Recension: FOТО: Ky është mjeku i njohur të cilin e arrestoi policia
“Raportimi gazetaresk nuk guxon të jetë mënyrë për ndëshkimin shoqëror të të dyshuarve dhe vënien e tyre në shtyllën e turpit”
Mu ky sugjerim nga Doracaku për etikën në gazetari, nuk është respektuar në materialin që e recensojmë. Në fakt, edhe pse bëhet fjalë për një lajm të shkurtër prej vetëm disa rreshtash, megjithatë, ai është mjaft problematik në aspekt etik. Edhe atë, më së shumti për shkak të fotografisë dhe titullit: “FOТО: Ky është mjeku i njohur të cilin e arrestoi policia”
Linku deri te artikulli origjinal: FOТО: Ky është mjeku i njohur të cilin e arrestoi policia
Data dhe koha e publikimit: 06.05.2014, 16:21
Data e recensionit: 07.05.2014
Recensuese: Оlivera Vojnovska
RAPORTIM JOETIK
Lajmi nuk ka probleme me vërtetësinë, as me burimet, e poashtu e plotëson edhe nivelin minimal të gjithëpërfshirjes. Problemi qëndron në mënyrën se si është plasuar ai. Në fakt, artikulli bazohet në informata jozyrtare nga burimet policore, e pastaj, siç është theksuar, është marrë edhe konfirmim zyrtar nga policia se është arrestuar një mjek. Por, edhe përkundër asaj se në fund të lajmit është theksuar se policia “nuk e publikon identitetin e mjekut të arrestuar, e as që jep detaje për veprën penale”, që në fjalinë e parë qartazi sugjerohet se për kë bëhet fjalë:
“Mjeku i njohur maqedonas, oftalmologu D.S. (45) sot pasdite është arrestuar në Shkup”.
Mu qasja e këtillë në informimin e publikut është në kundërshtim me rekomandimet e Doracakut për etikë:
“Kur raportohet për fatkeqësi, krim, ose aksion të policisë, mediat përgjithësisht duhet të përmbahen nga publikimi i emrave, fotografive ose të dhënave tjera që do të mundësonin identifikimin e viktimave ose autorëve”
Pra, përkundër praktikave të mira të gazetatisë korrekte dhe еtike, që nënkupton se gazetarët e kanë për obligim ta mbrojnë jetën private, integritetin dhe dinjitetin e personave të dyshuar për kriminalitet – korrupsion (me këtë rast, veçanërisht duhet të kihet kujdes sa i përket parimit të supozimit të pafajësisë), lajmi është ilustruar me fotografi nga mjeku i arrestuar. Në të cilën, pavarësisht se i janë mbuluar sytë, megjithatë, për shkak se bëhet fjalë për njeri të njohur për publikun e gjerë – deri para do kohësh udhëheqës i mjekëve që e udhëhiqte grevën që zgjati 52 ditë, lehtë mund të njihet fytyra e kirurgut të njohur për sy.
DISKREDITIM DHE SENZACIONALIZËМ
Faktikisht, me fotografinë e publikuar dhe me zgjedhjen e titullit, lajmit në përgjithësi i jepet një ton nënçmues. Vetë formulimi i titullit: “FOТО: Ky është mjeku i njohur të cilin e arrestoi policia”, i ngjan disi shikimit me përçmim. Në fakt, e zbulon qëllimin e vërtetë të lajmit: publikisht të diskreditohet njeriu që është caktuar për t’u “gjuajtur”! Kjo përshtypje përforcohet edhe më shumë edhe me faktin se gjysmë ore më parë, në medien e njëjtë kishte një paralajmërim të pazakonshëm spektakolar për arrestimin: “АRRESTIM NË KËTË MOMENT: Ra mjeku i njohur maqedonas”.
Shikuar në një kontekst më të gjerë, nevoja e këtillë e theksuar për senzacionalizëm është shqetësuese. Para së gjithash, për shkak të rolit specifik që e kanë mediat si krijuese të mendimit publik, por edhe për shkak të përgjegjësisë së tyre në shoqëri.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari