Recension: FOTO SHQETËSUESE: Udhëheqësi i SHI-së brutalisht vret një foshnje të krishterë!

voznemiruvacki-fotografii-crop-resize-covered

Ky artikull, edhe pse ka fotografi jashtëzakonisht shqetësuese, të cilat në çfarëdo baze nuk duhet të gjenden në produktin gazetaresk, është krejtësisht e pavërtetë. Për më tepër, është plotë me paragjykimeve dhe stereotipe dhe është publikuar portal i cili fillimisht është menduar për të informuar maqedonasit në Australi. E gjithë kjo ka shkaktuar komente të shumta në rrjetet sociale, për maqedonasit që kanë emigruan nga vendi i tyre i lindjes (kryesisht për shkak të stereotipeve) dhe këtë e lidhin me marrëdhëniet etnike në Maqedoni, e cila, nga ana tjetër, krejtësisht shtrembëron pasqyrë reale.

voznemiruvacki-fotografii-skrinshot-covered-black-final(VËREJTJE: KINI KUJDES PARA SE TA HAPNI LINKUN E  MËPOSHTËM: Foto tmerrësisht  shqetësuese 

Linku deri te artikulli origjinal: FOTO SHQETËSUESE: Udhëheqësi i SHI-së brutalisht vret një foshnje të krishterë!

Data dhe koha e publikimit: 20.09.2014

Data e recensionit: 03.10.2014

Recensues: Vllado Gjorçev

 

HISTORI TË VJETRA 

Ky artikull është plotësisht i pavërtetë. Fotot e postuara janë të vjetra disa vite dhe nuk janë nga  ngjarja e përshkruar në tekst. Këto foto nuk janë bërë tani dhe as në Irak apo në Siri, por diku tjetër, por në një rast tjetër dhe për arsye të tjera.

Këtë e konfirmon portali snopes.com, i cili merret me hulumtimin e vërtetësisë së teksteve, ky tekst është vlerësuar si FALSE (i pasaktë/pavërtetë):

Fotot e treguara më lartë janë të vjetra disa vite dhe nuk  kanë asnjë lidhje me SHI ose vrasjen e foshnjave. Në foto është një shërues shpirtëror nga Bangladeshi i quajtur Amzad Fakir (Amzad Fakir) i cili është arrestuar nga autoritet lokale në vitin 2010 nën akuzën se ai ishte paraqitur si një shërues shpirtëror të njerëzve të fiksuar me fantazmat.

Më poshtë në foto shihet një vajzë me kokë të prerë, por ato fotografi janë nga para dy viteve (17.09.2012), а egyptianchronicles.blogspot.ca publikon:

Kjo është skena që mund të imagjinohet vetëm në filma horror, filma sadist horror, ku mund të shihen trupa të fëmijëve pa kokë. Por, kjo nuk ka ndodhur në Siri! Këto foto janë nga bombardimi i një helikopteri në një fshat.

Teksti nuk ka burime, por, në mënyrë kategorike dëshmohet se fotot janë nga krimet SHI në Siri. Më pas, harrohet rregulli gazetaresk se secila informatë duhet të vërtetohet. Vetëm me disa klikime në internet ka mundur të vërtetohet se ky lajm ose këto foto janë të pavërteta, gjegjësisht nuk janë aktuale, por janë të vjetra me vite dhe nga ngjarje tjera. Kjo nuk është bë dhe me qëllim ka dashur të ngjallë panik dhe frikë tek lexuesit. Titulli edhe pse është vënë me paralajmërim, është i pavërtetë. Përveç kësaj ato lexues, që ndjekin se çfarë ndodh në Siri, e dinë se udhëheqësi i SHI aspak nuk ngjanë me këtë njeri në foto. Ky tekst nuk mund të klasifikohet si prodhim gazetaresk,  pasi që ofron një përzierje të fotografive të mbledhura nga interneti, të cilat janë nga ngjarje dhe vende të ndryshme, më pas të njëjtat vetëm janë “hedhur” së bashku që “storja” të jetë e fabrikuar.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.