Recension: Familja Jovanovski, Borjani dhe Nana përsëri e spiunojnë vendin në Bruksel

Pse “Korrierët e Sorosit”, që “punojnë në favor të Greqisë”, i nervozuan përkrahësit e ligjit të ri për media?

Рецензија: Семејството Јовановски, Борјан и Нана повторно ја кодошат државата во БриселLinku deri te artikulli origjinal: Familja Jovanovski, Borjani dhe Nana përsëri e spiunojnë vendin në Bruksel

Data dhe koha e publikimit: 12.05.2013, 13:55:57

Data e recensionit: 13.05.2013

Recensues: Biljana Iliq

Vërtetësia: Pohimet kyçe që e përcaktojnë tekstin – deklaratat se vëllai dhe motra Jovanovski, si dhe Roberto Beliçanec dhe “korrierët e tjerë” të Sorosit, e “spiunojnë” vendin në Bruksel – nuk janë të bazuara në asnjë argument që të karakterizohen si fakte.

Burimet e informatave: Në tekst është vendosur deklarata e ministrit për shoqëri informatike dhe administratë Ivo Ivanovski, që nuk ka lidhje të qartë me pohimet akuzuese në llogari të familjes Jovanovski dhe të tjerëve, prandaj e konsiderojmë si jashtë kontekstit dhe jorelevante.

Përmbajtësia: “Lajmi” i Netpress-it është jogjithëpërfshirës dhe i fsheh argumentet me të cilat personalitetet e përmendura e kritikojnë ligjin e ri për media.

Anshmëria: Duke u bazuar në një të pavërtetë të qartë (se personat e përmendur gjoja as nuk e kanë lexuar ligjin e ri për media) dhe në një supozim të padëshmuar fare (se Borjani dhe Nana Jovanovski e kritikojnë ligjin në Bruksel), plasohet spini qendror, sipas të cilit ata të dy dhe “korrierët e tjerë të Sorosit”  e “spiunojnë vendin” dhe “punojnë në favor të Greqisë”.

Kualiteti i titullit: Titulli e jep dezinformatën kyçe në këtë tekst – se dy gazetarë, që kritikojnë një ligj që ka të bëjë me profesionin e tyre, për të cilën gjë kanë të drejtë demokratike, gjoja “përsëri e spiunojnë vendin”.

Fotografia: Теksti është i ilustruar me fotografi të Borjan Jovanovski,me një grimasë, e cila duhet ta “dëshmojë” misionin e tij “spiunues”.

Gjuha e urrejtjes: Me publikimin e pohimeve shpifëse dhe ofenduese (se nuk e kanë lexuar ligjin për të cilin debatojnë, se e “spiunojnë” vendin dhe se “punojnë në favor të Greqisë”), artikulli diskrediton disa persona të njohur publikë – Borjan dhe Svetllana Jovanovskin, Roberto Beliçanecin, Milçinin (Vlladimir), Trajanovskin (Zharko) dhe Najçevskën (Mirjana).

Emërtimi  Svetllanës me emrin “Nana”, trajtimi i vëllait dhe motrës Jovanovski në statusin e tyre absolutisht jorevelant familjar (pse është me rëndësi që ata janë në lidhje familjare?), si dhe përdorimi i shprehjeve si “korrierë” dhe “spiunim”, dëshmojnë për ekzistimin e gjuhës së urrejtjes të orientuar kundër këtyre personave.

Përfundimi: “Kritika” e këtillë e personave (gazetarë dhe ekspertë) që e kritikojnë ligjin e ri për media, në kuadër të këtij artikulli, i cili nuk është vendosur në mënyrë precize në rubrikën e komenteve, dhe që përmban edhe elemente të gjuhës së urrejtjes, nuk kontribuon shumë për mbrojtjen e ligjit – përkundrazi, ndoshta madje edhe në mënyrë të paarsyeshme, ai le përshtypje të nervozës edhe te ata që e kanë shkruar ligjin edhe te ata që e përkrahin atë.

Рецензија: Семејството Јовановски, Борјан и Нана повторно ја кодошат државата во Брисел

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.