Recension: Ja ku i kalon pushimet Gruevski së bashku me familjen e tij!

think_mk_2014_08_12_eve-kade-letuva-premierot-gruevski-zaedno-so-svoeto-semejstvo-crop-resize

Problemi kryesor me materialin që e recensojmë është fotografia. Lajmi informon se kryeministri i kalon pushimet me familjen në Turqi, ndërsa është i ilustruar me një fotografi të vjetër (2012) nga shëtitja e kryeministrit me bashkëshorten dhe vajzat e tij në Kopshtin zoologjik në Shkup. Lëshimi posaçërisht vjen në shprehje kur lexohet titulli i cili pretendon të informojë: “Ja ku i kalon pushimet Gruevski së bashku me familjen e tij!”, ndërsa lexuesve u paraqitet një pamje nga Shkupi. Gjë që duket shumë palidhje dhe qesharake.

think_mk_2014_08_12_eve-kade-letuva-premierot-gruevski-zaedno-so-svoeto-semejstvo

Linku deri te artikulli origjinal: Ja ku i kalon pushimet Gruevski së bashku me familjen e tij!

Data dhe koha e publikimit: 12.08.2014

Data e recensionit: 22.08.2014

Recensues: Оlivera Vojnovska

 

FOTOGRAFIA “T’I VRET ” SYTË

Lajmi nuk ka problem me vërtetësinë, burimet dhe e plotëson nivelin minimal të gjithëpërfshirjes. Ai i referohet një medieje tjetër dhe informatës zyrtare nga Kabineti i kryemnistrit. Edhe pse nuk është e qartë se pse si burim përmendet një portal tjetër kur tashmë e kanë pasur njoftimin nga shërbimi për komunikimin me mediat i qeverisë, e të cilin e përcollën pothuajse të  gjitha mediat.

Siç theksuam, teksti “t’i vret sytë” për shkak të fotografisë së bërë para dy vitesh në Kopshtin zooologjik në Shkup. Ndoshta në shikim të parë nuk është ndonjë gabim i madh, por ilustrimi aspak nuk përkon me tekstin me të cilin publikut i njoftohet se:

“Kryeministri Nikolla Gruevski me familjen e tij gjendet për pushimet verore në Republikën e Turqisë, me ftesë të kryeministrit turk, Rexhep Taip Erdogan, në kohëzgjatje prej 10 ditësh, duke filluar nga 9 gushti. Pushimin do ta kalojë në dy vende, njëri në afërsi të Bodrumit, e tjetri në afërsi të Fetijes, nga pesë ditë në secilin vend”

Në fakt, siç konstaton edhe lexuesi me propozimin e të cilit e bëjmë këtë recension. Gjegjësisht, ai me të drejtë pyetet: “Pse nuk janë dhënë fotografi nga këto vende për pushim, por fotografi nga një shëtitje e planifikuar në Shkup?”

Nëse në momentin e publikimit të lajmit nuk ka pasur mundësi të sigurohen fotografi nga pushimi i kryeministrit në Turqi (ato nga shëtitja nëpër çarshinë e Bodrumit u publikuan dy ditë më vonë), sigurisht nuk ka qenë e vështirë në internet të gjenden ilustrime me dy pushimoret e njohura turke.

Padyshim, disa nga këto fotografi, në mënyrë më adekuate do ta përcillnin ambientin ku pushon kryeministri me bashkëshorten, dy vajzat dhe nënën e tij. Ose, ndoshta, qëllimi aspak nuk ka qenë të prezantohet një fotografi më autentike e pushimoreve ku qëndron familja e kryeministrit, por të tregohet (të bëhet spin) se ai është njeri familjar, i afërt me popullin, se kujdeset për vlerat tradicionale dhe nuk fsheh se ku i kalon pushimet.

Fotografitë nga pushimoret luksoze, hotelet dhe plazhet e “parajsës”, të cilat, ndoshta edhe në mënyrë indirekte do të sugjeronin se kryeministri është duke kaluar një pushim luksoz (qoftë edhe në llogari të kryeministrit turk), do ta dëmtonin imazhin e njeriut modest, që kryeministri maqedonas është duke e ndërtuar me vite. Mirëpo, pikërisht prezantimi i këtillë i pushimit të kryeministrit e vënë në pikëpyetje objektivitetin e gjithë informatës.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.