Recension: Manipulim zgjedhor me demografinë
Dy ditë para heshtjes zgjedhore është publikuar kjo analizë e pazakonshme ekonomike në të cilën, nëpërmjet një matematike të ndërlikuar dhe jo shumë të kuptueshme tentohet që të – ta quajmë ashtu – “vërejtjen më patriotike” që e ka publiku i Maqedonisë nga këtij pushteti. Maqedonasit ndaj DPMNE-së ndërsa shqiptarët ndaj BDI-së – se na shpërngulen pjesët më të vlefshme të shoqërisë, ata me ndihmën e të cilëve vendi mund të ketë ardhmëri: ata me arsim të lartë, nga radhët e të diplomuarve nga shkencat teknike dhe natyrore, kryesisht ata që i njohin gjuhët e huaja.
Linku deri te artikulli origjinal: Изборна манипулација со демографијата
Data dhe koha e publikimit:23.04.19 22:44
Data e recensionit:26.04.2014
Recensues: Ljubomir Kostovski
Tashmë disa vite flitet publikisht dhe pothuajse nuk ka përpjekje të kontestohet fakti se mbi 440 qytetarë janë shpërngulur nga Maqedonia në 12 vitet e fundit. Për shkak se tetë vitet e fundit me vendin qeveris partia e Nikolla Gruevskit, ky shok demografik, por edhe zhvillimor, tërësisht e zhvesh të vërtetën për (mos)suksesin e një politike! Me siguri për këtë arsye edhe demografia është njëra nga tre shtyllat e programit zgjedhor të LSDM-së. Ky është njëri nga argumentet kryesorë me të cilat LSDM-ja e sulmon pushtetin.
“Burimi të cilit i referohet opozita është raporti i Bankës Botërore i publikuar nga fundi i vitit 2012, e që i mat migrimet deri në fund të vitit 2010, kur janë shpërngulur 447.138 qytetarë. ’Dnevnik’-u u përpoq t’i gjejë numrat e Bankës Botërore dhe të përcaktojë se çka në fakt tregojnë ato duke e pasur parasysh prognozën kataklizmike të opozitës. Аnaliza tregon se praktikisht bëhet fjalë për numrin e përgjithshëm të personave të shpërngulur gjatë 50 viteve të fundit, e jo vetëm në vitet e fundit dhe kjo ësht theksuar në mënyrë të qartë në ueb-faqen e Bankës Botërore në Njësinë për migrime të kësaj organizate ndërkombëtare”.
A është kështu?
Autori anonim (bëhet fjalë për një tekst relativisht të gjatë, që ndoshta flet për atë se dikush nuk është ndjerë i rehatshëm të nënshkruhet!) ka tentuar të mos e kontestojë vërtetësinë e numrave gjegjësisht relevancën e burimeve, por e konteston dinamikën e shpërnguljes, duke tentuar që shpërnguljen gjatë 12 viteve të fundit ta zhvendosë në një periudhë 50 vjeçare!
Së pari është e çuditshme se si nuk i është kujtuar pushtetit me gjithë ata nëpunës dhe analistë në radhët e saja ta shohë këtë, për shkak se edhe vetë ai nuk e konteston faktin se nga vendi me 2,1 milionë banorë, rreth 21,9 për qind e popullatës ka emigruar, që e vendos Maqedoninë në mesin e 25 vendeve të para në botë për nga migrimi. Banka Botërore konstaton se njerëzit me pasaportën tonë më së shumti shpërngulen në Itali (101 mijë), Gjermani (99 mijë), Аustrali (60 mijë), Zvicër (46 mijë), Turqi (35 mijë) etj.
Në fakt këtu tentohet të bëhet një matematikë e ndërlikuar duke u bazuar në atë se BB-ja mban evidencë për emigrimin që nga viti 1960 dhe se janë bërë dy analiza të veçanta, dy baza me të dhëna (1960 – 2000 dhe 2000-2010) me ç’rast, këtu qëndron çelësi, baza e dytë me të dhëna i përfshin edhe të dhënat nga e para, domethënë kemi një pasqyrë kumulative, kështu që pushteti aktual është pothuajse krejtësisht “i pafajshëm” për këtë çështje.
Këtu ka shumë palogjikshmëri faktografike. Për shembull, si mund të thuhet se “me këtë rast, deri në vitin 1960 nga Maqedonia janë shpërngulur 103 mijë persona, që do të thotë se mesatarisht janë shpërngulur nga rreth 8.800 persona”, kur paraprakisht thuhet se BB-ja nuk ka të dhëna (bazë të dhënash) për periudhën para vitit 1960! A do të thotë kjo se tentohet që ato 103 mijë persona janë “tre nga kartat” në gjithë këtë matematikë, që të zvogëlohet numri kryesor? Pastaj thuhet se “më kritike ka qenë periudha prej vitit 1980 deri në vitin 1985, kur janë shpërngulur pothuajse 100 mijë persona (nga 20.000 njerëz në vit)”, që të konstatohet se “periudha e fundit, prej vitit 2005 deri në vitin 2010, sipas Bankës Botërore, është një nga periudhat kur ka më së paku shpërngulje”, mu kur në fuqi është pushteti aktual! Për këtë nuk është theksuar asnjë link, as ndonjë koment i ndonjë eksperti, qoftë edhe proqeveritar, për ta vërtetuar qasjen e këtillë!
Së pari të themi se këtë çështje nuk e aktualizoi LSDM-ja, por të dhënat që i publikoi Eurostati! Еurostati në parim nuk është i interesuar për emigrantët e vdekur, por për ata të gjallët, e sa i përket atyre të viteve të 1960-ta, gjithsesi nuk është i interesuar! Nuk e interesojnë gjendjet kumulative por ato aktuale! Ato të dhëna i shfrytëzon edhe vetë qeveria! Ja se çka thonë burimet qeveritare (shih këtu). Këtë burim e përmendim vetëm për shkak se është në gjuhën maqedonase dhe se është pjesë përbërëse e: Masave dhe aktiviteteve të Qeverisë së RM-së për politikën migruese, Masave për integrim të të shpërngulurve dhe për pengimin e largimit të trurëve (i ashtuquajturi “brain drain”). Aty ndiqet largimi i qytetarëve nga vendi dhe do t’i theksojmë vetëm disa të dhëna -në këtë moment jashtë RM-së janë 550.000 qytetarë tanë (llogariten të gjallët, jo të vdekurit!), se përqindja e migrimit është 26,5 për qind. Vetëm në vendet tejoqeanike kemi 174 mijë qytetarë tanë! Karakteristikë është shpërngbulja e përhershme familjare(!) dhe numri i vogël i emigrantëve ilegalë. Domethënë, statistika është zyrtare dhe bazohet në të dhëna nga vendet ku kemi qytetarë tanë që janë shpërngulur.
Të dhënat zyrtare evropiane (shih këtu, si dhe këtu) flasin se vetëm në tre vende evropiane (Itali, Zvicër dhe Gjermani) në vitin 2010 ka pasur 220 mijë qytetarë tanë, ndërsa në dy vende ballkanike anëtare të BE-së në vitin 2010 (Kroaci dhe Slloveni) 27 mijë qytetarë. Aty flitet se vetëm në periudhën 2002-2008 numri i qytetarëve të ardhur ka qenë 110 mijë edhe atë vetëm në BE edhe atë pa Britaninë e Madhe. Pjesën tjetër mund ta llogaritni nga dallimi prej 220 mijë, sa janë tani, gjegjësisht deri në vitin 2012.
Eurostati dhe BB-ja janë organizata praktike dhe atyre nuk u interesojnë të shpërngulurit e vdekur, por ata aktivë ndaj të cilëve kanë relacione ose mund t’i kenë me autoritetet. Pastaj, e gjithë statistika para vitit 1991 është udhëhequr në nivel të RSFJ-së e jo të FYROM-it, për arsye që nuk ka nevojë të sqarohen. Domethënë, kemi përpjekje që disa ditë para zgjedhjeve të krijohet një tollovi për këtë çështje, e cila e rëndon qeverisjen e ekipit të Gruevskit edhe atë si në aspekt të efikasitetit social-ekonomik, ashtu edhe në aspekt të të dhënave që rregullohen për të paraqitur rritje në fushën e punësimeve (thuhet rënie e papunësisë!) gjegjësisht ngatërresat me listat zgjedhore.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari