Recension: Ilaçi për kancerin është gjetur para 65 viteve!

Пулс 24-Лекот за рак пронајден пред 65 години - crop-resize

 

Nuk është etike që mediat të përhapin informata për “zbulime mjekësore” që krijojnë shpresa të rrejshme. Kjo mund të ketë pasoja afatgjate për pacientët, e madje edhe t’i detyrojë ta ndrëpresin terapinë e tyre që ua ka caktuar mjeku. Gazetari e përgjegjshme bazohet në fakte të dëshmuara. Për fat të keq, formulimet e përdorura në këtë artikull nuk i japin lexuesit arsye të bazuar të besojë në vërtetësinë e tyre.

“Gjithnjë e më zëshëm flitet në mesin e pacientëve të sëmurë nga kanceri se me futjen e shtuar të vitaminës B17, kanceri zvogëlohet dhe gjasat për shërim të plotë janë shumë të mëdha.”

Në këtë tekst nuk ka burime dhe në vend të kësaj, përdoren formulime të cilat nuk janë të vërteta, e të cilat duhet të shërbejnë si burim. Formulim i tillë është “flitet në mesin e pacientëve”. Cilët pacientë?

Пулс 24-Лекот за рак пронајден пред 65 години - finalLinku deri artikulli origjinal: Ilaçi për kancerin është gjetur para 65 viteve!

Data dhe koha e publikimit: 27.05.2014

Data e recensionit: 23.12.2014

Recensues: Mirosllava Burns

Vërtetësia e fakteve është kontestuese nga shkaku se për pohimet të cilat pa asnjë ngurrim plasohen se “ilaçi për kancerin është gjetur para 65 viteve” nuk ofrohet asnjë burim, studim shkencor, studim mjekësor, dikush që e ka përdorur këtë “ilaç” me sukses, etj. Kjo gjë le hije dyshimi se a është vepruar me përgjegjësi gjatë përpilimit të informatës. Platformat në internet mundësojë mundësi të pakufishme për të gjetur linke dhe lidhje deri te burimet e shkruara.

“Doktor Krebs, deri në vdekjen e tij në vitin 1996, pohonte se me rritjen e dozës ditore të vitaminës B17 rreziku nga sëmundja e kancerit zvogëlohet për 100%.”

Në titull thuhet se është zbuluae ilaçi për kancer, ndërsa në tekst shkruhet se vitamina B17 e zvogëlohn rrezikun nga kanceri. Këto janë dy gjëra të ndryshme. Përveç asaj që thuhet se mjeku deri në vdekjen e tij e ka rekomanduar vitaminën B17, nuk është e njohur ose së paku në tekst nuk ka të dhëna për rezultatet e pohimeve të tij.

“Tani e dini fshehtësinë, prandaj hani fara të kajsisë sepse ato e përmbajnë koncentrimin më të madh të vitaminës B17.”

Publikimi i informatave për zbulimet mjekësore, të cilat nuk janë të testuara në aspekt klinik, është veprim i papërgjegjshëm! Ilaçi duhet të kalojë nëpër një numër të madh të studimeve klinike që të mund të quhet i tillë.

“Me futjen e shtuar të vitaminës B17 në organizëm, kanceri zvogëlohet dhe gjasat për shërim të plotë janë shumë të mëdha…”

Mjekësia e para 65 viteve deri më sot ka përparuar shumë. Pse ky “zbulim” nuk është përhapur me të madhe? Pse mjekët në vend të kemoterapisë nuk u japin pacietnëve fara të kajsisë?

Gazetari Geri Svicer, i cili mbi 40 vjet punon si gazetar që raporton për mjekësi dhe për shëndetësi, në hulumtimin e tij pas ndjekjes dyvjeçare të 500 storjeve gazetareske për tema mjekësore, konstaton se gazetarët në këtë fushë shpeshherë nuk kanë sukses në punën e tyre. Sipas tij, raportimi për mjekësinë dhe shëndetësinë duhet të jetë i saktë, i balancuar dhe i plotë.

“Në qoftë se raportimi është jo i plotë, i pabalancuar dhe jo i saktë, konsumatorët mund kenë pritje joreale dhe kërkesa joreale për mbrojtjen dhe kujdesin e tyre shëndetësor, me çka dobia është e vogël, ose mund të jetë edhe e dëmshme.”

Në librin “Bëhu gazetar”, kolegu Branko Geroski shkruan:

“Publikimi jokritik, senzacionalist i lajmit se është gjetur ilaç i ri kundër kancerit të gjirit mund të shkaktojë shpresë të rrejshme ose të hershme te mijëra gra. Shumë prej tyre do t’u nënshtrohen harxhimeve të panevojshme duke u përpjekur ta gjejnë ilaçin që ende nuk është testuar klinikisht. Disa prej tyre do t’i ndërpresin terapitë e tyre dhe do ta përkeqësojnë gjendjen. A guxojmë ta bëjmë këtë? Përveç kësaj, nuk guxojmë të publikojmë fakte për argumentet mjekësore, bile edhe për argumentet e tjera eksperte që mund të shkaktojnë frikë të paarsyeshme me përmasa të mëdha.”

Te një pjesë e tekstit që e recensojmë, mosekzistimi i pretenduar i kancerit te populli i hunzëve lidhet me konsumimin e kajsive. Bëhet krahasimi me ushqimin e procesuar dhe vlerën e tij më të vogël. Mirëpo, konstatimi i bërë (se nuk ka kancer për shkak se ka kajsi) nuk është i bindshëm. Pse, për shembull, pikërisht ushqimi i procesuar nuk do të ishte shkaktar i sëmundjes?

“Për shembull, pjesëtarët e fisit hunzi, për çdo ditë në trup kanë futur prej 250 deri në 3.000 miligramë vitamin B17, për dallim nga evropiani apo amerikani mesatar, i cili nëpërmjet ushqimit të procesuar industrial në organizëm fut 2 miligramë të kësaj vitammine.”

“Fisi hunzi është fis i vjetër, i vendosur në pjesën veriore të Pakistani, ndërsa pjesëtarët e këtij fisi jetojnë mbi 100 vjet, ndërsa sëmundja e kancerit për ta është krejtësisht e panjohur. Shkak për këtë është fakti se ky fis për çdo ditë ushqehet me fara kajsie, ajo është pema më e përhapur dhe pjesë e ushqimit të tyre të përditshëm.”

Përveç kësaj, nuk ka të dhëna, statistika, për jetëgjatësinë e pjesëtarëve të fisi hunz. A janë vetëm rastet e izoluara që jetojnë nga 100 vjet?

Marrë në përgjithësi, nuk mund të thuhet se titulli dhe teksti në aspekt përmbajtësor e thonë të vërtetën, gjegjësisht se kajsitë shërojnë nga kanceri. Kjo është e papërgjegjshme ndaj pacientëve dhe ndaj lexuesve. Kodi i gazetarëve, në nenin 1, thotë se nëse diçka është spekulim, kjo të potencohet.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.