Recension: “H dhe M” së shpejti me dyqan në Shkup

Para nesh gjendet një lajm në të cilin një pjesë e fakteve nuk janë verifikuar. Duke pasur parasysh se ajo është transmetuar nga disa portale, duke iu falënderuar trendit të marrjes së lajmeve nga portalet prej njëri tjetrit në hapësirën informative të Maqedonisë në internet, ky lajm mund të jetë edhe burim i manipulimit me publikun.

Ky tekst është shembull shkollor për mënyrën e gabuar të bërjes së lajmeve, ku nuk janë respektuar standardet e profesionit. Ky është edhe shkaku kryesor për atë se pse, informata që ofrohet, në fakt, mund të paraqesë dezinformatë ose së paku gjysmëinformatë.

'„ХиМ“ наскоро со скопска продавница' - www_utrinski_mk_default_asp_ItemID=DBFC6449AA744A47A64D452A09058707Linku deri te artikulli origjinlal: “H dhe M” së shpejti me dqan në Shkup

Data dhe koha e publikimit: 22.092014, 16:53

Data e recensionit: 24.09.2014

Recensues: Теоfil Bllazhevski

Vërtetësia: Lajmë bazohet në dy thënie kryesore: etiketën e një brendi të njohur botëror në vitrinën e një dyqani në Shkup dhe se brendi i njohur tregtar së shpejti do ta hapë dyqanin e përmendur, me ç’rast qytetarët do të kenë ofertë plotësuese gjatë blerjes së produketeve të tekstilit. Derisa thënia e parë nuk është kontestuese dhe mund të verifikohet edhe nga fotografia që i është bashkangjitur lajmit, thënia se brendi i njohur tregtar së shpejti do ta hapë dyqanin nuk është mbështetur me asnjë burim dhe si duket këtë përfundim autori e ka nxjerrë vetëm nga fotografia.

Burimet e informatave: Lajmi nuk ka asnjë burim. Si një burim joformal është përdorur fotografia me etiketën e ngjitur në dyqan. Por, ky burim joformal nuk ka shërbyer si provokim, së paku për një verifikim minimal të faktit që është paraqitur në fotografi ose së paku kjo nuk është theksuar në teksin që e analizojmë. Prandaj edhe përfundimi se në këtë lajm nuk është bërë përpjekje hulumtuese, gjegjësisht nuk ka burim të theksuar.

Përmbajtësia: Lajmi nuk fsheh ndonjë informatë, por thjesht është jogjithëpërfshirës dhe për këtë arsye është bërë objekt manipulimi me publikun, që u dëshmua rreth 24 orë më vonë me nje demant nga vetë kompania tregtare.

Anshmëria: Vetë titulli është i bazuar në përfundimin për të cilin nuk ka burim (bazohet në fotografi) dhe është njp lloj spini, gjegjësisht shtrembërim i të vërtetës se H&M së shpejti do të hapë dyqan në Shkup.

Оrigjinaliteti/Plagjiatura: Me verifikimin në internet nëpërmjet agregatorëve të lajmeve arrihet në përfundim se lajmi është vepër origjinale me autor të theksuar me iniciale, por pa burim të theksuar.

Kualiteti i titullit: Titulli është joadekuat me faktet që ofrohen në tekst. Një përfundim i tillë, siç është ai në titull, nuk mund të nxirret nga faktet që janë ofruar në tekst. Prandaj, titulli është tendencioz dhe e orienton lexuesin drejt interpretimit të gabueshëm.

Fotografia: Fotografia është element kryesor i lajmit. Ajo është shfrytëzuar si burim mbi të cilin mbështeten thëniet e tekstit dhe mbi të cilin janë nxjerrë përfundimet që nuk janë verifikuar nëpërmjet burimeve të tjera, që në fund ka bërë që lajmi të jetë dezinformatë ose gjysmëinformatë.

Përfundimi:  Теksti, i cili për nga zhanri pretendon të jetë lajm, është shembull për atë se si një lajm joprofesional mund të shkaktojë huti në publik. Lajmi i ka të gjitha parametrat që janë të domosdoshme për këtë lajm që janë të domosdoshme për këtë zhanr, përveç njërit – kush ka thënë?

Në artikull ka thënie decide se një brend i njohur tregtar botëror i tekstilit do të hapë dyqan në Shkup:

 „”H dhe M” së shpejti me dyqan në Shkup

Kur do të fillohet të lexohet lajmi, kjo thënie nuk gjendet në kryen e lajmit, që është edhe rregulla e parë dhe kryesore në zhanrin e lajmit. Në krye të lajmit duhe të jepet përgjigje në pyetjen “çka”, njëra nga pesë pyetjet të cilave duhet t’u japë përgjigje çdo lajm. Na paragrafin e ardhshëm mund të vërehete se prej ku vjen thënia e dhënë në titull:

Se kompania multinacionale suedeze për tesha përgatitet për të ardhur në Shkup, falsin edhe etiketat “Së shpejti”.

Për shkak se nuk është theksuar burimi i lajmit se H&M së shpejti do të hapet dyqan në Shkup (ai nuk është theksuar as si burim anonim), njëri nga përfundimet më logjiek që imponohen është ai se autori, këtë thënie e ka ngritur në nivel të faktit, vetëm në bazë të etiketës së ngjitur në vitrinën e dyqanit.

Në lajm ka përpjekje që të sqarohet se kush është kompania “Henes dhe Moric”, por, nuk ka përgjigje në pyetjen – a është thënia e vërtetë. Nuk ka asnjë përpjekje hulumtuese, që për shembull ditën e nesërme e ka bërë një portal tjetër, i cili, duke iu referuar shërbimit për shtyp të kompanisë, thotë se hapja e shpejtë e dyqanit të H&M, në këtë moment është spekulim.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.