Recension: Gruevski: Të vërtetën do ta dëgjojnë të gjithë – për gjithçka do të përpiqem para Gjykatës

 

22-09876-0987-crop-resize

 

Shembull për “gazetari të humbur në kohë dhe në hapësirë”. Informatë e vjetër që është plasuar si aktuale, titull i nxjerrë nga konteksti, formulime “të forta” të pambështetura me argumente, disa komente të ngjyrosura për plotësimin e fotografisë së përgjithshme se bëhet fjalë për artikull të anshëm.

2Linku deri te artikulli origjinal: Gruevski: Të vërtetën do ta dëgjojnë të gjithë – për gjithçka do të përpiqem para Gjykatës

Data dhe koha e publikimit: 16.02.2015 – 13:17

Data e recensionit: 18.02.2015

Recensues: Vlladimir Mirçeski

 

PRAPAVIJË E PËRMBLEDHUR ME “DËSHIRË” PËR DIMENSIONIN DITOR-INFORMATIV

Në dorë kemi një material përplot me, nga këndvështrimi profesional, mangësi, të cilat ndoshta edhe kanë qenë shkaku se pse ai, një kohë të caktuar pas publikimit, u zhduk në mënyrë misterioze nga portali ku ishte vendosur fillimisht. Duke iu falënderuar veglave në internet, lehtë mund të gjendet ky produkt që për së afërmi të shihen aspektet e tij problematike.

Pse është aq me rëndësi që publikut t’i ofrohen citime të kryeministrit, nga një paraqitje e vjetër më shumë se dy javë edhe atë si hyrje në “lajm”? – Asgjë nga përgjigja. Nuk ka asnjë lloj arsyetimi gazetaresk për veprimin e këtillë. Më saktë, artikulli i ngjan një prapavije të përmbledhur, me dëshirë për dimension ditor-informative. Mirëpo, nuk mjafton vetëm dëshira që një tekst të bëhet produkt gazetaresk. Nevojiten edhe një sërë elementesh të tjera, të cilat mungojnë në këtë rast. Domethënë, në fakt, nuk kemi lajm të vërtetë, për shkak të mungesës së ndonjë lloj “risie”. Atë ditë kur është publikuar lajmi, kjo deklaratë e kryeministrit ishte lajmi.

Problematik është edhe aspekti i vërtetësisë për shkak se vërehet qasje në të cilën ka spin klasik. Thuhet se nuk mban arsyetimi i liderit të opozitës se është përgjuar gjithçka me përjashtim të telefonit të kryeministrit dhe të drejtorit të DSK-së, për shkak se është lëshuar biseda në cilin janë inçizuar pikërisht shefi i fuqishëm i kundërzbulimit dhe zëvendëskryeministri i atëhershëm për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit.

“Prej këtu, bëhet e qartë se me çfarë baze Zaevi thotë se Gruevski dhe Mijallkovi kanë bërë përgjim të paligjshëm, veçanërisht nëse merret parasysh fakti se Mijallkovi nuk do të mund ta përgjonte vetëveten.”

Ky nuk është gabim i rastit, por shtrembërim i qëllimshëm i deklaratave të kryetarit të LSDM-së se në bisedat e përgjuara nuk ka vetëm bisedë ndërmjet kryeministri dhe shefit të DSK-së dhe se me këtë konfirmohet se telefonat e tyre nuk janë pjesë e rrjetit. Pra, është përgjuar numri i zëvendëskryeministrit, të cilit i është “ngjitur” edhe drejtori për kundërzbulim kur i është paraqitur që të merren vesh për pozitat në pushtetin gjyqësor.

 

ANSHMËRIA SI DEKOR I PASHMANGSHËM

Plus, është e pavërtetë se “…pas publikimit të aksionit “Puçi”, në të cilin, siç thotë MPB-ja, opozita e ndohmuar nga shërbimet e huaja sekrete u kap në përpjekje për ta marrë pushtetin në formë të dhunshme”. МPB-ja, në komunikatën e saj, nuk përmend se shërbimet e huaja ia kanë dhënë informatat opozitës, që do të nënkuptonte përkrahje aktive nga jashtë, por se njëri nga të dyshuarit ka dashur t’ia japër një shteti, personi ose organizate të huaj, të cilëve u shërben. Megjithatë, ka dallim ndërmjet njërit dhe versionit tjetër. Ishte kryeministri, e jo MPB-ja, ai që tha se lideri i opozitës i ka marrë materialet prej të huajve. Anshmëria, sado që të përpiqemi të mos përgjithësojmë, në  materialet e këtillla të dirigjuara, është dekor i pashmangshëm. Gjithsesi, më shpesh, ato janë të mbështjellura në formë të komenteve:

“… te qytetarët ka gjithnjë e më pak dilemë se shërbimet e huaja i kanë bërë përgjimet e paligjshme. Dilema e cila mbetet është se çka u ka ofruar Zaevi u ka ofruar të huajve në këmbim të materialeve të inçizuara.”

Edhe koment, edhe spin, edhe mashtrim i publikut!!!

Përfundimi do të ishte shumë i shkurtër – humbje e panevojshme e kohës së publikut lexues.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.