Recension: Ministri Spasov ka zbuluar se librat mund të lexohen edhe me dëgjim

Plusinfo-098760980909-crop-resize

Ky tekst i cili është nxjerrë nga njoftimi i Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale, dhe ka pasur për qëllim të bëjë shaka në llogari të ministrit Dime Spasov. Nëse lexohet deklarata e njoftimit të Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale dhe titulli i këtij teksti, menjëherë përfundohet se ai është vënë me pakujdesi. Shkaku është se titulli nuk përkon me të vërtetën. Më së shumti edhe për këtë arsye ky tekst gjendet këtu për recension.

Plusinfo1Linku deri te artikulli origjinal: Ministri Spasov ka zbuluar se librat mund të lexohen edhe me dëgjim

Data dhe koha e publikimit: 25.09.2014, 13:19

Data e recensionit: 28.09.2014

Recensues: Vllado Gjorçev

 

NJË GJË NË TEKST, TJETËR GJË NË TITULL

Në tekst thuhet:

“Spasovi në fillim potencoi se ky projekt është inicuar me paramendimin se leximi i librave, përveç asaj se mund të bëhet nëpërmjet shqisës së shikimit, ai mund të bëhet edhe me shqisën e dëgjimit. Dhe mu për këtë arsye në dhjetor të vitit të kaluar u nënshkrua memorandum për bashkëpunim ku u obliguam të mundësojmë që sa më tepër libra të jenë në dispozicion dhe pa pagesë në formatin audio, për personat e verbër dhe fëmijët me shikim të dëmtuar”, shkruan në njoftimin e dërguar deri te mediat nga Ministria për Punë dhe Politikë Sociale.

Edhe pse ky paragraf i njoftimit të ministrisë është shkruar me pakujdesi, e deri diku edhe në mënyrë infantile, me ç’rast duket sikur fëmijëve të vegjël u sqarohen karakteristikat e audio librave, megjithatë, kur thuhet se ky projekt është inicuar me paramendimin se leximi i librave, përveç asaj se mund të bëhet nëpërmjet shqisës së shikimit, ai mund të bëhet edhe me shqisën e dëgjimit. në asnjë moment nuk do të thorl se ministri Spasov ka zbuluar se librat mund të lexohen edhe me dëgjim.

Larg të vërtetës është ajo se ministri për herë të parë dëgjon për këtë mu tani, edhe pse projekti është i pëkrahur nga Ministria për Punë dhe Politikë Sociale.

Përndryshe, teksti është korrekt në aspekt të asaj se si është transmetuar ngjarja. Njoftimi i ministrisë është transmetuar në mënyrë korrekt përveç pjesës së titullit. Me atë qëllimi ka qenë që të nënçmohet ministri, duke aluduar në rininë e tij, ose papërvojën e tij, por kjo nuk lejohet në gazetari. Në gazetari duhet raportohet në mënyrë objektive, të vërtetë dhe të saktë. Vetëm për shkak të rinisë së një funksionari nuk guxon të ndërmerren hapa të këtillë për nënçmim dhe/ose tallje. Prandaj, sikur të mos ishte titulli ashtu siç është, teksti do të ishte i tillë siç duhet të jetë për një raportim gazetaresk nga një ngjarje ose arsyetim të njoftimit të ndonjë institucioni.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.