Recension: Ku i kalojnë pushimet verore gazetarët e Maqedonisë?
Tema për privatësinë e personaliteteve publike është e vjetër sa edhe vetë mediat. Personat publikë gjithmonë janë pjesë e interesit të mediave, për shkak se ata, veçanërisht yjet politike, me hyrjen në këtë profesion janë pajtuar që ta humbin një pjesë të privatësisë së tyre për shkak të interesimit të publikut. Kjo është mënyrë që publiku të krahasojë se sa parimet e deklaruara të politikanëve i zbatojnë edhe vetë ata. Me kalimin e kohës, edhe gazetarët u bënë pjesë e rrethit të “personaliteteve të njohura”. Sipas kësaj, nëse merren parasysh rregullat për atë se çka është e vlefshme për të qenë lajm, edhe aktivitetet e tyre gjenerojnë informata që janë të vlefshme të jenë lajm. Mirëpo, bile edhe atëherë, vlejnë rregullat e njëjta: lajmi të mos jetë selektiv, të ketë njëfarë interesi publik, qoftë edhe argëtues dhe të transmetohen në mënyrë korrekte deklaratat pa i vënë në konstekstin e përcaktuar që më parë.
Për fat të keq, informata mediatike që e recensojmë nuk i ka respektuar këto rregulla.
Linku deri te artikulli origjinal: Recension: Ku i kalojnë pushimet verore gazetarët e Maqedonisë?
Data dhe koha e publikimit: 13.08.2014, 13:20
Data e recensionit: 14.08.2014
Recensues: Zoran Bojarovski
Ka një subtilitet në anshmërinë e qasjes së këtij lajmi. Që të kamuflohet anshmëria më tepër intervistohen gazetarët opozitarë se sa ata proqeveritarë dhe për ata që janë proqeveritatë jepen shumë më pak informata. Këta të dytët janë të kursyer nga shikimet vjedhurazi, gjegjësisht nga hulumtimi i profileve të tyre provate në rrjetet sociale për t’i gjetur fotografitë e tyre dhe nuk u janë kontrolluar kolumnat që të sigurohen informata plotësuese.
Ky është konteksti i përcaktuar më parë: Le të shkruajmë një tekst për atë se ku i kanë kaluar pushimet “gazetarët opozitarë” dhe t’ia tregojmë publikut.
Dhe kjo, për këtë lloj të gazetarisë “më the – të thash” mjafton. A mund ta paramendoni se sa të lumtur kanë qenë gazetarët kur një gazetar u është përgjigjur “Hiç k… mos T’ua ndijë”. Aq kanë qenë të lumtur sa e kanë vendosur në kreun e lajmit. Në vendin më të rëndësishëm.
E kini kujdes tani: Në fjalinë “Hiç k… mos T’ua ndijë”, atë “T’ua” e kanë shkruar me shkronjë të madhe. E respektojnë vetëveten!!! А? Çka thoni për këtë? Çfarë gazetarie vetërespektuese.
Аh, po! Fotografia familjare e kolegut Jovanovski është dyfytyrësi e veçantë. E para, e kanë sulmuar privatësinë sepse rrjetet sociale nuk janë vetëshërbim, e pastaj e kanë “mbrojtur” duke i mjegulluar fytyrat e bashkëshortes dhe të fëmijëve. Ju lutem! Ju a mundët ka përpini këtë?
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari