Recension: Kush e ngulfat Çarshinë e vjetër të Shkupit?

Кој ја задушува Старата скопска чаршија-crop-resize

Ngjarja që ndodhi gjatë fundjavës në Çarshinë e vjetër, e për të cilën informuan praktikisht të gjitha mediat dhe për të cilën u debatua gjatë në rrjetet sociale, demolimi i pretenduar i lokalit “Nju Orleans”, është temë që është trajtuar edhe në këtë artikull. Hapja e vonuar e këtij rasti arsyetohet me faktin se teksti nuk bazohet në dëshmitarë okularë dhe persona që kanë dëgjuar për rastin nga dora e dytë, por se përpiqet në vendin e ngjarjes të sigurojë informata. Për çudi, ata e ndryshojnë fotografinë e cila zuri vend te lexuesit pas vlerësimeve të para për ngjarjen.

Кој ја задушува Старата скопска чаршијаLinku deri te artikulli origjinal: Kush e ngulfat Çarshinë e vjetër të Shkupit?

Data dhe koha e publikimit: 11.08.2014, 18:58

Data e recensionit: 12.08.2014

Recensues: Ljubomir Kostovski

Restorani dje punoi në mënyrë normale. Disa mysafirë u kënaqën me kafen dhe birrën e ftohtë në tavolinat që gjendeshin jashtë lokalit. Kontrolluam dy herë, dritaret nuk ishin thyer. Pastër ishte edhe brenda, banaku ishte në gjendje të mirë.

“Unë nuk isha në punë, por kolegët më thanë se nuk ka ndodhur asgjë serioze, e as që ka pasur thyerje dhe sulme mbi të punësuarit”, na thanë nga personeli i loklait “Nju Orleans”.

Edhe në policinë e Shkupit shprehën çudi me “peshën” me të cilën u prezantua incidenti gjatë fundjavës në Çarshinë e vjetër të Shkupit.

Pasi ka ardhur deri te njohuritë se i gjithë rasti, me gjasë, është fryrë, autori ka zhvilluar një bisedë me dy emra të njohur – mysafirë të rregullt në Çarshi, të cilët janë të njohur për mediat. Njëri prej tyre (Petrit Saraçini) vlerëson se për këtë ngjarje nuk është raportuar në mënyrë profesionale. Ndërsa, tjetri (Xhabir Deralla) thotë se lehtë manipulohet me ngjarjet në Çarshi dhe me emociaonet, dhe se ajo është viktima e parë e marrëdhënieve ndërnacionale.

Mirë është, gjithsesi kur ndonjë artikull përpiqet që informatat t’i kërkojë në vendin e ngjarjes. Akoma jemi të çuditur se si disa artikuj flisnin nga aspekti i dëshmitarëve të drejtpërdrejtë të ngjarjes. Veçanërisht dallohet teksti “Mbrëmë në çarshi, i cili nëpërmjet përshkrimeve të rrahjes dhe motiveve frikëson. Në fakt edhe vetë pushteti reagoi në atë mënyrë – përsëri pamë në ekranet e vogla se si dy fajtorë, të cilët gjoja qenkan provokuar nga kënga “Plasaritet Mali Sharr”, dhe kanë bërë “kërdi” në lokal, janë arrestuar në mënyrë spektakolare. U dhanë informatat e tyre personale, u theksua se janë edhe autorë të mëparshëm të veprave të ngjashme!

Nëse sot policia thotë se kjo është një rrahje banale, pse atëherë nuk i kërkon falje publikut dhe të arrestuarve, për shkak se tashmë publikisht i komprometoi për diçka që do të thotë mbjellje e urrejtjes nacionale. Nëse, informata e mëvonshme nuk është e saktë, atëherë ajo duhet ta qortojë nëpunësin se është duke e minimizuar një problem që nuk është për t’u nënçmuar?!

Kjo do të thotë se para nesh kemi tekst i cili kërkon që nga kjo ngjarje të ketë së paku edhe një kontribut ku duhet të qartësohet gjithçka që e shoqëroi këtë incident të vogël ose të madh. Kështu, mbetet diçka e paqartë , ndërsa reagimet e para janë akoma më të fuqishme dhe më dominante.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari