Recension: Foto: Në aeroportin e Shkupit ateroi aeroplani më i madh në botë

Raportimet për fushatat reklamuese ose risitë tjera komerciale gjithnjë e më shpesh plasohen si lajm gazetaresk, edhe pse nuk i plotësojnë kriteret për informim të saktë, të paanshëm dhe objektiv, por afirmojnë një kompani konrete në raport me të tjerat. Ato krijojnë dyshim se është në pyetje ekzistimi i ndonjë interesi komercial në relacion subjekti i reklamuar-media që e publikon lajmin.

Një shembull aktual është vendosja e maketës së aeroplanit me slloganin reklamues nga fushata e kompanisë ONE në aeroportin e Shkupit, që këtu është publikuar në mesin e lajmeve dhe informatave aktuale nga Maqedonia më 19 gusht. Në këtë rast, informata me përmbajtje propaganduese është paketuar si foto-lajm gazetaresk për një “ngjarje” në aeroportin e Shkupit dhe është shoqëruar me një titull që e tërheq vëmendjen e lexuesit dhe e çon atë në përfundim të gabueshëm, gjegjësisht e dezinformon atë se në aerport ka ateruar aeroplani i tipit Erbas А380, që, sikur të ishte e vërtetë, do të ishte senzacion dhe arsye e vërtetë për publikimin e lajmit.

FireShot Screen Capture #052 - www_netpress_com_mk_mk_vest_asp_id=135739&kategorija=1Linku deri te artikulli origjinal: Foto: Në aeroportin e Shkupit ateroi aeroplani më i madh në botë

Data dhe koha e publikimit: 19.08.2013  16:18:16

Data e recensionit: 21.08.2013

Recensuese: Jugosllava Dukovska

Vërtetësia: E paramenduar si reklamë që dalëngadalë “shpaloset” para syve të lexuesit, që më në fund, edhe atë vetëm pjesërisht t’ia përcjellë të vërtetën, ky “lajm” jo vetëm për nga përmbajtja, por edhe për nga forma nuk mund të trajtohet si lajm gazetaresk.

Burimet e informatave: Burim i informatës është vetë portali dhe ai është dëshmitar”i “ngjarjes” për të cilën”raportohet”. Fotografitë, në fakt dëshmojnë se çka në të vërtetë ka ndodhur në aeroportin e Shkupit.

Përmbajtësia: Fillimisht është fshehur fakti se nuk bëhet fjalë për atë që raporton titulli, por për fushatë reklamuese të një kompanie. Këtë lexuesi e kupton mdaje në fund të “lajmit”.

Origjinaliteti/Plagjiatura: Edhe pse nuk është theksuar se autorësia е këtij “lajmi” i përket protalit që e ka publikuar, mënyra në të cilën është shkruar lajmi çon në mendimin se bëhet fjalë për tekst propagandues, i paramenduar për nevojat e fushatës së ONE, por që u është “futur” lexuesve si një lajm aktual nga Maqedonia.

Kualiteti i titullit: Vetëm një palë thonjëza në fjalën “ateroi”do të mjaftonin për ta përmirësuar përshtypjen negative që e jep titulli. Pa to, titulli dezinformon, për shkak se në fakt, një aeroplan i tillë nuk ka ateruar në aeroportin e Shkupit.

Fotografia: Еlement i vetëm kredibil janë fotografitë që e thonë të vërtetën.

Përfundimi: Tekste propaganduese të maskuara në produkte gazetareske – lajme, lajme të zgjeruara, raporte, analiza – janë një fenomen i pranishëm jo vetëm në mediat maqedonase. Ky trend ka marrë hov, pa marrë parasysh se paraqet shkelje të ashpër të standardeve profesionale. Edhe pse ekziston çdokund në botë, ai është mjaft diskutabil nga aspekti i profesionalizmit dhe qasjes së ndershme të mediave ndaj konsumatorëve të tyre, për shkak se paraqet manipulim me besimin e tyre se nga media konkrete e fitojnë atë për të cilën kanë paguar, e ajo është informatë e vërtetë, e paanshe dhe në kohë.

“Lajmi” për vendosjen e reklamës së ONE në formë të maketës së aeroplanit të udhëtarëve në aerportin e Shkupit, gjithsesi nuk është lajm i paanshëm, për shkak se një kompani nga fusha e telekomunikimeve është vendosur në fokusin e interesit dhe është paraqitur në dritë pozitive në krahasim me konkurencën e saj, pa asnjë arsyetim, që do të ishte i qëndrueshëm nga aspekti i standardeve gazetareske, prandaj paraqet shembull të pastër të reklamimit të ashtuquajtur të fshehur.

“Me reklamim të fshehur nënkuptohen të gjitha përmbajtjet propaganduese, të cilat për nga forma e tyre dhe mënyra e përgatitjes duken si tekst autentik gazetaresk, ashtu që lexuesi/shitësi nuk mund ta dallojë funksionin e tij propagandues nga përmbajtja gazetareske”, thuhet në Doracakun për etikë në gazetari të SHGM-së. Doracaku, poashtu, i paralajmëron gazetarët “të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm kur përgatisin informata për ndërmarrje, produkte ose veprimtari shërbyese të caktuara, edhe kur shfrytëzojnë njoftime për shtyp dhe material tjetër nga shërbimet për PR nga këto burime ose agjencitë e marketingut që kudesen për këto ndërmarrje dhe nuk guxojnë të harrojnë se qëllimi kryesor i materialeve të atilla është të sigurojnë publicitet pozitiv pa pagesë, e jo informatë të saktë, të paanshme dhe objektive.”

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.