Recension: Intervista e Gruevskit për CNN-in e shqetësoi fqinjin jugor – reagoi MPJ-ja greke
Këtu bëhet fjalë për tekst të marrë prej burimit tjetër, thelbi i të cilit është ndryshuar seriozisht në krahasim me origjinalin, dhe kundrejt kësaj atij i është dhënë një konotacion i konsiderueshëm, para së gjithash politik. Në disa vende vërehet shtrembërimi i fakteve, ka përpjekje për keqpërdorimin e deklaratave të shfrytëzuara, dhe e gjithë kjo është “spinuar” nëpërmjet titullit, e veçanërisht nëntitullit.
Atë që një medie me renome botërore e ka “paketuar” si raport që duhet të paraqesë rrumbullakësim të serisë së informatave për Maqedoninë, ku bën pjesë edhe intervista e kryeministrit për shërbimin e njëjtë televiziv, është “riaranzhuar” në produkt që pçadyshim tregon se ka qëllim plotësues, që është prioritar politik, në krahasim me qëllimin primar – të informojë.
Linku deri te artikulli origjinal: Intervista e Gruevskit për CNN-in e shqetësoi fqinjin jugor – reagoi MPJ-ja greke
Data dhe koha e publikimit: 15.01.2014, 8:38
Data e recensionit: 15.01.2014
Recensues: Vlladimir Mirçeski
Vërtetësia: Artikulli, që është marrë nga një medie tjetër, bazohet në pohime jo të vërteta, të mbështetura me deklarata adekuate të bashkëbiseduesve, por ajo që është problemi më i madh është shtrembërimi i tyre, me gjasë, për të regjistruar pikë politike. Thënë thjesht, teksti, nëpërmjet faktografisë korrekte që është theksuar në tekstin origjinal, na bën me dije se “вqeveria është duke udhëhequr politik të mirë, ndërsa opozita politikë destruktive për çështjen e emrit”. E para që vërehet është se nuk është përcjellë në tërësi teksti që është publikuar në CNN, por janë marrë vetëm disa pjesë. Prej këtu dalin edhe mospërputhjet.
“Dhe derisa në intervistë, kryeminsitrit maqedonas fliste për faktet, për refuzimin e ftesave për takim me Samarasin, për vendimin e gjykatës në Hagë dhe për Marrëveshjen e përkohshme, reagimi i zëdhënësit të ri të MPJ-së greke bëhet një retorikë e vjetër dhe e pavlerë greke”
thuhet në tekst, ndërsa në tekstin origjinal askund nuk thuhet se ka pasur reagim nga zëdhënësi i MPJ-së greke, por se ai thotë për CNN, që është një kategori krejtësisht tjetër. Në faqen zyrtare të diplomacisë greke, askund nuk ka reagim zyrtar për intervistën e kryeministrit maqedonas. Fjalori diplomatik është shumë preciz – një gjë është të reagohet në mënyrë zyrtarе që ka peshë më të madhe, e tjetër gjë është të jepet përgjigje në pyetjen e parashtruar. Prandaj, mund të thuhet se e vërteta është shtrembëruar. Poashtu, kredibiliteti i tekstit të marrë është vënë në shenjë pikëpyetjeje edhe për faktin se në të mungon një nga paragrafet kryesore që gjenden në artikullin origjinal, e poashtu edhe në intervistë – e ajo është se kryeministri nuk ka dhënë përgjigje të qartë në pyetjen se а shqyrtohet mundësia për heqjen e termit Maqedoni nga emri i vendit.
“I pyetur se a do të mendonte qeveria për heqjen e termit “Maqedonia” nga emri i saj, Gruevski u përgjigj: Ka shumë pjesë në këtë problem. Në qoftë se ka dialog besoj se mund të gjejmë zgjidhje”
shkruan CNN.
Burimet e informatave: Janë theksuar disa bashkëbisedues të besueshëm. Por, deklaratat dhe qëndrimet e tyre në këtë tekst sikur vihen në plan të dytë në llogari të “porosisë së kryeministrit”, e cila, siç thuhet, “e ka shqetësuar fqinjin jugor“.
Përmbajtësia: Ka përmbajtësi, por shumë më tepër se sa origjinali, i cili është plotësuаr edhe me elemente multimediale, se sa në këtë artikull që i ofrohet publikut vendor. Edhe ky segment është prekur për shkak të përzgjedhjes së cilat pjesë nga materiale i CNN-it do të merren, e cila do të hiqen. Gjatë kësaj, kriteret për atë se “çka do të merret e çka jo”, më tepër sikur janë politikë se sa gazetareskë.
Anshmëria: Prej larg shihet se ka anshmëri, mjafton të lexohet titulli, por edhe nëntitulli. Anshmëria, sipas asaj që është shkruar, është e karakterit politik. Kjo, për shembull, shihet edhe nga ky formulim:
“Të njëjtën ditë në Bruksel, në takim me eurokomesatin Fyle, derisa shefi i diplomacisë asutriake ftonte që emri të mos jetë pengesë për fillimin e negociatave të Maqedonisë me BE-në, udhëheqësia e LSDM-së, Zaevi dhe Sheqerinska, në vend që të insistojnë të respektohet vendimi i Gjykatës së Hagës dhe pesë rekomandimet për fillimin e negociatave, Fyles i ofronin zgjidhje për emrin”.
Komentimi: СVërehen përpjekje për komentim që nuk e qartësojnë fotografinë, por më tepër përforcojnë përshtypjen për çekulibrin politik të këtij teksti.
“Dhe përderisa kryeministri Gruevski insiston në respektimin e vendimit së Gjykatës së Hagës, ndërsa përkrahja për Maqedoninë që t’i fillojë negociatat me BE-në pa e zgjidhur çështjen e emrit vjen duke u rritur, gjëja e vetme që shkon në favor të grekëve në këtë periudhë janë qëndrimet dhe deklaratat e opozitës maqedonase të udhëhequr nga LSDM-ja”.
Origjinaliteti/Plagjiatura: Bëhet fjalë për tekst të marrë nga një medie, që është theksuar në mënyrë të qartë, por njëkohësisht duhet të thuhet se ai nuk është marrë në tërësi. Siç thamë edhe më lartë, disa pjesë “janë filtruar”.
Kualiteti i titullit: Titulli, së bashku me nëntitullin, bëjnë pjesë në elementet më të këqija të tekstit.Janë formuluar në mënyrë tendencioze, dhe në drejtim të asaj që “njëra palë të glorifikohet, ndërsa pala tjetër qortohet”. Teksti origjinaë i CNN-it nuk mund të vendoset në relacion me këto konstruksione nga titulli që janë dedikuar për “përdorim të brendshëm”:
“Intervista e Gruevskit për CNN-in e shqetësoi fqinjin jugor – reagoi MPJ-ja greke”
“VMRO-DPMNE-ja edhe më tej e shqetëson, ndërsa LSDM-ja e gëzon fqinjin jugor”
Ato janë jashtë çdo standardi të përcaktuar profesional, se, siç thuhet në librin “Zhanret gazetareske”: “Në një raport, mbititulli paraqet hyrje, titulli informon, ndërsa nëntitulli sqaron në mënyrë më të detajuar.”
Fotografia: Është përdorur fotografi nga intervista e kryeministrit për CNN-in. Bëhet fjalë për foto-ilustrim korrekt.
Përfundimi: Transmetim i keq dhe i (pa)qëllimshëm i një teksti të gatshëm, me ç’rast qartazi dhe me qëllim janë “hequr” pjesë jashtëzakonisht të rëndësishme nga origjinali, për shkak të, ndoshta aspektit të tyre problematik, për qarqe të caktuara politike në vend, dhe e gjithë kjo është plotësuar me sulme shtesë mbi opozitën. Është e paqartë, apo ndoshta e qartë, se pse nuk është marrë në tërësi arikulli i CNN-it?
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari