Recension: LSDM-ja zgjodhi kryetar të rinisë së partisë dhe festoi me këngë serbe

netpress_com_mk_mk_vest_asp_id141283kategorija31-crop-resize

Që në titull “LSDM-ja zgjodhi kryetar të rinisë së partisë dhe festoi me këngë serbe”, shihet se qëllimi i artikullit nuk ka qenë të informojë sе kush është lideri i socialdemokratëve të rinj, por të përqeshë, të ironizojë. Edhe vetë përmbajtja e lajmit prej vetëm disa reshtash e vërteton këtë.

FireShot Screen Capture #015 - 'СДСМ избра претседател на партиската младина и слави со српска песна - Net Press' - www_netpress_com_mk_mk_vest_asp_id=141283&kategorija=3Linku deri te artikulli origjinal: LSDM-ja zgjodhi kryetar të rinisë së partisë dhe festoi me këngë serbe

Data dhe koha e publikimit: 27.10.2013 – 19:04:44

Data e recensionit: 28.10.2013

Recensues: Оlivera Vojnovska

Vërtetësia:  Stefan Bogoev është zgjedhur për kryetar të rinisë së LSDM-së dhe lajmi në këtë pjesë është i vërtetë. Më pas ai bazohet në deklarata anonime, saktësia e të cilave nuk mund të vërtetohet.

“Është interesante se pas zgjedhjes së kryetarit të ri të rinisë së partisë, ka pasur festë të madhe në oborr…”

Burimet e informatave: Nuk përmenden burime konkrete që kanë marrë pjesë në zgjedhjen e liderit të ri organizatës rinore të partisë më të madhe opozitare. Në material vetëm janë përshkrur pikëpamjte, impresionet dhe përshtypjet e dikujt nga ngjarja.

Përmbajtësia: Artikulli nuk ofron informatë të plotë për lexuesin, por është rezultat i një perceptimi subjektiv. Fjalia e fundit nga ky lajm i shkurtër:

“Festimi është shoqëruar me këngën ‘Raçunajte na nas'”

duhet ta arsyetojë titullin dhe t’u sugjerojë lexuesve se socialdemokratët nuk festojnë me këngë maqedonase, por me ato serbe. Që nga ana tjetër, aludon se nuk janë patriotë.

Anshmëria: Me vetë konstruksionin e lajmit, duke i përfshirë edhe elementet e dukshme të ironizimit,

“ka mundur të shihet edhe gëzimi i madh i të pranishmëve sikur kanë fituar në zgjedhje”,

fitohet përshtypja se ka anshmëri politike, pa pasur aspak qëllim që të arrihet një nivel objektiviteti dhe balanci.  

Komentimi: Në kundërshtim me amandamentin 13 të Kodit gazetaresk, këtu përzihen faktet dhe mendimet, lajmi dhe komenti.

Origjinaliteti/Plagjiatura: Është theksuar se bëhet fjalë për tekst të redaksisë.

Kualiteti i titullit: Titulli e tërheq vëmendjen dhe duke e vënë theksin mbi atë se “është festuar me këngë serbe” pretendon të jetë edhe provokativ.

Fotografia: Lajmi është ilustruar me fotografi të selisë së LSDM-së, por ajo nuk e paraqet atmosferën e festimit para zyrës qendrore të socialdemokratëve, që është përshkruar në tekst.

Gjuha e urrejtjes: Potencimi se socialdemokratët preferojnë muzikë serbe, mund të interpretohet edhe si tendencë për diskriminim duke tentuar të krijohet një stereotip për gjithë partinë.

Përfundimi: ДPjesë të artikullit përmbajnë konstruksione, të cilat redaksia përpiqet t’ia servojë publikut si të vërteta, edhe pse shihet se bëhet fjalë për interpretime paushalle. Materiali përmban elemente të një lajmi, por stili dhe mënyra e përgatitjes së tij tregon se qëllimi ka qenë tendencioz.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.