Recension: Forbs: Maqedonia është e shkëlqyeshme

01212014-Forbs-MKD-Republik-crop-resize

Në çka shndërrohet media, kur pa e theksuar në mënyrë të qartë publikon tekst reklamues gjegjësisht tekst të sponsoruar? Në tablo reklamimi! Edhe atëherë kur transmetohen faqe të sponsorizuara që janë publikuar në media të tjera, që në rastin e tekstit të cilin e recensojmë, është publikuar në mediat e huaja, mimikria e transmetimit të tekstit të porositur kthehet në një mashtrim të dyfishtë për publikun e medias – edhe reklamim i fshehur, edhe shtrembërim i së vërtetës për të treguar se një revistë e njohur ndërkombëtare publikoi një tekst për performancën ekonomike dhe mundësitë e mira për investime në Maqedoni. Këtë e sugjeron titulli i redaksisë së medias në formë të përmbledhur për artikullin e botuar në një revistë të huaj: “Forbs: Maqedonia është e shkëlqyeshme!

Nuk ka asnjë fjalë të vetme për atë se bëhet fjalë për tekst nga revista e huaj që bën pjesë në artikujt e ashtuquajtur “të sponsoeuar”, për çka dëshmojnë edhe kapitujt e rubrikës të revistës “Promotion//Economic Development“ dhe korniza e këndit në faqen e dytë të kësaj “shpalljeje” të paguar, ku ka sqarim të saktë “Të gjitha të dhënat statistikore në këtë raport i ka siguruar sponsori i këtij teksti” (“The sponsors of this report have provided all statistical data”). Kjo për ndryshe, është procedurë e zakonshme e mediave kur bëhet fjalë për tekstet e paguara, e cila shërben për të mbrojtur bordin redaktues nga të dhënat e gabuara eventuale.

Forbes-za-MKD-ramka

Tani të shohim nëse mediumi që w ka marrë tekstin e sponsorizuar në mediat e huaja, a u është përmbajtur rregullave kur transmetohen tekste reklamuese.

Një gjë duhet gjithmonë dhe përgjithmonë të jetë e qartë – se gazetaria dhe marrëdhëniet  me publikun (PR), janë dy subjekte të ndryshme të komunikimit me publikun, dhe, në përputhje me rrethanat, kanë parime dhe standarde të ndryshme etike.

Gazetaria është aktivitet që plotësisht i është dedikuar interesit publik, qytetarëve të një komuniteti dhe i promovon parimet e lirisë së të shprehurit. Gazetarët – sidomos ata që janë etikë – gjithmonë veprojnë në emër të interesit publik dhe i publikojnë të gjitha informatat që i dijnë, madje edhe për të cilat punëdhënësit e tyre mendojnë se nuk janë janë në interes të biznesit të tyre.

Eskpertët për PR janë përkushtuar ndaj kompanive dhe individëve, nga të cilët janë të angazhuar që ta ndërtojnë dhe ta menaxhojnë komunikimin dhe marrëdhëniet e tyre me organizatat e tjera ose publikun e tyre. Ekspertët për PR u shërbejnë punëdhënësve apo klientëve të tyre.

Në dritën e këtyre dallimeve duhet të kihen parasysh dy paragrafet e fundit të nenit 6 nga Kodi i gazetarëve , mirëpo edhe tre nenet e mëparshme janë mjaft aktuale këto ditë:

 

“Gazetarët nuk duhet ta përdorin medien për të publikuar ose për të fshehur informata për përfitime personale.

Rryshfeti, korruptimi dhe detyrimi nuk janë kompatibile me profesionin e gazetarit.

Nuk duhet të lejohet që reklamimi dhe motivet tjera komerciale të ndikojnë në lirinë e informacionit.

Duhet të ketë dallim në mes të reklamimit dhe tekstit gazetaresk me ilustrime.”

 

01212014-Forbs-MKD-RepublikLinku deri te artikulli origjinal: Forbs: Maqedonia është e shkëlqyeshme!

Data dhe koha e publikimit: 18.01.2014, 13:11

Data e recensionit: 22.01.2014

Recensues: Zoran Bojarovski

Vërtetësia: Në aspekt të vërtetësisë së këtij teksti, ajo që mund të konfirmohet është se ai transmeton pjesë të caktuara nga një tekst i sponsorizuar, i publikuar në faqet komerciale të një reviste të huaj dhe të dhënat për tekstin i ka siguruar porositësi i atyre faqeve. Kjo do të thotë se teksti nuk ka faqe të dytë, e poashtu as ekspert të pavarur. Kuptohet, se këtu nuk e problematizojmë të drejtën e një kompanie ose qeverie të blejë hapësirë reklamuese për ta promovuar veten apo vendin, nëse diçka e tillë është paraparë në buxhet, të cilin e mbushin qytetarët. Vetëm e recensojmë procedurën e mediumit që transmeton tekste reklamuese.

Që të jemi të sigurt se jemi duke vepruar në mënyrë të drejtë, Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet (SHVFM), ka pasur një shkresë me e-mail me personin përgjegjës për kontakte, në pjesën e Forbs-it për Maqedoninë, dhe zotrëiu na ka konfirmuar se ky tekst ka statusin e faqeve të sponsorizuara.

Përndryshe, që të jemi edhe më të bindshëm, në vazhdim po ua sjellim edhe paragrafin për mosmarrjen e përgjegjësisë nga e-maili me zotëriun që e kontaktuam:

“Seksioni i revistës Forbs për magazine dhe seksione të porositura prodhon rubrika rpomovuese të përshtatura për vendet, rajonet, industritë dhe kompanitë, të cilat mund të përdoren për qëllime promovuese. FCM & S vepron në mënyrë të pavarur nga personeli i redaksisë Forbs.”

 (Forbes Custom Magazines and Sections produces tailored promotional sections on countries, regions, industries and companies used for investment and promotional purposes. FCM&S operates independently from the Forbes editorial staff.)

01212014-Forbs-MKD-DekiBurimet e informataveNë aspekt të burimeve të informatave, kur bëhet fjalë për transmetim të përmbajtjes së paguar reklamuese, media nuk ka shumë zgjidhje – vetëm ta transmetojë atë përmbajtje, Mirëpo, në ato raste, është e pashmangshme të theksohet, në vend të dukshëm dhe pa dykuptimësi, se media transmeton tekst nga fushata, si pjesë e strategjisë së qeverisë për mundësitë e investimeve në Republikën e Maqedonisë. Kjo është edhe e preferueshme – që qytetarët të informohen për aksione të tilla, për shkak se atëherë e dijnë se ku shkojnë paratë e tyre.

Të fshihet fakti se bëhet fjalë për publikim të paguar dhe të krijohen tituj, të citohen pjesë nga teksti i porositur, sikurse bëhet fjalë për tekst autorial të gazetarëve të Forbs, është shtrembërim i të vërtetës.

Përmbajtësia: Duke pasur parasysh mënyrën se si mediumi e ka transmetuar këtë tekst nuk mund të bëhet fjalë për ndonjë përmbajtje, por ka shumë për t’u thënë në lidhje me anshmërinë, e dhe për këtë duhet të shkojmë në segmentin tjetër të recensionit.

Anshmëria: Në Kodin e gazetarëve, në nenin 14 qartë thuhet:

“Raportimi nga proceset politike, veçanërisht nga zgjedhjet duhet të jetë i paanshëm dhe i balancuar.

Gazetari duhet të sigurojë distancë profesionale nga subjektet politike.”

Në këtë rast, kur mediumi publikon tekst dhe nuk është distancuar në asnjë mënyrë se bëhet fjalë për marrje të tekstit të paguar për promovim, kemi shkelje të nenit të përmendur të Kodit.

Në këtë drejtim është e dobishme të përmendim rekomandimin e Qendrës për praktika të mira në gazetari Pju nga SHBA-të të publikuar në “Doracakun për etikën në gazetari”  (T. Çausidis dhe Z.Bojarovski, SHGM, 2012), ku thuhet:

 

“Pavarësia është parakusht i rëndësishëm i gazetarisë, bazë për  besueshmëri gazetareske. Pavarësia e frymës dhe e mendimit, së bashku me pozitën gazetareske të neutralitetit, janë parime në fokusin e gazetarisë. Duke e mbështetur pavarësinë dhe neutralitetin, gazetarët nuk duhet të kalojnë vijën që do të çonte në arrogancë, elitizëm, izolim dhe nihilizim.”

Tekstin të cilin e recensojmë, gazetarët, gjegjësisht redaktuesit që e kanë publikuar këtë tekst, kanë harruar për principet e pavarësisë.

Origjinaliteti/Plagjiatura: Në këtë rast, kur mediumi që transmeton material të paguar promovues, kemi një situatë të çuditshme, në të cilën teksti i porositur tregohet si editorial. Kjo nuk përkon me të vërtetën.

Kualiteti i titullit: Në titull, praktikisht zbulohet i gjithë manipulimi i mediumit me këtë tekst: “Forbs: Maqedonia është e shkëlqyeshme!”. Duke pasur parasysh gjithë atë që u tha më lartë, do të ishte shumë korrekte nëse shkonim me titullin origjinal ose  me citimin e përshtatshëm “Në revistën Forbs, në rubrikën  ’Promovime’ është publikuar teksti me titull…“.

Përfundimi: Të përfundojmë edhe me një rekomandim tjetër nga rekomandimi i Qendrës për praktika të mira në gazetari Pju nga SHBA-të të publikuar në “Doracakun për etikën në gazetari” “, ku thuhet: 

Pavarësia si pasqyrë para qendrave të fuqisë – Gazetaria ka kapacitet dhe potencial të jetë qen-rojtar para atyre që e mbajnë pushtetin dhe veprimet e të cilëve ndikojnë në masë të madhe tek qytetarët. Gazetarët kanë për detyrë ta kultivojnë këtë pozicion dhe të mos e keqpërdorin për qëllime personale apo për qëllime të paligjshme komerciale të kompanisë mediatike.” 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.