Recension: Është arritur marrëveshje e përbashkët që të lihet më tepër hapësirë për përgatitjen e takimit Junker – Gruevski

КАНАЛ-5-Телевизија-http_kanal5com_mk_vesti_detailasp_ID62373-crop-resize

 

Detyra kryesore e gazetarëve është që ta respektojnë të vërtetën dhe të drejtën e publikut që të jetë i informuar në përputhje me nenin 16 të Kushtetutës të Republikës së Maqedonisë.

Duke i respektuar vlerat etike dhe standardet profesionale në përcjelljen e informatave, gazetarët do të jenë të sinqertë, objektivë dhe të saktë.

E drejtë dhe obligim i gazetarëve është që të insistojnë ta pengojnë censurën dhe shtrembërimin e lajmeve.

Pikërisht këto parime kryesore, të përcaktuara në Preambulën e Kodit të gazetarëve dhe në të cilat duhet të bazohet profesioni i gazetarisë, krejtësisht janë lënë pas dore në lajmin që e recensojmë. Ky material ka për qëllim ta fshehë “shuplakën” e Brukselit. Kështu, duke u nisur nga kjo ide, në vend që ta transmetojë informatën se “kryetari i Komisionit Evropian Zhan Klod Junker e ka anuluar takimin me kryeministrin Nikolla Gruevski, që është caktuar për të enjten (26.02.2015)”, publikut i komunikon se takimi qenda anuluar pas “vlerësimit të përbashkët të të dyja palëve”!  Me intervenimi e këtillë, në shikim të parë vetëm “kozmetik”, bëhet shkelje esenciale e të vërtetës dhe zhvendoset pesha e porosisë nga Brukseli.

КАНАЛ 5 - Телевизија - http___kanal5.com.mk_vesti_detail.asp_ID=62373Linku deri te artikulli origjinal: Është arritur marrëveshje e përbashkët që të lihet më tepër hapësirë për përgatitjen e takimit Junker – Gruevski

Data dhe koha e publikimit: 23.02.2015,  17:11

Data e recensionit: 24.02.2015

Recensuese: Оlivera Vojnovska

 

LAJM I SHTREMBËRUAR

Bëhet fjalë për një material të marrë tërësisht (së bashku me titullin) nga agjencia informative shtetërore dhe të publikuar pa asnjë përpunim plotësues gazetaresk, dhe i cili lexuesve i ofron një informatë jo të vërtetë.

Ky lajm bazohet vetëm në deklaratën e zëdhënësit të qeverisë, sipas të cilit, takimi Gruevski – Junker (i cili u paralajmërua të premten e kaluar, 20 shkurt 2015, nga zëdhënësi i KE-së në konferencë të rregullt për shtyp, e poashtu ishte vënë në orarin ditor për 26 shkurtin) është anuluar pas marrrëveshjes së përbashkët.

Mirëpo, kjo është vetëm njëra anë e tregimit.

Në teskt aspak nuk përmendet se zëdhënësja e Komisionit Evropian, Mina Andreeva, në konferencën për shtyp në Bruksel informoi se kryetari i Komisionit Evropian, i cili vjen nga partitë motra popullore, e ka anuluar këtë takim të parë me kryeministrin maqedonas.

Sipas Andreevës:

“në këtë moment nuk është e përshtatshme të ketë takim për shkak të zhvillimit të situatës në Maqedoni”.

Nuk është për t’u besuar se nuk është ditur për “befasinë” nga Brukseli, e cila erdhi më herët gjatë ditës. Siç nuk është e vështirë të supozohet se pse në artikull gjendet vetëm sqarimi i qeverisë. Dhe pse, që në titull kemi një konstruksion spinues, me të cilin lajmi vendoset në pozitë mbrojtëse të pushtetit – kryeministrit.

Pa dyshim, motivet për shtrembërimin e informatës së saktë nuk janë gazetareske, por politike. Nga ana tjetër, qasja e këtillë joprofesionale në plasimin e lajmit duket madje qesharake, dhe hasi në tallje në rrjetet sociale. Për shkak se, edhe përkundër përpjekjeve për krijimin e realitetit virtual, “dushi i ftohtë” nga Brukseli nuk mundeshte të fshehet. Lajmi i keq, megjithatë, arriti deri te publiku në Maqedoni.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.