Recension: Kontesti për trashëgimi ka zgjatur 43 vjet dhe nuk është në Maqedoni
A mund ta qqëlloni se cili ka qenë motivi që të shkruhet ky tekst gazetaresk? Një lexues pak më i emancipuar i mediave menjëherë do t’u thotë se pyetja është e kotë për shkak se motivi për këtë tekst shihet që në titullin e tij “Kontesti për trashëgimi ka zgjatur 43 vjet dhe nuk është në Maqedoni”. Ky titulli, i cili në shikim të parë dukse sikur ironizon, në fakt, jep porosi të zëshme nga faqja e parë e gazetës se vendi ynë nuk është ngadalshmi sa i përket kohëzgjatjes së kontesteve gjyqësore. Ka edhe më keq.
I gjithë teksti është në atë frymë. Një fjali në të thotë:
“Deri te drejtësia dhe vendimi gjyqësor i shkallës së parë vështirë arrihet edhe në vendete Bashkimit Evropian, prej ku vijnë edhe kritikat më të mëdha për gjyqësinë e ngadalshme dhe joefikase të Maqedonisë.”
Domethënë, ky tekst kap për qëllim ta arsyetojë joefikasitetin e gjyqësisë me praktikën e njëjtë të vendeve të tjera, e jo me argumentet e shtetit juridik, sundimin e së drejtës, me pavarësinë e domosdoshme të pushtetit gjyqësor… Gjithë këtë ky tekst e injoron dhe e zëvendëson me praktikën e të tjerëve. “Le ta shohin oborrin e tyre”, sikur do të porosisë ky tekst.
Linku deri te artikulli origjinal: Kontesti për trashëgimi ka zgjatur 43 vjet dhe nuk është në Maqedoni
Data dhe koha e publikimit: 02.09.2014, 10:51
Data e recensionit: 03.09.2014
Recensues: Zoran Bojarovski
Nuk ka ndonjë të pavërtetë në tekstin që e recensojmë. Vetëm se ka anshmëri dhe problemi nuk është shqyrtuar nga të gjitha aspektet. Pse ndonjë medie do të merrej me efikasitetin e gjyqeve në vendet anëtare të BE-së, e të mos i krahasojë me atë të Maqedonisë? I tillë është konstatimi i lexuesit që e propozoi këtë tekst për recension. Ai thotë:
“Në tekst jepet në mënyrë krahasuese kohëzgjatja e rasteve jashtë Maqedonisë, edh në çdo paragraf “bëhet shenjë me sy” në stilin ata neve do të na thonë se gjyqësinë e paskemi të keqe”.
Përveç kësaj, korniza në tekst për numrin e gjykatësve në 100 mijë banorë të vendet e BE-së nuk do të thotë asgjë nëse nuk krahasohet me statistikën e tillë te ne. Për shembull: ajo që menjëherë na ra në sy kur e pamë numrin prej 6 gjykatësve në 100 mijë banorë në Danimarkë, e në atë vend kontestet zgjidhen në afat prej 30 ditësh.
Sa për krahasim, Таbela e drejtësisë për efikasitetin e gjyqeve në vendet anëtare të BE-së, ilustron se numër më të madh të gjykatësve për kryebanori ka në ish-vendet socialiste, e në ato vende proceset gjyqësore zgjasin më tepër. Supozojmë se këto parametra janë përafërsisht të njëjt me ato në Maqedoni. A nuk është motiv i madh për fokusim të tekstit gazetaresk, se sa flirtimi i thjeshtë me përfundimin e thjeshtësuar se edhe në vendet e BE-së ka konteste gjyqësore që zgjasin shumë?
Disi, nuk mundemi, e të mos pajtohemi me lexuesin që na e propozoi këtë tekst për recension, i cili thotë:
“Teksti është informativ, mirëpo i pazbatueshëm. Titulli është sikur për në floktore ose për të bërë sehir duke ndejtur ulur në ulëset para banesës.”
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari