Recension: LSDM-ja e bankroton Maqedoninë për çdo ditë gjatë 9 viteve të fundit

http___www.press24.mk_sdsm-ja-bankro-crop-resize

 

Konstruksioni i titulli: “LSDM-ja e bankroton Maqedoninë për çdo ditë gjatë 9 viteve të fundit”, në shikim të parë duket hutues. Del sikur LSDM-ja është në pushtet!

Faktikisht, ky tekst sakatosur me një titull krejtësisht të gabuar. Artikulli ka të bëjë me konferencën për shtyp të ministrit për financa (02.02.2015),  për të cilën shkak kryesor ishte “bomba” e gjashtë e bisedave të përgjuara të cilat i publikoi lideri i LSDM-së. Mirëpo, porosia e titullit askund nuk haset në pjesën përmbajtësore të tekstit, kështu që ai, thjesht mbetet “i varur”.

http___www.press24.mk_sdsm-ja-bankroLinku deri te artikulli origjinal: LSDM-ja e bankroton Maqedoninë për çdo ditë gjatë 9 viteve të fundit

Data dhe koha e publikimit: 02.03.2014, 21:04

Data e recensionit: 08.03.2014

Recensuese: Оlivera Vojnovska

 

HESHTJA

Teksti informon në mënyrë selektive për konferencën për shtyp të Stavreskit. Në të është transmetuar komenti i ministrit se atë që e flet Zaevi “nuk është pjesë e realitetit”, dhe se bëhet fjalë për “zëvendësim të tezave dhe për biseda selektive, jashtë kontekstit të vërtetë”.

Edhe sot, për të kushedi satën herë më radhë, u theksuan tezat e njëjta se shteti është para kolapsit dhe bankrotit, e në fakt, asgjë nga kjo nuk është e saktë…

Mirëpo, nga artikulli mund të kuptohet se Stavreski në konferencën për shtyp nuk e mohoi аutenticitetin e bisedave telefonike dhe nuk dha sqarim konkret se si janë krijuar inçizimet. Ky moment, rastësisht ose qëllimisht është heshtur në tekst.

Poashtu, duhet thënë se edhe Zaevi në konferencën për shtyp (e cila u mbajt disa orë më parë) nuk e ka përdorur termin: “bankrot”, siç thotë Stavreski në komentin që është transmetuar në artikull.

Por thotë:

Sa do që kjo të duket qesharake, me të vërtetë në mënyrë shumë serioze e pasqyron gjendjen në Maqedoni, kolapsin në buxhet dhe gjendjen e vërtetë ekonomike (1: 10 : 15  deri në  1 :10: 26 nga videoja)

Këto 11 biseda të sotme janë vërtetim i mjaftueshëm për kaosin në buxhet dhe për gjendjen katastrofale ekonomike në të cilën gjendet Maqedonia. Këto 11 biseda, krejtësisht e heqin maskën e Nikolla Gruevskit – çfarë shteti është Maqedonia (1 :10:57  deri në 1:11:17 nga videoja)

 

TITULL I GABUAR

Njëkohësisht, është e pakuptueshme se prej ku është marrë titulli, i cili është problemi kryesor i tekstit. Fitohet përshtypja se ai është zgjedhur që me çdo çmim të sulmohet opozita. Në të është shprehur një akuzë e palogjikshme, madje qesharake: “LSDM-ja e bankroton Maqedoninë për çdo ditë gjatë 9 viteve të fundit”!?

Edhe pse është e qartë se opozita nuk ka mekanizma të tilla. Në fakt, një poentë të tillë nuk ka as në raport. Kështu që, shikuar në tërësi, teksti ngjan sikur “një kokë e ngjitur në trup të huaj”.

Në fakt, bëhet fjalë për material i cili, me gjasë, është marrë nga një portal tjetër, ku është publikuar rreth njëzet minuta më herët, me nëntitullin dhe fotografinë e njëjtë, vetëm se me titull tjetër.

Ndërsa, pothuajse artikulli i njëjtë, me formë të njëjtë, mirëpo pa nëntitullin dhe me ilustrim tjetër është publikuar edhe në disa media të tjera. Te disa është theksuar se është marrë nga аgjencia informative shtetërore, e te disa të tjera jo.

Vetëm se, përveç artikullit që e recensojmë, të gjithë të tjerët kanë tituj që përputhen me përmbajtjen e informatës. Në rastin konkret është marrë një kopje e keqe, dhe lexuesi me propozimin e të cilit e bëjmë këtë recension, me të drejtë komenton: “Ruana Zot nga tituj idioteskë”.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.