Recension: FOTO: Nuk do të besoni – ja se çka ra në duart e doganës

ФОТОНема да веруват во рацете на ЦаринатаPress24-crop-resize Një nga dukuritë gjithnjë e më të pranishme te portalet informative në internet është plasimi copy/paste i buletineve, raporteve, informatorëve ditorë dhe të llojeve të ndryshme, të cilat i plasojnë pronarët e informatave të ndryshme. Ueb-administratorët, për shkak se, do të pajtoheni, është shumë e vështirë t’i quajmë gazetarë, i kopjojnë këto buletine, i ngjesin në tabelat e tyre shpallëse në internet dhe mendojnë kanë kryer punë. Një përmbajtje të tillë mediatike analizojmë dhe recensojmë këtu.

ФОТОНема да верувате   еве што се падна во рацете на ЦаринатаPress24-002-final

Linku deri te artikulli origjinal: FOTO: Nuk do të besoni – ja se çka ra në duart e doganës

Data dhe koha e publikimit: 11.06.2014

Data e recensionit: 12.06.2014

Recensues: Zoran Bojarovski

Lexojmë “çarshaf” të konfiskimeve të shkruara, të katalogizuara të doganës dhe kjo është e mërzitshme, e mërzitshme, dhe e mërzitshme…

Mendojmë, ndoshta jjo arsyetohet për shkak se në titull thuhet “nuk do të besoni…” dhe ndoshta atraksioni i paralajmëruar në titull do ta arsyetojë këtë “çarshaf”. Por, asgjë. Në fund të tekstit lexuesi shfryhet si balon nga asgjëja e këtij teksit: “80 çifte pantallona meshkujsh…”, “kabllo, shirita për izolim, 64 kilogram tekstil, 78 paketime me ujë toaleti dhe 9 qebe…”, dhe…

Çka ka këtu për të mos besuar? Për shtatë ditë pune të doganës?

Buletinet e kopjuara vetëvetiu nuk janë lajme, e as, përmbajtje mediatike që meriton të lexohet.

Nëse në të ka diçka që meriton të jetë lajm, ndonjë trend që është vërejtur, ndonjë mall me të vërtetë ekskluziv ose ndonjë send me interes për kontrabanduesit, atëherë prej saj mund të bëhet lajm edhe atë sipas të gjitha standardeve: më e rëndësishmja, më e reja, më interesantja – në fillim të lajmit, pastaj një paragraf me sqarime plotësuese për ta mbështetur atë që është thënë në fillim, pastaj deklaratë nga ndonjë person i autorizuar që do të sqarojë trendin, atë që është interesante… pastaj informatat e dorës së dytë…

Përveç kësaj, edhe për shkrimin e artikujve në internet, poashtu ka rregulla dhe rekomandime dhe ato duhet të respektohen. Ja një një link i mirë prej njërit nga më të mirët, Jakob Nilsen. Lexoni dhe zbatoni.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.