Recension: Kaos në “Bihaçka” – LSDM-ja „e goditi” edhe Zhernovskin

press24_mk_haos-na-bihakjka-sdsm-udri-i-po-zhernovski1-crop-resize-final

Teksti me titull spinues: „Kaos në “Bihaçka”  – LSDM-ja e „goditi “ edhe Zhernovskin“, tingëllon sikur ka ndodhur ndonjë konflikt në radhët e opozitës. Në të vërtetë, edhe qëllimi i këtij artikulli, që mundohet të krijojë senzacion në publik në radhët e opozitës ka konflikte të brendshme. Materialin që e recensojmë është marrë nga një portal tjetër dhe në të, në përgjithësi janë ndryshuar pikat e prezantuara në pres –konferencën e LSDM-së, me çka thurret një tregim tendencioz, i cili bazohet në thashetheme.

FireShot Screen Capture #188 - 'Хаос на Бихаќка - СДСМ „удри“ и по Жерновски I Press24' - press24_mk_haos-na-bihakjka-sdsm-udri-i-po-zhernovskiLinku deri te artikulli origjinalKaos në “Bihaçka”  – LSDM-ja „e goditi” edhe Zhernovskin

Data dhe koha e publikimit:2.02.2014, 00:11

Data e recensionit4.04.2014

Recensues: Olivera Vojnovska

Vërtetësia Artikulli është përzierje e fakteve të vërteta dhe të dhëna, vërtetësia e të cila nuk mund të konfirmohet.

Pretendimet:

„Zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov sot në pres-konferncë doli me konfirmime se firma ELTRA DOOEL Shkup , me të cilën sipas tij menaxhon kunata e Dragan Pavloviç -Latas, ka marrë tendere milionëshe”

janë të sakta. Sipas asaj që është publikuar në mediumet , nuk është i diskutueshëm as edhe e dhëna:

„Pronari i firmës të cilën e përmend zëdhënësi i LSDM-së nuk është as edhe vëllai i redaktorit të televizionit Sitel, as edhe kunata e tij…”

Por, pikërisht për këtë lundrojnë në ajër pretendimet tjera në tekst. Lexuesve nuk ju jepet asnjë argumentim në mbështetje të pretendimeve:

„…firma punon që 15 vjet dhe deri tash ka marrë prokurime të shumta në vitet e fundit në sajë të ofertës më të mirë”.

Në artikullin më tej shkruhet:

„Kjo firmë, për të cilën tash Shilegov akuzon, momentalisht realizon ndriçim publik, gjegjësisht instalime elektrike për ndriçim publik në Komunën Qendër, ku në qeverisje është LSDM-ja në krye me Andrej Zhernovski, fakt të cilin Shilegov nuk e përmend në pres-konferencë”.

Ndoshta, me të vërtetë është ashtu, por, nuk ka argumente që të vërtetohet ky “fakt”. Për shembull, nuk ka të dhëna nëse firma është zgjedhur në tender dhe sa kompani kanë aplikuar. Gjithashtu, nuk dihet, se për sa vëllim pune bëhet fjalë dhe nëse kontrata është bë në kohën e ish qeverisjes lokale apo tash. Nuk ka elemente për përfundimin:

Në pajtim me logjikën e Petre Shilegovit, del se Dragan Pavloviç – Latas punon për Andrej Zhernovskin dhe opozitën”

e cila është dhënë me dozë ironie.

Burimet e informatave: Portali thirret në sajt  tjetër pa mos e dhënë linkun. Kurse, ai thirret në presin e zëdhënësit LSDM-së, Petre Shilegov dhe informata të pakonfirmuara nga burime të pa emëruar.

Përmbajtësia: Artikulli është i një anshëm. Është marrë nga një portal  tjetër nuk është bë asnjë përpjekje të zgjerohet storja me të dhëna të detajuara rreth procedurës, në cilën firma e përmendur, siç deklarohet, është angazhuar të mirëmbajë ndriçimin publik në Komunën Qendër.

Anshmëria: Anshmëria është e dukshme nga vet titulli, si dhe nga vet konstruksioni dhe intonacioni i tekstit. Tentimi për tu nxi opozita pa asnjë dëshmi, qartë tregon se në cilën anë shkon ky material.

 Komentim:  Konstatime ironike:

„…. instalime elektrike për ndriçim publik të Komunës Qendër, ku qeverisë LSDM-ja në krye me Andrej Zhernovski, fakt të cilin Shilegov nuk e përmendi në pres-konferencë”

në pajtim me logjikën e Petre Shilegov, del se Dragan Pavloviç – Latas punon për Andrej Zhernovskin dhe opozitën.”

Vetëm e forcojnë përshtypjen se bëhet fjalë për prodhim tendicioz dhe spiner.

Origjinaliteti/Plagjiatura: Artikulli komplet është marrë nga një  portal  tjetër.

Kualiteti i titullit: Titulli është prokativ dhe përmban një mesazh manipulues. Në tekst nuk ka asnjë shenjë nga „kaosi“ i titullit. Gjithashtu, artikulli nuk jep dëshmi të qarta se LSDM-ja ka „goditur“ mbi Zhernovskin.

Fotografia: edhe fotografia është marrë së bashku me tekstin. Tregohet Shilegovi me shputa të kryqëzuara dhe shprehje të fytyrës si të del nga situata.

Përfundimi: Artikulli, veçanërisht titulli, tenton ta drejton opinion publik të besojë se LSDM është  grindavec dhe hap “fronte” me partnerët e “Aleancës për të Ardhmen”. Ai është një nga një seria e artikujve që janë publikuar kohëve të fundit në mediume, pasi partia kryesore e opozitës njoftoi skandalet që përfshijnë zyrtarë të lartë të qeverisë. Dhe ndoshta nuk do të jetë i fundit. Artikuj spekulative të tilla politikisht të motivuara me të cilat e vërteta merr një dimension krejtësisht të ndryshëm, do të shfaqet edhe më shumë me vet faktin se hyjmë në periudhën zgjedhore.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.