Recension: Edhe gjermanët e konfirmuan: Zaevit nuk mund t’i besohet

03062015-Vecer-Germanci-crop-resize

 

Titulli që i është dhënë përmbajtjes mediatike që e recensojmë, jo vetëm që nuk është i saktë, dhe jo vetëm që nuk ka asnjë arsye që të formulohet ashtu, por paraqet mashtrim serioz të publikut dhe shkelje të vrazhdë të Kodit të gazetarëve dhe të të gjitha standardeve të mundshme profesionale të gazetarisë.

Këtu edhe mund të përfundojë ky recension. Mirëpo, përsëri, për shkak të parimeve të publikuara të bazës së shëndoshë dhe të gjithëpërfshirjes në analizat e teksteve gazetareske që i ka paraparë “Shërbimi për verifikimin e fakteve në media”, do ta përfundojmë këtë vlerësim pa pasur asnjë dyshim në të.

03062015-Vecer-GermanciLinku deri te artikulli origjinal: Edhe gjermanët e konfirmuan: Zaevit nuk mund t’i besohet

Data dhe koha e publikimit: 04.032015, 15:41

Data e recensionit: 06.03.2015

Recensues: Zoran Bojarovski

Vërtetësia në këtë tekst është shkelur në mënyrë serioze. Ambasadorja gjermane askund në deklaratën e saj as që paralajmëron diçka nga e cila mund të nxirret titulli se liderit të opozitës nuk mund t’i bisedohet. Ajo, siç i ngjan ambasadores, vetëm shpreh brengosje, dhe “pret hetim gjithpërfshirës dhe të pavarur”. Në deklaratën e saj nuk ka asgjë nga ajo që e paralajmëron titulli. Më së paku një titull me formulim të tillë: “Zaevit nuk mund t’i besohet”.

E gjithë pjesa tjetër është kompilim i deklaratave dhe i ngjarjeve në të cilat asgjë në asocon në titullin. Ato shërbejnë, të kornizuara në atë mënyrë, vetëm që të krijojnë iluzion se titulli “është i qëndrueshëm”. Mirëpo, edhe kjo nuk është bërë në mënyrë profesionale. Përkundrazi, është bërë përzgjedhje që të shmangen vlerësimet e ashpra dhe precize të përfaqësueses së lartë për politikë të sigurisë së BE-së, Frederika Mogerini, dhe të eurokomesarit për zgjerim dhe politikë fqinjësore, Johanes Han.

Në deklaratën e Mogerinit mungon konstatimi kyç:

“Frikësohem se tashmë nuk parashtrohet pyetja se a do të ketë jostabilitet në Maqedoni.”

Deklaratat e tjera në këtë kompilim janë në funksion të theksimit të kërkesave për vënie të krizës në korniza institucionale.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.