Recension: Kryeministri Gruevski realizoi takim me ekipin e menaxherëve të kompanisë “Viber”

FireShot-Screen-Capture-074-МРТ-mrt_com_mk_node_19558-crop-resize

 

Lajmi duhet të jetë i shkurtër, i qartë dhe përmbajtësor dhe të japë përgjigje në pesë pyetjet kryesore të gazetarisë, që e përbëjnë një artikull gazetaresk. Nëse kjo nuk ekziston, siç është rasti këtu, lexuesit mbeten të hutuar dhe të informuar në mënyrë jo të plotë dhe gabimisht për ngjarjen të cilën ka dashur ta prezantojë media.

FireShot Screen Capture #074 - 'МРТ' - mrt_com_mk_node_19558Linku deri te artikulli origjinal: Kryeministri Gruevski realizoi takim me ekipin e menaxherëve të kompanisë “Viber”

Data dhe koha e publikimit: 19.01.2015, 17:50

Data e recensionit: 20.01.2015

Recensues: Аleksandar Pisarev

Është bërë përpjekje që të sqarohet se kryeministri Nikolla Gruevski ka pasur takim me menaxherët e kompanisë “Viber” dhe se është biseduar për bashkëpunim dhe për këmbim të përvojave.
Në këtë tekst mungojnë dy informata të rëndësishme, kur ka ndodhur kjo, cila është dhe prej ku është kompania e cila ka shprehur interesim për bashkëpunim dhe për këmbim të përvojave, me çka vërtetësia e kësaj informate është vënë në pikëpyetje. Nuk i referohet asnjë burimi që do ta konfirmonte vërtetësinë e kësaj ngjarjeje, përveç një fotografie pa legjendë, kështu që mundemi edhe të dyshojmë se a është fotografia me të vërtetë nga takimi me përfaqësuesit e kompanisë e cila përmendet në tekst.

“Menaxherët e kompanisë “Viber” kanë theksuar se janë të hapur për bashkëpunim dhe për këmbim të përvojave dhe se kompania e ndjek përparimin e vendit në sferën e teknologjive të informatikës…”

Lexuesit vetëm mund të supozojnë se bëhet fjalë për njëfarë kompanie informatike.

Pjesa e dytë e lajmit është në funksion të spinimit të politikave qeveritare, me ç’rast ritregohet se çka u ka thënë Gruevski përfaqësuesve të kompanisë së përmendur në lidhje me përpjekjet e qeverisë në këtë fushë dhe reformat që i bën qeveria në ekonomi. Dhe aq.

Fundi i lajmit është plotësisht i paqartë në aspekt të asaj se kush, kujt, çka i ka ofruar, kush me kë do të lidhet në rrjetin global dhe do t’i zgjerojë kapacitetet.

Nuk janë respektuar nenet 1 dhe 4 të Kodit të gazetarëve të Maqedonisë.

Neni 1. Gazetari duhet të publikojë informata të sakta, të verifikuara dhe nuk do të fshehë të dhëna esenciale dhe nuk do të falsifikojë dokumente.

Neni 4. Gazetari do ta bëjë të ditur burimin e informacionit.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.