Recension: LSDM-ja për votat e papranuara do të fitojë 70.000 euro

06022014-Netpres-SDSM-crop-resize

Tendencioziteti dhe anshmëria e tekstit gazetaresk që e recenosjmë shihet që në titull. Që këtu definohet këndi nga i cili është nisur gjatë shkruarjes së tekstit. Një informatë e zakonshme, teknike, në atë mënyrë fiton një dimension të theksuar politik.

Dikush do të thotë se ç’është kontestuese këtu? Politika redaktuese e medies ia jep lirinë që ta kornizojë një lajm në mënyrë në të cilën mendon se duhet të kornizohet. Ashtu është, thotë teoria dhe praktika gazetareske, por ai veprim duhetë të ketë argumente dhe arsye serioze se pse një lajm i tillë do të ngjyrosej në atë mënyrë. Ta shohim, me anë të një procedure objektive dhe të matshme metodologjike për konstatimin e fakteve nga teksti mediatik, se a ka ai argumente të tilla.

06022014-Netpres-SDSMLinku deri te artikulli origjinal: LSDM-ja për votat e papranuara do të fitojë 70.000

Data dhe koha e publikimit: 02.06.2014, 10:34

Data e recensionit: 03.06.2014

Recensues: Zoran Bojarovski

Ka dallim ndërmjet veprimit politik dhe atij të politizuar. Nëse një parti politike vendos të përdorë taktika dhe veprime jashtëinstitucionale që ta artikulojë bazën dhe veprimet e saj politike, dhe gjatë kësaj nuk e bën këtë në kundërshtim me ligjet, futet në luftë politike me rrezik të lartë dhe me përgjegjësi të veten. Se a do të japë kjo rezultate mbetet ta dëshmojë koha.

Nënkuptohet, publiku dhe mediat, kanë të drejtë ta komentojnë atë veprim. Ata mund të zgjedhin ta vlerësojnë politikisht ose ta dënojnë me politizim. Media e publikon dhe e kornizon këtë informatë, ka zgjedhur ta politizojë, dhe me ndihmën e deklaratave të një analisteje të proceseve politike, ta manipulojë dhe ta spinojë veprimin e opozitës politike si të papërgjegjshme dhe “destruktive”, siç thekson analistja.

Mënyra dhe atributet që i përdor media në këtë tekst, si dhe kornizimi i deklaratës së ekspertes, paraqesin politizim, e jo koment politik.

Kjo bëhet me selektimin dhe kornizimin e atyre aspekteve të fenomenit të përshkruar politike që kanë të bëjnë vetëm dhe vetëm, me aspektet negative të veprimit politik dhe në komentet e tekstit, si dhe në kualifikimet e zgjedhura dhe të orientuara të analistes.

Emocioni me të cilin vlerësohet veprimi politik i opozitës shkon deri atje sa të fitojë dimension të kërcënimit:

“…kjo ndodh para syve tonë dhe ne duhet të mendojmë që ky precedent në të ardhmen të mos na shndërrohet në praktikë dhe  kjo politikë jo vetëm të margjinalizohet, por të krijohen mekanizma juridikë për mbrojtej nga të gjitha pasojat e dëmshme…”

Nënkuptohet, sikurse edhe shumë herë deri tani – nuk ka deklaratë nga pala tjetër, që është shkelje elementare e standardeve profesionale dhe etikës gazetareske.

Të përfundojmë me konstatimin se ky recension nuk merret me, e as që e konteston politikën redaktuese të medias që ka vendosur të politizojë në vend që të merret me gazetari në mënyrë të matur dhe të përgjegjshme.

Recensioni, në bazë të modelit objektiv për recension sipas parimeve profesionale gazetareske, tregon se, në këtë tekst, ato parime nuk janë respektuar.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari