Recension: LSDM-ja u kap në vallen greke – rritet presioni ndaj Zaevit për të dhënë dorëheqje

21-00987-098-crop-resize

“Së pari vetë vërtetoi faktet, e pastaj ato mund t’i shtrembërosh sa të duash” – Mark Tuen.

Fjalia e shkrimtarit të famshëm në një pjesë serioze e përshkruan tekstin që recensohet. Në këtë rast, faktet deri diku janë vërtetuar, e pastaj definitivisht janë ndryshuar. Si mund të konsiderohet ndryshe “veprimi gazetaresk” për ta plasuar një tezë në konstruksionin e titullit, si kokë e lajmit, e cila jo vetëm që nuk është argumentuar në përmabjtjen e artikullit, por aspak nuk është përmendur. Për t’u çuditur? Jo! Gabimisht!

2Linku deri te artikulli origjinal: LSDM-ja u kap në vallen greke – rritet presioni ndaj Zaevit për të dhënë dorëheqje

Data dhe koha e publikimit: 04.05.2014, 16:21

Data e recensionit: 05.04.2014

Recensues: Vlladimir Mirçeski

 

PREJ PIKËS A DERI TE PIKA B, E PASTAJ PREJ DIKU PARAQITET EDHE PIKA C

Nëse tekstin e shohim në mënyrë të segmentuar, atëherë mund të thuhet, përsëri deri diku, se ka vërtetësi. Po, është e vërtetë se në media u plasua letra e një anëtari të mëparshëm të këshillit tashmë joekzistues për përkrahje të Branko Cërvenkovskit ku kërkohet dorëheqje nga lideri aktual i LSDM-së. Mirëpo, pasi që nuk flaims për një copë mishi që blihet me kilogramë, por për një produkt që matet në tërësi – prej fillimit deri në fund, atëherë në shesh del vërtetësia e shtrembëruar. Në artikull askund, thjehst askund nuk vendoset relacion ndërmjet ndodhive të brendshme partiake në LSDM dhe “diçkasë”, për shkak se nuk është e qartë deri në fund se në çka aludohet, në Greqi që të arsyetohet teza LSDM-ja u kap në vallen greke – rritet presioni ndaj Zaevit për të dhënë dorëheqje”. Domethënë, është filluar nga pika A, që në tekst të arrihet në pikën B, e në titull na plasohet diçka nën C. Krejtësisht e pakuptueshme dhe gjithsesi jogazetareske.

teorinë gazetareske konstruksioni i titullit ka karaktersitika të definuara qartë:

  • duhet të jetë i vërtetë;
  • duhet të jetë i kuptueshëm lehtë;
  • duhet ta tërheqë vëmendjen;
  • duhet të jetë në përputhje me tonin e artikullit.

Sipas Doracakut për gazetari të Rojtersit titulli duhet të jetë “I mprehtë dhe informativ“. Nga ajo që është shkruar mund të shieht se materiali konkret nuk i plotëson kushtet e përmendura më lartë.

 

PAK ANGAZHIM, SHUMË ANSHMËRI

Edhe sa i përket burimeve të informatave puna nuk është “e shkëlqyeshme”. Në pjesën e parë të tekstit qartë është theksuar letra, e cila në fakt është edhe kapislla iniciale e gjithë artikullit, të cilës i referohet autori, por fundi i produktit është ngatërruar në mungesë të burimeve. Flitet për “kandidatë në listat”, që i kanë kërkuar kokat e Zaevit dhe të Sheqerinskës, por pa konkretizuar se cilët janë ato njerëz, të cilët, siç thuhet, ia kanë zënë për të madhe dyshes udhëheqëse për mosdijen me forsimin e mospranimit të madnateve të deputetëve.

Nga pikëpamja përmbajtësore, nuk është ofruar diçka e veçantë. Ka mundur së paku të kërkohet autori i përmendur i letrës, dhe të pyetet drejtpërdrejt se cili është motivi i tij, e pastaj të kërkohet qëndrimi i palës tjetër – udhëheqësisë së partisë, etj. Kështu kemi një angazhim shumë të vogël gazetaresk, e me këtë edhe një përmbajtje “të thatë, e cila në mënyrë shtesë është plotësuar me joobjektivitet të motivuar politikisht që “merr anë” mjaft mirë:

“Një pjesë e listave të kandidatëve konsiderojnë se dyshja udhëheqëse kujdeset vetëm për fatin e vet politik, e jo edhe për ekzistencën e njerëzve që punojnë për LSDM-në, e të cilët do kishin siguri financiare me anë të mandateve të deputetëve. Megjithatë, komentojnë se për ta është e kuptueshme që njerëz me shuma milionëshe në llogaritë e tyre të mos kenë sens për çështjet ekzistenciale”.

Më në fund, mund të përfundohet se kemi një detyrë gazetareske të kryer në mënyrë sipërfaqësore, e cila nuk arrin të japë përgjigje në sfidat kryesore profesionale, me një dozë serioze të manipulimit dhe të spinit në konstruksionin e titullit, i cili, gjithsesi e dezinformon publikun.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.