Recension: Kaos në mediumet e LSDM-së, pronarët me biznese e gazetarët me rrogë minimale

Хаос во медиумите на СДСМ  газдите со бизниси новинарите за минималец-crop-resize

Lexoni, fshini sytë,  përsëri lexoni dhe nuk besoni. Para jush është një “pamflet”, pa autor të nënshkruar dhe për përmbajtjen është derdhur lot krokodili mbi fatin e dikujt tjetër. Tekst, ky që në fillim i ndanë mediumet “në mediume të LSDM-së”, që janë jo profesionale, nga ato tjerat, për të cilat lexuesi ka përshtypjen se janë të VMRO-DPMNE-së.

Çka fitojmë? Tekst me gjoja “burime”, që tenton të manipulojë me faktet, ta nxijë atë që nuk mendon si të tjerët, apo në këtë rast, orteku i teksteve që janë duke ndodhur në temën “gazetarët kundër njëri-tjetrit”, që është një përpjekje për ta zhvendosur fokusin nga çështja “tenderet mediatike në shëndetësi”.

Përpjekjet për t’u sulmuar të tjerët, duke treguar se janë më të këqij se të tjerët na bën për të qeshur, patetikë dhe ai më nuk mund të gjykohet me parimet e recensioneve tona, as me normat etike dhe rregullat e gazetarisë. Thjesht, këtu janë shkelur të gjitha standardet e gazetarisë dhe në qoftë se ne fillojmë t’i përmendim të gjitha, do të na duhet një ferman i tërë. Këtu nuk vlejnë principet e faqes së dytë, rregulla bazë e gazetarisë, ta pyetni atë që e “rrihni” a i dhemb, i parëndësishëm është kodeksi i cili thotë se gazetari  nuk do ta shfrytëzojë mediumin për t’i qëruar hesapet me kolegët. Kot! Gjithçka është e kotë, pas këtyre shembujve.

Teksti nuk bën asnjë tentim elementar të ofrojë fakte, të na bindë, të tregojë se çfarë aktiviteti kanë këta 4 firma, sa tender kanë fituar nga Qeveria, ministritë, komunat dhe në këtë mënyrë të na bind se gazetarët në fjalë janë “kriminelë” dhe gazetarët si skllevër punojnë për 11 mijë denar. Çfarë do të thoshte një ministër i yni për shëndetësi, duhet të jesh “burrë” që të shkruash një tekst të tillë, dhe më pas të mos kesh guxim të nënshkruhesh. Do të vini re se ky recension, sipas stilit të shkruarit, ndryshon nga të zakonshmit, por, si mundet ndryshe të shprehet recensuesi, si lexues kur para vetës ese “me temë të lirë” ku janë shkelur të gjitha principet profesionale, etike dhe morale.

Хаос во медиумите на СДСМ  газдите со бизниси новинарите за минималецLinku deri te artikulli origjinal: Kaos në mediumet e LSDM-së, pronarët me biznese kurse gazetarët me rrogë minimale 

Data dhe koha e publikimit: 25.01.2014

Data e recensionit: 27.01.2014

Recensues: Sashe Dimovski

VërtetësiaNuk ka tentim të ofrohet çfarëdo fakti, me qëllim që të vlerësohet se diçka nga e shkruara është e vërtetë  .

Burimet e informatave: Autori është hidhëruar me burimet, e gjitha që është shkruar është një përzierje të komenteve dhe disa deklarata anonime nga të cilat nuk merret as edhe informatë bazike për tezat që janë plasur.

PërmbajtësiaQë të flasim për përmbajtjen, së paku duhet ofrohen të dhëna bazë, fakte, informata. Kështu në rastin konkret, ka gjithçka, por, vetëm përmbajtje jo!

Anëshmëria: Anëshmëri absolute, sulm, ulje të vlerës, ndarje të etiketave, e gjithë kjo nën maskën e “gazetarisë profesionale etike”. Në stilin “mbani hajdutin” mediumi, për arsye se nuk autor të nënshkruar, mundohet  ta drejton vëmendjen kah të tjerët, por këtë e bën në mënyrë ët zbehtë dhe jo bindëse, e cila tregon ultësimin e metodave që përdor. Gazetaria përveç profesionalizimit, kërkon guxim dhe përgjegjësi, ashtu siç thuhet në tekst, gazetari i cili duhet të nënshkruhet pas një akti të tillë duhet ti hulumtojë bizneset e firmave të përmendura dhe të jep të dhëna sa fushate qeveritare dhe reklama kanë fituar këto firma nga kjo apo ndonjë qeveri tjetër, pa le ti shohim të gjitha bizneset për të cilat bëhet fjalë. Kështu kjo është gjuetia e shtrigave , shkelja mbi trupa. Mirëpo, për çka, për cilin qëllim, a ka përgjigje nga autori?

Origjinaliteti/Plagjiatura: Përmbajtje origjinale, sipas formës dhe prezantimit, origjinale deri në atë nivel që meriton të “patentohet”, duke shtuar: “mos e bëni këtë në të ardhmen, është e rrezikshme”

Kualiteti i titullit: Titulli është një tregim në vetë, paralajmëron kaos në mediumet e LSDM-së, me çaka e konfirmon gjase jo etike, ngjitja e etiketave kah kolegët, më tej në tekst ofron fluska të zbrazura, të cilat duhet ti konstatojmë se aspak nuk e bindin lexuesin se është ashtu? Ku janë dëshmitë për bizneset e këtyre gazetarëve, ku janë shumat nga tenderët shtetëror të fituar?

FotografiaËshtë përdorur një fotografi nga një ngjarje, mikrofona dhe kjo është e vetmja gjë që shërben si ilustrim në këtë artikull, pa sulme dhe ofrim “gatim pa mish.”

Përfundimi: Realizimi i agjendave të huaja, partiake , personale, biznesore apo çfarëdo që të jenë a do të bëj mediumet më të lexuara, më me ndikim, më të vlefshme? Jo! Besoni, se nuk do ta fitojnë atë sa do që të mundohen me nxirjen e kundërshtarit.

Merreni për shembull vetëm procesin e lustrimit i cili është mjaft aktual tash. Tani u gjykohet atyre që nën maskën e interesave shtetit dhe sigurisë së tij, kanë spiunuar, ndjekur, e kufizuar të drejtën e dikujt pa ndonjë vendim gjykate apo kanë përparuar shërbime sipas meritës. Nëse ajo është periudhë që e quajmë “e kaluara e zezë” çfarë mund të presim tani, nga këto ngjarje? Si to do të trajtohet kjo mënyrë në gjykim dhe gjykimi në media në mënyrë të shpejtë? Përsëri një inkuizicion i ri për shkak se dikush ndonjëherë sjell vendime të reja për rehabilitimin dhe spastrimet e kryera për këtë linçim mediatik? Është për të ardhur keq që mediumet kaluan në ballafaqim njëri me tjetrin, duke realizuar agjenda të huaja, kurse në anën tjetër e kanë humbur funksionin primar që duhet ta ketë secili medium në një shoqëri demokratike –rolin e qenit-kujdestar!

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari