Recension: Kujdes: Makinat për larjen e enëve BOSCH dhe SIEMENS shkaktojnë zjarr
Ky lajm e ka atë potencial që të dëshmojë se bën pjesë në atë kategori të përmbajtjeve gazetareske që e demonstrojnë fuqinë për të paralajmëruar, për të informuar dhe për t’u ndihmuar qytetarëve të ballafaqohen dhe të zgjidhin situata të cilat në njëfarë mënyre e rrezikojnë sigurinë e tyre. Për fat të keq, ky potencial është shkatërruar për shkak se nuk janë respektuar rregullat elementare të një lajmi.
Linku deri te artikulli origjinal: Kujdes: Makinat për larjen e enëve BOSCH dhe SIEMENS shkaktojnë zjarr
Data dhe koha e publikimit: 06.11.2013, 14:47
Data e recensionit: 07.11.2013
Recensues: Zoran Bojarovski
Vërtetësia: Lajmi paraqet të vërtetë të vonuar. Verifikimi i fakteve që e bëmë te distributori jonë i autorizuar dhe serviseri i autorizuar për aparatet shtëpiake të brendeve të përmendura në tekst tregoi se më 1 shtator ka pasur njoftim zyrtar për shfrytëzuesit e këtyre aparateve në Maqedoni, në periudhën prej vitit 1999 deri në vitin 2005, se për shkak të sigurisë së tyre duhet të paraqiten për servis që të bëhet kontroll i aparatit, dhe në qoftë se është e nevojshme, të zëvendësohet një pjesë e caktuar, për të cilën në fabrikat qendrore të këtyre produkteve është konstatuar se kanë gabim serik.
Ky njoftim deri te qytetarët e Maqedonisë është bërë pasi në mars të këtij viti prodhuesit kanë konstatuar gabime serioze në produktet e tyre që janë shitur në periudhën e lartëpërmendur, edhe atë kryesisht në seritë që janë shitur në SHBAA, Kanada dhe Britani të Madhe.
Në ndërkohë, nga drejtoria kryesore e këtyre kompanive ka ardhur urdhër që kjo të verifikohet edhe në Evropë, kështu që, ky aksion është publikuar edhe është realizuar në shtator të këtij vit. Në Maqedoni janë bërë intervenime në rreth 15 aparate.
Distributori dhe serviseri për Maqedoni nuk thonë se puna e tyre ka përfunduar, por pyesin pse dikush që shkruan për këtë temë nuk u është paraqitur që ta sigurojë informatën më adekuate dhe më të përdorshme për të gjithë ata që janë të prekur nga ky problem.
Burimet e informatave: Është shumë me rëndësi që ky lloj i teksteve gazetareske të mbështetet në burime – edhe atë në burime relevante dhe profesionale. Kjo do t’i japë kredibilitet lajmit gazetaresk dhe, në këtë rast, do të jetë shumë më bindës dhe do ta ngrejë vëmendjen e të prekurve nga ky problem për shkak se paralajmërimi që bëhet në lajm është shumë serioz.
Në rastin e lajmit që e recensojmë jo vetëm që nuk ka burime relevante dhe profesionale, por nuk ka burime fare. Prej ku i ka marrë informatat kjo medie? Prej ku i kanë fotografitë? Sepse, nëse janë marrë dhe janë përkthyer nga ndonjë medie tjetër, kjo nuk është theksuar. Nuk ka asgjë të keqe që të merret një lajm nga ndonjë medie tjetrë. Por duhet të respektohen rregullat elementare:
- të citohet në qoftë se merret ndonjë deklaratë e drejtpërdrejtë dhe të theksohet se kush e thotë atë, kus është funksioni i tij dhe për cilën medie është dhënë deklarata;
- nëse parafrazohet, të theksohet se prej ku parafrazohet;
- nëse merren fotografi të theksohet autorësia e tyre dhe media burimore;
- në qoftë se lajmi përcillet prej një medie në një medie tjetër në internet, është korrekte të shënohet edhe linku…
Asgjë nga kjo që e thamë më lartë nuk është zbatuar në lajmin që e recensojmë. Aq më tepër, nuk është kontaktuar as distributori në Maqedoni i aparateve shtëpiake për të cilat bëhet fjalë, e as serviseri i autorizuar. Diçka që e para duhet t’i bjerë ndër men gazetarit kur bën një lajm të këtillë.
Përmbajtësia: Ky lajm do të ishte i plotë dhe përmbajtësor në qoftë se do të ishin bërë përpjekje plotësuese që t’i japin vlerë shtesë lajmi që është marrë: t’i kontaktojnë distributorin dhe serviserin e brendeve të teknikës së bardhë për të cilat bëhet fjalë. Në atë mënyrë, lajmi do të kishte informata plotësuese për atë se a ka dhe sa aparate të rrezikshme ka në vendin tonë, ndërsa lexuesit do të kishin një informatë shumë më të dobishme se si të veprojnë dhe ku të drejtohen në qoftë se kanë aparat që është i përfshirë me këtë paralajmërim.
Origjinaliteti/Plagjiatura: Shtrohet pyetja se sa origjinal është një tekst gazetaresk kur ai transmetohet në këtë mënyrë.
Kualiteti i titullit: Titulli është shqetësues dhe senzacionalist, edhe pse për këtë nuk ka elemente të mjaftueshme për shkak se në tekst nuk ka informata për atë se në çfarë mase është përfshirë Maqedonia me rreziqet për të cilat shkruan teksti.
Fotografia: Janë marrë nga portalet në internet, të cilat këtë lajm e kanë publikuar në mars. Nuk është theksuar se nga cila medie janë marrë.
Përfundimi: Ta përfundojmë këtë recension me fjalinë e fundit të lajmit, e cila thotë:
“Të gjithë ata që në shtëpitë e tyre kanë makina të këtyre brendeve, që janë prodhuar në këto vite, nuk është keq, t’i kontaktojnë distributorët e autorizuar në Maqedoni.”
“Nuk është keq…“. Çfarë rekomandimi është ky, nëse e krahasoni me fotografitë shqetësuese që e shoqërojnë këtë tekst. Por, kjo është vetëm për shkak të injorimit dhe mungesës së nevojës elementare gazetareske që të konsultohet burimi. Kur bëhet ajo, kur kontaktohen burimet adekuate, puna e lajmit dhe vetë lajmi marrin një dimension krejtësisht tjetër, produktiv, gjithëpërfshirës, në përputhje me ndikimin që lajmi e ka në vete.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari