Recension: Kaos urbanistik nëpër komuna, kaos në votimet e këshillave komunalë?!

urbanisticki_haos-0987-098765-crop-resize

 

Ligji i ri për planifikim urbanistik e hap mundësinë që planet detaje urbanistike në të ardhmen të miratohen vetëm me një të tretën e votave të këshilltarëve komunalë. Kjo është paraparë në nenin 39 të ndryshimit të këtij ligji, që shkaktoi reagime jo vetëm në Kuvend, por edhe nëpër komuna, me të cilat ka të bëjë ky ndryshim ligjor. Kjo është tema të cilës ky tekst i kushton vëmendje të veçantë, vetëm se ka mosbalancim të tepërt në raportin “për dhe kundër”, kështu që lexuesi mund të fitojë përshtypje se me të vërtetë “pakica do të vendojë rend në kaosin që ka ndodhur nëpër komuna”.

urbanisticki_haos-0987-098765Linku deri te artikulli origjinalKaos urbanistik nëpër komuna, kaos në votimet e këshillave komunalë?!

Data dhe koha e publikimit: 18.12.2014

Data e recensionit: 20.12.2014

Recensues: Ljubomir Kostovski

“Miratimi i planeve urbanistike me një të tretën e votave të përgjithshme të këshilltarëve komunalë, është zgjidhje e re ligjore që miratohet vetëm që t’u jepet legjitmitet më i madh vendimeve gjatë miratimit të planeve urbanistike. Kështu, nga Ministrai për transport dhe lidhje e sqarojnë zgjidhjet e reja ligjore pasi u ndryshua Ligji për planifikim hapësinor dhe urbanistik, me të cilin pakica do të marrë vendime për planet urbanistike dhe pse shumica është kundër, duke e përmendur si rast i cili më së shumti e prek Komunën Qendër.”

Ky fragment nga teksti më së miri e ilustron gjithë rrjedhën e eksponimit të temës e cila duhet të japë përgjigje se si në mënyrë aq drastike është shkelur njëri nga parimet më elementare të demokracisë – sundimi i shumicës mbi pakicën, që vërtetohet në zgjedhje politike! Në fakt, edhe përkundër absurdit, i cili vendoset në mënyrë të vrazhdë para syve tanë, në këtë tekst të gjatë, mirëpo të panënshkruar, me është bërë asnjë përpjekje që të sqarohen edhe “nus-dukuritë” e tjera dhe në trajtimit të këtillë të planeve urbanistike.

Për shembull, nuk kërkohet sqarim i interpretimit të qeverisë, se “pakica jep legjitimet”? Pse, për shembull, nuk kërkon mendim se pse “shumica nuk jep legjitimitet” kur pushteti miraton ligje në seri (duke e përfshirë edhe temën e këtij teksti – Ligji për planifikim hapësinor dhe urbanistik), gjegjësisht a është edhe ky ndryshim “legjitim” në dritën e miratimit të tij ku pakica është kundër, ndërsa shumica është “për” të!? Mirëpo autori e mba qëndrimin që për të gjitha – kushtimisht thënë – pyetjet e parashtruara dhe të paparashtruara për argumentim të mos apostrofojë askë (është e qartë se të gjithë kompetentët turpërohen nga dhunimi i këtillë i demokracisë para syve të publikut). Domethënë teksti përdor shprehje të tilla si “thonë urbanistët”, “thonë nga Ministria”, mirëpo kur bëhet fjalë për një temë të këtillë të ndjeshme, gjithsesi ka nevojë që dikush me të vërtetë në mënyrë “të ashpër” të qëndrojë prapa ndryshimeve. Përndryshe, del se vetë media duhet të sigurojë alibi për shembullin e këtillë të shtrembëruar të demokracisë. Ose të sqarojë se askush nuk dëshiron të përgjigjet me emër dhe mbiemër!

Nga ana tjetër, opcionin oponent e prezanton një ekspert, i cili së paku ka emër dhe mbiemër – profesori Stojan Kuzev. Edhe pse vjen nga Universiteti Evropian dhe me siguri prej tij është pritur që ta përkrahë qeverinë, ai thotë se kjo “zgjidhje vrazhdë” dhe e krahason me Marrëveshjen kornizë, ku çështjet eksplicite kanë mekanizëm ta mbrojnë vullnetin e pakicës. Me siguri do të ishte mirë të gjendet edhe ndonjë ekspert nga opozita për këtë masë –  thënë të vërtetën kishte edhe në parlament edhe në publik, para kamerave, mirëpo është qartë se qëllimi ka qenë që “të mos teprohet” me kundërshtarët. Veçanërisht me kompetentët e Komunës Qendërs, të cilët janë më të prekur nga ky ndryshim ligjor.

Kështu edhe titulli mbetet i paqartë – a ka kaos në këshillat komunalë ose situata e këtillë do të ndodhë së shpejti?

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.