Recension: LSDM-ja me të njëjtin skenar – përsëri tenton të bllokojë Parlamentin
Do të ishte e tepërt për ta thirrur tekstin pamflet partiak, sepse në qoftë se ka pasur një ambicie të tillë, aq keq është realizuar produkti përfundimtar, është një lexim pashije – ka disa erëza në të, por absolutisht nuk mund të përcaktojmë se cilat janë
Dikush,nëpërmjet 15 rreshtave jo të plotë, ka dashur në shpejtësi „të shesë” informacion, siç thuhet, tentimet e opozitës të bllokojë Parlamentin. E qartë është tendenca që të kthehet i gjithë tregimi dhe vetëm të plasohet epilogu, kurse gjithë kësaj i ka parapri fundi. Më pas janë, shkelur disa standarde profesionale, si edhe Kodeksi i gazetarëve të Maqedonisë, duke filluar nga preambula „Detyra themelore e gazetarëve është respektimi i të vërtetës dhe të drejtën e publikut për t’u informuar…”
Linku deri te artikulli origjinal: LSDM-ja me të njëjtin skenar – përsëri tenton të bllokojë Parlamentin
Data dhe koha e publikimit: 19.02.2014, 7:02
Data e recensionit: 20.02.2014
Recensues: Vladimir Mirçeski
Vërtetësia: Qëllimi kryesor, të paktën sipas asaj që është shkruar, ka qenë që të bëhet spinim me një situatë në parlament nëpërmjet publikimit selektiv të informacionit dhe kjo ka dëmtuar të vërtetën. Tentimi që të tregohet se opozita nuk donë të punojë dhe se bllokon Parlamentin, nuk merr pjesë në mbledhje, është licemere, për arsye se diçka u thuhet qytetarëve, siç deklarohet:
„Kur duhet të votohet për diçka që do të përfitim do të kenë një numër i qytetarëve të Maqedonisë, ligjvënësit e LSDM-së nuk janë askund”
E gjithë kjo “pasuruar” me një foto si dëshmi për mungesën e shumicës së deputetëve të opozitës dhe ja “receta” për një tekst të suksesshëm. Por jo të vërtetë, për shkak se informacioni rëndësishëm (pa) me qëllim apo rastësisht është lënë jashtë. Së pari, opozita ka shprehur publikisht pakënaqësinë për atë seancë parlamentare ku në rendin e ditës janë vendosur 112 ligje për miratim me procedurë të shpejtë, për një masë të tillë ka kërkuar përgjigje nga shumica qeverisëse dhe së dyti, opozita mori pjesë në fillimin të seancës, që nuk përmendet në asnjë seksion dhe u larguan në shenjë të mosmiratimit të një mënyre të tillë të aprovimit të rendit të ditës, edhe pasi kishte pranuar argumentet e saj. Këto janë fakte shumë të rëndësishme që të “harrohen” për njëherë.
„ Gazetari duhet të publikojë informacion të saktë të verifikuar dhe të mos fshehë të dhëna esenciale “ – thuhet nenin 1 të Kodeksit të gazetarëve.
Ja edhe storjen e vërtetë të ngjarjeve.
Burimet e informatave: Askund është përmendur asnjë burim, as në tekst nuk janë specifikuar disa bashkëbisedues, ose të paktën përpjekje për të përcjellë një pjesë të situatës komplekse që u zhvillua gjatë ditës nëpërmjet shembujve, dhënien e informacioneve shpjeguese për debatin Parlamentar.
Përmbajtësia: Është ofruar përmbajtje jashtëzakonisht selektive që nuk pasqyron realitetin. Audienca shërbyer me atë që çfarë “dikush” ka dashur dhe jo atë që ka ndodhur me të vërtetë.
Anshmëria: Çfarë më shumë mund të thuhet për njëanshmëri aktuale që është shkruar:
„… Socialdemokratët edhe sot treguan neglizhencë kur është fjala për miratim të ligjeve ku përfitojnë një numër i madh i qytetarëve. “
Komentim: E çuditshme se si dikush vendos në mënyrë aq të lehtë të bëj përpjekje për të komentuar pa e ditur, ose shumë më zotëron elementet e këtij zhanri dallues të tilla si, për shembull, analiza. Prandaj, ne kemi këto “mutantë”:
„Përderisa LSDM në njërën anë promovon dhe premton masa dhe projekte për të ndihmuar qytetarët, në anën tjetër në vepër nuk bën asgjë, duke u përpjekur nëpërmjet mungesës përsëri bëjë bllokimin e punës së Kuvendit“.
Origjinaliteti/Plagjiatura: Artikulli për nga përmbajtja është shumë i gjymtë dhe politikisht selektive që të jetë lajm i marrë nga agjencitë. Por, përsëri, është kopjuar fjalë për fjalë nga sajti “gjysmëvëlla” pa përcaktuar qartë. Zakonisht në këtë portal tekstet autorizohen vetëm me emër, jo me mbiemër.
Kualiteti i titullit: Thënia “molla nuk bie larg nga pema” është e vërtetë në këtë rast. Çfarë doni nga “teksti llaç”? – Titulli i saktë! Por edhe “llaç” – konstruksioni i titullit si objektiv kryesor ka manipulimin e publikut.
Fotografia: „Fotoja” duhet të rrumbullakojë storjen „bllokim opozitar”. Fotoja, vetë prë vetë, nëse është e vërtetë, nuk manipulon, por kombinohet me përmbajtjen e ofruar dhe fiton mprehtësinë e nevojshme për të diskredituar oponentët politikë.
Përfundimi: Mendoj se pa dyshim shpenzuam shumë fjalë për produkt të keq mediatik. Pra me pak fjalë, vlerësimi është (pamjaftueshëm) 1.
.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari