Recension: Me helikopter e kanë sjellë nga Shqipëria – maqedonasi lufton për jetë në klinikat e Shkupit

FireShot-Screen-Capture-059-Со-хеликоптер-го-донеле-crop-resize

Lajmi është forma më e rëndësishme gazetareske. Ai është më e vjetër se sa vetë gazetaria dhe paraqitet në të gjitha format e tjera gazetareske. Prandaj, ai duhet të jetë u shkurtër, i qartë, preciz, i vërtetë dhe përmbajtësor. Në këtë “lajm” këtë nuk e kemi. Kemi një titull, që, në realitet, është lajm: “Me helikopter e kanë sjellë nga Shqipëria – maqedonasi lufton për jetë në klinikat e Shkupit”. Të njëjtën e kemi edhe më poshtë në tekst të plotësuar me tre fjalë të tjera, se ka përjetuar fatkeqësi të rëndë komunikacioni.

FireShot Screen Capture #059 - 'Со хеликоптер го донеле од Албанија - Македонец се бори за живот на скопските кLinku deri te artikulli origjinal: Me helikopter e kanë sjellë nga Shqipëria – maqedonasi lufton për jetë në klinikat e Shkupit

Data dhe koha e publikimit: 17.11.2013  14:31

Data e recensionit: 18.11.2013

Recensues: Аleksandar Pisarev

Vërtetësia: Një lajm që është marrë në mënyrë të papërgjegjshme dhe joprofesionale nga një burim jorelevant dhe më pas u është përcjellë lexuesve, të cilët lirisht mund të dyshojnë në vërtetësinë e tekstit që e lexojnë.

Burimet e informatave: Burimi i vetëm i informatave është portali “Kurir”, prej ku edhe është marrë lajmi.

Përmbajtësia: Nuk ka përmbajtje. Ka kakofoni, kështu që edhe ajo përmbajtje minimale tingëllon keq. Gjëja më e rëndësishme për medien ka qenë fakti se bëhet fjalë për një maqedonas.

“Maqedonasi merr lëndime të rënda trupore”. 

“Për shkak të seriozitetit të lëndimeve, maqedonasi menjëherë është dërguar në klinikat e Shkupit”.

“Në qendrën urgjente luftojnë për jetën e maqedonasit”.

Ky në fakt është edhe i gjithë lajmi.

Nëse nuk do të ishte maqedonas, a nuk do të ishte kjo lajm për medien. Nuk kemi informata se kur, ku dhe pse ka ndodhur fatkeqësia e komunikacionit. Shqipëria është term i gjerë. Kush e ka transferuar me helikopter? Policia? Ushtria? E kujt? E jona? Ajo shqiptare? Si ka ndodhur fatkeqësia? A ka emër i lënduari?

Sikur të ishte treguar ambicie, lajmi që është marrë ka mundur të rregullohet edhe pak. Ka mundur të telefonohet në Qendrën urgente ku do të merreshin informata plotësuese.

Origjinaliteti/Plagjiatura: Informata është marrë nga një medie tjetër dhe u është përcjellë lexuesve.

Kualiteti i titullit: Titulli, sipas standardeve, duhet të ketë më pak fjalë dhe secila duhet të jetë në vendin e vet. Të jetë sa më i thjeshtë. Asnjëri nga këto standarde nuk është respektuar. Titulli është i gjatë, jokreativ, mu shumë fjalë të tepërta. E ritregon, e nuk e “shet” informacionin.

Fotografia: Nuk është adekuate, nuk është autentike, nuk është përmbajtësore. Kush e di prej ku dhe si është marrë, madje kanë harruar edhe ta rrotullojnë. Duhetë të qëndrojë vertikalisht. Biçikleta që shieht në prapavijë, sipas ligjeve fizike të gravitetit, nuk mund të lëvizë kështu. Nuk ka të dhëna për autorin.

Përfundimi: Informata burimore është nga portali “Kurir”, e pastaj atë e kanë transmetuar pothuajse të gjitha portalet maqedonase duke garuar se kush më tepër do ta shëmtojë atë, duke i shtuar senzacionalizëm të zbrazët, pa përmbajtje kryesore, duke mos i respektuar standardet gazetareske në shkrimin e një lajmi. Madje nuk e dijmë se as kur ka ndodhur fatkeqësia e komunikacioni. Ndoshta vitin e kaluar.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.