Recension: Këto janë antibiotikët më të rrezikshëm që shiten në barnatore

Ова-се-најопасните-антибиотици-кои-се-продаваат-во-аптеките crop resize

“Nëse e dëgjoni emrin ciprofloksacin, gemifloksacin, levofloksacin, moksifloksacin, norfloksacin, ofloksacin, ikni! Këto janë gjashtë antibiotikët që mund të shkaktojnë dëmtime të përhershme të nervave, gjë që e ka konfirmuar edhe Agjencia amerikane për ushqim dhe barna (FDA)”.

Kohët e fundit janë shpeshtuar tekstet me të cilat shprehet një lloj skepticizmi ndaj antibiotikëve. Njëri prej tyre, me titull dhe përmbajtje senzacionaliste, e tërheq vëmendjen. Bëhet fjalë për një paletë të gjerë të barnave që në këtë moment i përdorin shumë njerëz dhe te të cilët, ky lajm mund të shkaktojë shok. Prej këtu del edhe obligimi që me këto lajme gazetari nuk duhet të jetë “koprrac”, por duhet të jepen më tepër arsyetime dhe të shihet se çfarë qëndrimi kanë autoritetet shëndetësore të vendit ndaj këtij problemi (p.sh. Byroja për barna). Por, ky lajm merret nga një ueb-faqe që nuk është aq e njohur, dhe me gjasë pas përpunimit të tretë ose të katërt të lajmit. Përndryshe, menjëherë do të ishte e qartë se për çfarë burimi joserioz bëhet fjalë.

'Ова се најопасните антибиотици кои се продаваат во аптеките

Linku deri te artikulli origjinal: Këto janë antibiotikët më të rrezikshëm që shiten në barnatore

Data dhe koha e publikimit: 06.10.2013

Data e recensionit: 09.10.2013

Recensues: Ljubomir Kostovski

Vërtetësia: Burimi i informatës është vetëm një link (LewRockwell.com), i cili tematikishit nuk është i lidhur me mjekësinë dhe është mjaft gjerë në luftën e tij, t’i themi ashtu, ndaj “të këqijave shoqërore”, me ç’rast fabrikat farmaceutike në këtë ueb-faqe janë në thumb të kritikës. Para së gjithash, në tekstet e këtilla mungon madje edhe linku deri te FDA-ja, gjegjësisht institucioni amerikan prej ku gjoja edhe ka dalë ky lajm.

Burimet e informatave: Përveç linkut të përmendur, i cili nuk mund të merret si burim i besueshëm, për shkak se, si duket, kjo ueb-faqe idelogjikisht nuk është në anën e sistemeve korporative, patjetër duhe të ketë një urë apo lidhje me burimet vendore. E sikur të kërkohej të paktën mendim nga ndonjë autoritet nga fusha e mjekësisë?! Por, kjo mungon.

Përmbajtësia: Dhe përderisa lajmi është i mangët në aspekt të burimeve, te përshkrimi i efekteve të dëmshme të antibiotikëve ka një detajizim të konsiderueshëm. Kështu, janë përshkruar simptomet në detaje (duke filluar nga efekti negativ nga marrja e antibiotikëve të grupit të fluorohinoloneve), ndërsa janë theksuar edhe efektet negative mbi organet e caktuara të njeriut. Në fund, janë dhënë edhe grupet më të lëndueshme nga konsumimi i barnave, të cilat, të theksojmë, janë në përdorim edhe te ne, gjë që është dashur të merret parasysh, gjegjësisht të ofrohet një qasje më gjithëpërfshirëse ndaj problemit (temës).

Anshmëria: Duke e marrë në mënyrë jokritike atë që është publikuar në ueb-faqen e përmendur, portali në mënyrë automatike paraqitet si dorë e zgjatur e saj, si duket edhe pa qenë i vetëdijshëm se në çka futet, gjegjësisht shndërrohet! Domethënë edhe kundër mjekësisë moderne për të cilën konsideron se është eksploatuese dhe lakmuese, që si tezë nuk mund të shmanget, por gjithsesi duhet të dëshmohet! Të sqarojmë për lexuesit e portaleve, që eventualisht edhe më tujtje do të shfrytëzojnë “shërbimet” e kësaj ueb-faqeje, se ajo emrin e ka marrë sipas një sindikalisti të njohur anarhist.

Origjinaliteti/Plagjiatura: Теksti është marrë dhe është përpunuar. Është më se e sigurt se nuk është tekst autorial. I tërë teskti ka formën e njëjtë, sikurse te portali prej ku është marrë, me ndryshime të vogla në titull, ndërsa ekziston edhe në së paku dy ueb-faqe të tjera.

Kualiteti i titullit: Titulli është senzacionalist, por njëkohësisht edhe frikësues dhe ka një gradacion që nuk mund ta arsyetojë përdorimin në rastin konkret. Fjala “më të rrezikshëm” është problematik për “përdorim të lirë”, pa u sqaruar se cilët janë ato antibiotikë që janë më pak të rrezikshëm, e cilët, për shembull, do të ishin ato të parrezikshmit.

Fotografia: Теksti ka vetëm një fotografi që tregon grusht barnash në dorën, me gjasë, të një pacienti. Ky është një ilustrim që e potencon “pambrojtshmërinë” e njeriut kur janë në pyetje barnat.

Përfundimi: Një numër i madh mediash, e poashtu edhe popullariteti i lajmeve nga fusha e shëndetësisë, thjesht çojnë deri te mbushja stihike e faqeve-përmbajtjeve që kanë qëllim të caktuar. Gjatë kësaj, sikur nuk ka përgjegjlsi mun daj lexuesve dhe ndaj faktit se lajme e këtij lloji janë ndër lajmet me përgjegjësi më të madhe, ku në vend të “gogolave” na duhet dokumentim dhe bazim në fakte të sigurta.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.