Hashim Thaçin demokrat, e ai dyshohet për tregti me organe!
Recensojmë një tekst i cili, pa dyshim, në vend të parë i ka vënë interesat e ngushta partiake të partisë në pushtet duke tentuar që ta dëmtojë opozitën, duke mos mbajtur llogari se gjatë kësaj mund t’i shkaktojë dëm serioz vendit dhe t’i dëmotjë marrëdhënie e mira ndërfqinjësore me Kosovën, të cilat, mu gjatë kohës së publikimit të këtij teksti, nga ana e zëvendëskryeministrit të Kosovës dhe ministër për punë të jashtme, Hashim Thaçi, mirëpo edhe nga kryemnisitri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, janë vlerësuar si shumë të mira dhe të suksesshme.
Linku deri te artikulli origjinal: Mjerim: Opozita e bëri Hashim Thaçin demokrat, e ai dyshohet për tregti me organe!!
Data dhe koha e publikimit: 25.01.2015, 12:46
Data e recensionit: 27.01.2015
Recensues: Аleksandar Pisarev
“MOLLA DHE DARDHA”
Nëpërmjet zëvendësimit klasik të tezave, është bërë përpjekje që të akuzohet dhe të diskreditohet partia politike opozitare LSDM, se gjoja e përkrah dhe e paraqet si demokrat kryeministrin dhe ministrin për punë të jashtme të Kosovës, Hashim Thaçin. Kjo tezë nuk është mbështetur me asgjë, e me këtë rast thuhet se ai, në fakt, disa herë është dyshuar për vepra të rënda penale, në mesin e të cilave edhe për tregti me organe njerëzore, që me intervistën të cilës i referohet nuk ka asnjë lidhje. Fakt është se dyshimet e tilla janë shqiptuar në llogari të Hashim Thaçit, mirëpo në këtë rast janë ngatërruar “mollat dhe dardhat”, për shkak se intervista me të është bërë si me një zëvendëskryeministër i një vendi fqinj dhe në një temë krejtësisht tjetër, në favor të zhvillimit të marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore, luftës kundër islamistëve radikalë, përhapjes së terrorizmit, pozitës së faktorit politik shqiptar në Maqedoni… dhe krejtësisht në periferi të intervistës lirinë e mediave, e cila ashtu siç është parashtruar pyetja, nuk është për t’u lavdëruar as në Maqedoni e as në Kosovë. Domethënë, në intervistë absolutisht askund nuk ësht bërë fjalë për dyshimet rreth përzierjes së Thaçit në tregtinë me organe njerëzore, prandaj nuk ka asnjë arsyetim që kjo temë të “nxirret nga naftalini” dhe në bazë të saj të akuzohen mediat opozitare se e kanë prekur fundin dhe Hashim Thaçin e kanë bërë demokrat.
PËR ÇKA KA FOLUR THAÇI?
Titulli i intervistës së publikuar është “Kosova është lider rajonal në luftën kundër radikalizmit islamik” dhe askund nuk thuhet se a është Thaçi demokrat. Në vazhdim të intervistës për “Slloboden peçat”, të cilën e kanë transmetuar edhe media të tjera opozitare, Thaçi flet për atmosferën e shkëlqyeshme me një diskutim të hapur dhe miqësor në të cilin ka kaluar takimi i tij me kryeministrin e Maqedonisë, Nikolla Gruevski, dhe me kreun politik dhe shtetëror të Maqedonisë. Me këtë rast, tema qendrore në intervistë janë marrëdhënie e shkëlqyeshme ndërmjet dy vendeve, në të gjitha nivelet.
“Mendoj se marrëdhëniet tona janë shumë të mira edhe në planin diplomatik edhe në atë politik edhe në atë ekonomik, në këmbimin e mallrave, shërbimeve dhe në qarkullimin e njerëzve. Maqedonia është ndër vendet e para që e kanë pranuar pavarësinë e Kosovës, ndërsa Kosova fuqishëm e përkrah zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, si dhe anëtarësimin e vendit tonë në NATO.”
AKUZË E PABAZË
Me qëllim që ta diskualifikojë dhe ta dëmtojë opozitën, media i akuzon gazetarët opozitarë për diçka që absolutisht nuk është e pranishme në intervistë dhe nuk ka asnjë pikë të përbashkët me pyetjet që i janë parashtruar Hashim Thaçit. I është shkaktuar dëm, para së gjithash, shtetit, për shkak se fitohet përshtypja se dikush me qëllim, nga ndonjë qendër e fuqisë, dëshiron t’i japë konotacion të keq gjithë vizitës zyrtare të zëvendëskryeministrit dhe minsitrit të punëve të jashtme të Kosovës në Maqedoni.
“Mediat opozitare e prekën fundin. Ata madje edhe Hashim Thaçin e bënë demokrat.
Mediat e udhëhequra nga njerët të afërt me politikanët e rrugës së Bihaqit (ku gjendet selia e LSМD-së, v.p.), ndërmorrën një hap të mjerë me qëllim që ta sulmojnë Qeverinë e Maqedonisë, duke e bërë politikan shembullor, as më pak e as më shumë – por Hashim Thaçin.
Gazetarët, politikanët dhe mediat që kanë për qëllim ta bëjnë hero këtë politika, do të ishte mirë ta analizojnë prapavijën e tij politike dhe krimet për të cilat akuzohet.”
CAK I DËSHTUAR
Teza është shumë problematike, e lexuesve nuk u është sqaruar se si mediat opozitare e kanë bërë atë demokrat. Nëse ai në intervistë është përgjigjur ashtu siç është përgjigjur – se në Kosovë nuk ka presione mbi mediat dhe se nuk është akuzuar dhe nuk është arrestuar asnjë gazetar – media nuk mund t’i ndërrojë përgjigjet. Ato janë publikuar ashtu siç janë dhënë. Nëse Thaçi duket si demokrat për shkak të përgjigjeve të tij, media këtu nuk mund të bëjë shumë.
Pa asnjë fjalë për vlerësimet për marrëdhëniet ndërmjet Maqedonisë dhe Kosovës, për problemet rajonale, për të cilat flet Hashim Thaçi në intervistë, për partnerët shqiptarë në pushtet, pa asnjë arsye, janë nxitur dyshimet bajate për përzierjen e tij në veprime kriminale.
“Kryeministri kosovar Hashim Thaçi ka udhëhequr një organizatë që është marrë me tregti me organe njerëzore, drogë dhe armë. Hashim Thaçi nuk ka paditur ndonjë gazetar, mirëpo fuqishëm dhe me argumente lidhet me masakra dhe me tregti me organe njerëzore.”
Teksti me një konotacion të këtillë është “cak i dështuar” dhe shumë më pak mund ta dëmtojë opozitën, e shumë më tepër mund t’i dëmtojë marrëdhëniet e mira ndërmjet Maqedonisë dhe Kosovës. Atë që e thotë media ka të bëjë me një raport të njohur. Për shkak se kundër Thaçit deri tani nuk është ngritur padi për veprat për të cilat dyshohet, ai si zëvendëskryeministër dhe ministër për punë të jashtme të Kosovës, lirisht udhëton nëpër botë. Dyshimet për veprat e përmendura nuk janë arsye për të mos bërë intervistë, ndërsa nxitja e tyre mund të jetë kundërproduktive për marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore dhe nuk është në interes publik.
Është shkelur neni 16 i Kodit të gazetarëve të Maqedonisë.
Gazetari do të ruaj reputacionin dhe dinjitetin e profesionit të tij, do të nxisë solidaritetin e ndërsjellë dhe pluralizmin e mendimeve dhe nuk do ta përdorë medien e tij për t’i qëruar hesapet me individë, duke i përfshirë edhe kolegët e tij.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari