Recension: Foto: Dëshmi se LSDM qëndron pas protestave të sotshme

FireShot-Screen-Capture-023-lazno-pismo-crop-resize

Fjalia e parë paralajmëron “dramë” – „Ky dokument tregon se LSDM qëndron pas protestave të sotshme”  е një deklaratë lakonike e autorit të artikullit dhe kjo mbështetet në një dokument përmbajtje “konspirative”, pa vulën dhe nënshkrimin e nevojshëm të zyrtarit të nënshkruar të LDMS, Mile Zeçeviq, ky ai thërret të gjitha organizatat komunale në Shkup të delegojnë anëtarët e tyre, të cilët në mënyrë “diskrete” do të marrin pjesë në protestat e të falimentuarve para Qeverisë. Vërtetësia e letrës është problematike, sepse edhe një laiku i është e qartë se një letër me çfarëdo përmbajtje, lehtë mund të falsifikohet, kurse arsyetimi se është gjet në rrjetet sociale, më shumë tingëllon si arsyetim se sa si shpjegim se cili është burimi i informatës. Derisa mediumet të cilët nuk janë të rreshtuara me opozitën njëtrajtshëm publikuan se opozita e ka organizuar protestën  e të falimentuarëve, në mënyrë të organizuar duke mbartur njerëz nga Strumica dhe Kumanova, letra “i organizon” veçanërisht aktivitetet e komunave të Shkupit.

Të gjitha këto elemente nuk penojnë autorit që ngjanë vetëm si një listë të parullave apo slogane të zgjedhjeve, por ky nuk është qëllimi i transmetimit të informacionit

Ata u përpoqën të fshehin dhe të tregojnë se në fakt të falimentuarit qëndrojnë  pas protestave të sotme. Por si gjithmonë gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra”,

Përsëri dhe këtë herë ata nuk arritën të manipulojnë opinionin publik dhe ende nuk janë të vetëdijshëm se qytetarët nuk janë edhe aq jo-inteligjent si ata mendojnë “.

 

Рецензија:Фото: Доказ дека СДСМ стои зад денешните протести пред ВладатаLinku deri te artikulli origjinal:  Foto: Dëshmi se LSDM qëndron pas protestave të sotshmeото 

Data dhe koha e publikimit18.02.2014, 9:07

Data e recensionit: 23.02.2014

Recensues:  Jugoslava Dukovska

Vërtetësia: Në tërë tekstin ka mungesë faktesh. Nga fjalia e parë deri tek e fundit, deklaratat në artikull janë vetëm pohime, të cilat autori pjesërisht i mbështet faksimil dokumentit të publikuar. Dokumenti, gjegjësisht letra, e cila përdoret si argument kryesor, nuk jep shenja të vërtetësisë, për arsye të mungesës së nënshkrimit dhe vulës së sekretarit organizues, Mile Zeçeviq, emiri i të cilit është në fund të letrës.

Burimet e informatave: Në tekst thuhet se letra gjoja është publikuar në ndonjërën nga rrjetet sociale (nuk tregohet se në cilin). Duke pasur parasysh se origjinaliteti i letrës, është problematik (pa vulë dhe nënshkrim, paraqet vetëm një letër të thjeshtë me memorandum të LSDM, e cila lehtë falsifikohet), shpjegimi se letra është “gjetur” në rrjetet sociale më shumë tingëllon si alibi e autorit.

Përmbajtësia: Ekzistojnë  dyshime bazike se artikulli fsheh informata të lidhura me “rastin”.

Anshmëria: Artikulli nuk ka shumë pika të përbashkëta me të shprehurit gazetaresk, por, për këtë ka qasje të pa balancuar për temën, me qëllim të qartë për nxirje të opozitës.

Origjinaliteti/Plagjiatura: Portali funksionon me një praktikë të pazakontë artikujt i nënshkruajnë vetëm me emrin e autorit.

Kualiteti i titullit: Titulli tingëllon si një ftesë për konferencë për shtyp për zëdhënësin e  VMRO-DPMNE-së,  dhe jo si informacion gazetaresk, jokreativ dhe tendencioz,  por përmbajtja mjaft e përshtatshme për përmbajtje propagandistike të artikullit.

Fotografia: Teksti është ilustruar me faksimil të të dokumentit, për të cilin pretendohet se është shkresë origjinale e sekretarit organizativ të LSDM, Mile Zeçeviq deri tek organizatat komunale të partisë në Shkup. Është prezantuar si dëshmi “kryesore” se pas protestave të të falimentuarve qëndron LSDM. Por, përsëri vetë faksimili flet më shumë për opsionin se bëhet fjalë për dëshmi të fabrikuar, se sa për dokument relevant. Letra nuk është nënshkruar nga personi që figuron si autori i thirrjes.

Gjuha e urrejtjes: I gjithë artikull ka një synim të qartë për të diskredituar sekretarin organizativ të LSDM Mile Zeçeviç, dhe e tërë LSDM-në. Fjalitë tingëllojë si sloganet e më hershme, pothuajse sikur autori ngazëllohet se “për fat të mirë” dhe këtë herë arriti të demaskuar “synimin e kriminale” të “armikut “.

Përfundimi: Artikulli nuk mund të vendoset në asnjë formë gazetarie, për shkak se duket si një fjalim politik drejtuar kundër opozitës, plotësuar me parrulla të zënëshme, thirrje dhe citate udhëzuese.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.