Recension: Ja se deri ku arriti skenari i Zaevit: Еrmira Mehmeti kërkon që kryeministri të jetë shqiptar!

03122015-Kurir-Ermira-crop-resize

 

Titulli i përmbajtjes mediatike që e recensojmë publikon dhe paralajmëron kush e di se çfarë herezie, edhe pse, madje edhe sikur ta marrim si fakt qëndrimin e deputetes Ermira Mehmeti, që u publikua në profilin e saj privat në njërin nga rrjetet sociale, gazetari dhe media, nuk ka asnjë bazë profesionale që ta gjykojë atë qëndrim në atë mënyrë. Sepse, sipas parimit kryesor etik dhe profesional të punës së tyre, duhet ta respektojnë qëndrimin që gjendet në preambulën e Kodit të gazetarëve, ku thuhet se:

Duke ndjekur rolin e tij në ndërtimin e demokracisë dhe të shoqërisë civile, gazetarët do t’i mbrojnë të drejtat e njeriut, dinjitetin dhe lirinë, do ta respektojnë pluralizmin e ideve dhe të qëndrimeve, do të kontribuojnë për forcimin e shtetit juridik dhe kontrollin e pushtetit dhe të subjekteve tjera nga jeta publike.

03122015-Kurir-ErmiraLinku deri te artikulli oirgjinal: Ja se deri ku arriti skenari i Zaevit: Еrmira Mehmeti kërkon që kryeministri të jetë shqiptar!

Data dhe koha e publikimit: 11.03.2015 14:20

Data e recensionit: 14.03.2015

Recensues: Zoran Bojarovski

Me të vërtetë nuk ka asnjë element që të përdoret një titull i tillë, siç është nxjerrë nga qëndrimi i deputetes Ermira Mehmeti. Ky është vlerësimi i saj personal i situatës, i cili nuk ka pse të vendoset në kontekst të njëfarë herezie ose të ndonjë gjëje që na ka “sjellë” deri te ndonjë mundësi që është e paparamendueshme ose që duhet të na e fusë frikë në kockë.

Që ta mbështesin tezën nga titulli, autori dhe media atë e plotësojnë me qëndrime të ngjashme edhe të dy politikanëve të tjerë eminentë, me datë më të vjetër, që t’i përforcojnë vijat e kornizës, e cila deklaratat e tilla duhet t’i ngjyrosë së absolutisht të papranueshme.

Ky lloj i kornizimit të hapur dhe ngulmues e bën këtë përmbajtje mediatike politikisht të anshme, që është në kundërshtim me nenin 14 të Kodit të gazetarëve:

Raportimi për proceset politike, veçanërisht për zgjedhjet, duhet të jenë i paanshëm dhe i balancuar. Gazetari duhet të sigurojë distancë profesionale nga subjektet politike.

Njëri nga politikanët më të mëdhenj të shekullit 20, Winston Churchill, ka thënë se duhet të jesh guximtar që të shprehësh një qëndrim politik, mirëpo po aq guxim duhet të kesh edhe që ta dëgjosh atë qëndrim politik.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.