Recension: Edhe Karolina Ristova-Asterud në shoqëri me Cërvenkovskin dhe Pendarovskin

dnevnik-1-crop-resize

Korrektësia e tekstit është vënë në pikëpyetje nga dy çështje të përfshira direkt në përmbajtjen e cila është prezantuar. Duke pasur këtë parasysh ka një dilemë për integritetin e përgjithshëm të materialit të ofruar në disa pjesë, në bazë të metodologjisë së gazetarëve nuk arrin deri në fund dhe saktësisht ti “mbajë” konstruksionet që i serohen audiencën. Këtu, para së gjithash, mendoj se mungesa e burimeve të qarta dhe të besueshme në  masë të madhe do të ndihmonte për të siguruar lexuesit që mbajnë një produkt në duart e tyre që mund ti besohet. Ky tregim, të paktën, ka një natyrë “problematike” që do të analizojmë më tej.

dnevnik 1Linku deri te artikulli origjinal: Edhe Karolina Ristova-Asterud në shoqëri me Cërvenkovskin dhe Pendarovskin 

Data dhe koha e publikimit: 20.02.2014

Data e recensionit: 23.02.2014

Recensues: Vladimir Mirçevski

Vërtetësia: Nëse analizohet sipas demanteve të cilat kanë mbërritur pas publikimit të tekstit si duket se kemi shembull të palsimit të informatave krejtësisht të paverifikuara. Së pari, të përmendni emrin e dikujt se është vet kandiduar n procedurë partiake për zgjedhjet e ardhshem presidenciale dhe me një dozë të tillë të sigurisë të „ngjitni” në ballinë, dhe më pas ai person të ju demantojë së bëhet fjalë për gabim serioz. Nga fuqia e reagimit të palës së përfshirë, del se ajo fare nuk është pyetur për këtë temë! Pra, ku është rregulli „faqja e dytë” në një prodhim gazetaresk? Natyrisht, në këtë rast nuk është zbatuar. Së dyti, partia e përmendur, të cilës i është dedikuar artikulli kategorikisht mohojnë që nuk janë të vërteta pretendimet në tekstin në kohën e botimit të tij. Pra, në këtë sfond, ne kemi të paktën dy momente të kontestuara që sigurisht shkelin nocionin e së vërtetës, të paktën në mënyrë të mjaftueshme në tekst.

Nëse informacioni nuk mund të verifikohet, ose është supozimi apo spekulime, duhet të theksohet dhe të raportohet.

Saktësia e informacionit duhet të kontrollohet sa më shumë të jetë e mundur “

– theksohet në Kodin e gazetarëve të Maqedonisë.

Burimet e informatave: Në artikull përmenden “burime”, por, ato më shpesh emërohen si “partiake” , ose për këtë periudhë, sinonimi i preferuar “Bihaçka”. Bashkëbisedues ose burime tjera nuk jepen. D.m.th. shpjegohet procedura e brendshme partiake për zgjedhje të kandidatit për president të shtetit, kurse në anën tjetër shihet mungesë e plotë së burimeve precize zyrtare!!

„Ish-kreu i Social Demokratëve Cërvenkovski dhe kreu aktual i Këshillit të LSDM për Siguri dhe Integrim në NATO Stevo Pendarovski morrën mbështetjen më të madhe në mesin e anëtarëve të partisë për kandidatin presidencial të LSDM. Ish bashkëpunëtorë e ngushtë (Pendarovski dhe Cërvenkovski), sipas informacioneve tona, gati se janë propozuar pothuajse se në të gjitha organizatat komunale. Afati i fundit për vetë emërim për kreun e shtetit në zgjedhjet e prillit, tashmë ka përfunduar, vu në dukje propozimet e dëshirueshme të opozitës. Përveç Crvenkovskit, Pendarovskit në mesin e emrave të përmendur janë Ilinka Mitreva dhe Denko Malevski, por edhe profesoresha universitare Karolina Ristova-Asterud e cila për shumë anëtarë të partisë është surprizë në këtë procedurë “.

Për të qenë të qartë, jo se partitë politike janë shumë të hapur për çështje të brendshme të tyre, sidomos të ndjeshme si kjo, megjithatë, teksti mund të ketë vlerë në qoftë se kishte ndonjë telefonatë në partinë e përmendur – e cila në të vërtetë në reagimin e saj mirë e ka shënuar personin për të cilin thuhet se është “vetëkandiduar”.

Përmbajtësia: Jo, se mungon përmbajtësia, por kur merret parasysh e tërë fotografia e plotësuar me reagimet, shtrohet pyetja se çfarë përmbajtje kur ka një morri demantesh.

Anshmëria: është prezentë, por edhe jo në aq masë të madhe, që në periudhën parazgjedhore pritet të. Mirëpo, pas leximit të tekstit e pa shmangshëm është fakti i jo balancimit.

Origjinaliteti/Plagjiatura: Teksti është origjinal, në mënyrë të qartë është treguar autori.

Kualiteti i titullit: Nëse shohim statistikat, atëherë një e treta e titullit është e huqur, sepse një nga tre persona e listuar ka hedhur poshtë informacionin vendosur në strukturën e parë. Pasi që kjo nuk është x, y, z situatë me “tre (pa) njohur, por plasim i informacionit do të thotë se titulli nuk është i saktë.

Fotografia: „ Nëse informacioni i djeshëm, sot është letër e lirë “,atëherë çfarë është një fotografi e vjetër në informacionin e sotshëm? Absolutisht pajtohem me të gjithë ato, përfshi edhe profesoreshën e cila reagon për përmbajtjen, por edhe për fotone e prezantuar, se duhet të kihet kujdes me foto ilustrimin të prodhimeve gazetareske, veçanërisht me aktualitetin e tyre. Nuk mundet për shembull, që situata e tanishme të mbulohet me foto nga revolucioni portokalli

Përfundimi: ky tekst jep përshtypje për një temë serioze nuk ka qasje serioze, pa kontroll të mjaftueshëm të informatave – çka falsin edhe një pjesë e demanteve, pa përgatitje të mirë paraprake ose konsultim të burimeve kredibile, në bazë të cilave tek publiku për disa elemente krijohet pasqyrë e gabuar.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.