Recension: FOTO: Me automobil është përplasur në dru – ky djalosh e humbi jetën në aksident të rëndë trafiku

Lajm jo i plotë në të cilin mungojnë disa elemente kyçe për të fituar pasqyrë të plotë për ngjarjen. Publikut i është servuar një përmbajtje “e sakatosur” e shoqëruar me titull joadekuat dhe senzacionalist. Ky tekst është një shembull i keq për “copa/paste” i “ngjyrosur” me përmbajtje tabloide.

2Linku deri te artikulli origjinal: FOTO: Me automobil është përplasur në dru – ky djalosh e humbi jetën në aksident të rëndë trafiku

Data dhe koha e publikimit: 19.01.2015, 10:14

Data e recensionit: 22.01.2015

Recensues: Vlladimir Mirçeski

 

GARA PAS “KLIKIMEVE” E VRAU INFORMATËN

Kemi rast të transmetimit diletant dhe jokorrekt të lajmit me përfundim tragjik, i cili pothuajse është cunguar për shkak të mungesës së informatave kyçe. E para që mungon është KU, pastaj nuk ka KUR, e poashtu nuk vërehet edhe PSE. Është e vërtetë se ka KUSH, mirëpo edhe këtu puna nuk është sqaruar deri në fund. Më saktë, këtu bëhet fjalë për lajm të marrë prej diku, pa treguar se prej ku, të publikuar me titull  nga i cili del se fatkeqësia ka ndodhur në vendin tonë, e jo në Serbi. E palejuar!!! Pse është bërë kjo? – Supozoj vetëm që të fitohen sa më shumë klikime. Edhe kjo është e palejuar. Nuk mund  interesi ekonomik të ketë përparësi para parimeve kryesore profesionale, e do të thoja edhe etike, mbi të cilat duhet të bazohet çdo produkt gazetaresk.

Ngjarja e vërtetë është se fatkeqësia ka ndodhur në një rrugë në Serbi, se automobili me tre udhëtarë ka dalë nga rruga në një kthesë në rrugën për në Ivanjicë, dhe se ka vdekur djaloshi që e ka vozitur automobilin. Në tekstin e kopjuar, gjithçka është kthyer mbrapsht, përveç vdekjes “me fulturim nëpër dritaren e parme të automobilit”, dhe për këtë shkak nuk mund të lidhen penjtë e tregimit. Plus, artikullit i është vënë një titull që është absolutisht i papërshtatshëm, për shkak se qartë potencohet vetëm komponenta senzacionaliste. Nuk e di se cila është nevoja që të thuhet “Ky është djaloshi që e humbi jetën në fatkeqësi të rëndë trafiku” , sikur bëhet fjalë për ndonjë njeri të këtushëm, të cilin e njeh publiku për të cilën është dedikuar artikulli. Në fakt këtu qëndron edhe “kurthi” për lexuesit – të shtyrë nga titulli të klikojnë dhe pastaj ta kuptojnë se bëhet fjalë për incident tragjik që ka ndodhur në një vend fqinj, e jo në vendin tonë. Gjithsesi, nga këndvështrimi gazetaresk, nuk mund ta pranoj të tregohet me gisht në stilin “ja kush e humbi jetën” për një viktimë të aksidentit të trafikut.

Mënyra e informimit në raste të fatëkeqësive, katastrofave, luftërave, tregjedive familijare, sëmundjeve, proceseve gjyqësore duhet të jetë e çliruar nga senzacionalizimi – thotë neni 8 i Kodit të gazetarëve të Maqedonisë.

Qasja jo e plotë, senzacionaliste, me selektivitet në plasimin e informatës, sipas parimit “copy-paste”, gjithsesi nuk është karakteristikë e materialit korrekt gazetaresk.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.