Recension: Dosje – Millçini dhe Sorosi e krijuan prostitucionin gazetaresk në Maqedoni

01162014-OhridSky-Milcin-crop-resize

Ka tekste gazetareske të cilat kur do t’i lexoni pyeteni: Pse? Pse është shkruar ky tekst? A zbulon diçka të re? Kë e intereson? A mund të shkaktojë ndonjë ndryshim? Pse? A ka mundur autori, në vend të një teksti të këtillë, të shkruajë diçka është e vlefshme dhe që e meriton vëmendjen e lexuesit?

Recensioni i kujdesshëm i këtij teksti, sipas metodologjisë së përcaktuar për vlerësim objektiv, sugjeron se ai nuk ofron përgjigje në këto pyetje. Recensioni tregon se ky tekst është si përgjigje e disa pyetjeve të tjera, të cilat nuk janë gazetareske. Ta shohim se si e dëshmon këtë procedura jonë e dekonstruksionit.

01162014-OhridSky-Milcin-i-Linku deri te artikulli origjinal: Dosje – Millçini dhe Sorosi e krijuan prostitucionin gazetaresk në Maqedoni

Data dhe koha e publikimit: 16.01.2014, 12:26

Data e recensionit: 17.01.2014

Recensues: Zoran Bojarovski

Vërtetësia: Me gjithë vullnetin e mirë që të verifikohet ky tregim, autori nuk na ka dhënë asnjë argument të pranojmë se bëhet fjalë për pohime të vërteta. Në fakt, edhe nuk ka se çka të vlerësohet se a është e vërtetë ose jo, kur i gjithë teksti përbëhet nga mendime, komente dhe konstruksione pa argumente.

Burimet e informatave: Një nga dhjetë rekomandimet se si gazetarët të mos duken budallenj në leksionin „Journalists – 10 Ways not to Look Stupid on the Job“ thotë se kur diçka nuk dish – pyet, konsulto burimet. Në tekstin që e recensojmë nuk ka asnjë burim. Ja të marrim që një lloj burimi është njëfarë liste e skenuar ku gjenden disa emra të njohur, kryesisht nga Serbia dhe Maqedonia që të mbështetet teza se:

“Në qoftë se shihet struktura e fondacionit SOROS, nuk ka nevojë për ndonjl mençuri të madhe që të kuptohet se kjo është një vëllazëri që daton se nga viti i largët 1968, nga protesta e famshme. Në qoftë se shihet më poshtë në listë, gjithçka do të jetë e qartë, shtojcë, listë me fotografi nga nismëtarët e SOROS-it.” (gabimet në citatet nga teksti që e recensojmë nuk i korrigjojmë për shkak të autenticitetit)

Pa e theksuar burimin e kësaj liste, autori konstruon se protestat e vitit 1968, në Beograd të ish-Jugosllavisë, i kanë bashkuar këta njerëz, siç thotë autori “grupim i Sorosit“. Por, nga nëntë emrat që gjenden në atë listë, vetëm tre prej tyre kanë lidhshmëri me fondacionet që marrin grantem, në mesin e donatorëve të tjerë, edhe nga Xhorxh Sorosi.

Në pyetjet të cilat logjikisht i parashtron lexuesit i këtij teksti: prej ku është marrë kjo listë, cili është qëllimi i saj i vërtetë, kush e ka bërë dhe pse – nuk ka përgjigje.

Përkundrazi, pa asnjë argument, edhe në një paragraf tjetër, ku komentohet lista, edhe njëherë renditen emrat (kësaj radhe me gabime, kështu që janë shtuar edhe disa emra që nuk gjenden në listë, si Bora Markoviq, për shembull), që të potencohet se lista qenka – shokuese. Pse është shokuese? Vërtet, pse është shokuese? Mirëpo, në paragrafin e ardhshëm të teksti (i cili, përndryshe, nga aspekti i lexueshmërisë është skajshmërisht i paorganizuar dhe nën të gjitha standardet për një tekst gazetaresk onlajn) thuhet: “Ky është vetëm fillimi…” Dhe me këtë paralajmërim hyjmë në recensionin tonë, në pjesën e ardhshme të përmbajtësisë, sepse presim që tani t’i lexojmë argumentet e nevojshme që duhet t’i mbështesin këto paralajmërime senzacionaliste.

Përmbajtësia: Për fat të keq, nuk ka asgjë nga argumentet për përmbajtësi. Në vend të argumenteve, autori e përmend (në mënyrë të paqartë dhe të ngathët) një polemikë që në peirudhën prej nëntorit të vitit 2010 deri në dy muajt e parë të vitit të ardhshëm 2011 është zhvilluar në disa media amerikane. Edhe pse është krejtësisht e paqartë se pse tani nxirret kjo polemikë e mykur, ne do të përpiqemi të përkujtojmë: Polemikën e filloi kanali konservativ televiziv Fox News, nëpërmjet gazetarit të tyre Glen Bek, në edicionin special The Puppet Master, ku e akuzoi Xhorxh Sorosin se është pasuruar duke përfituar nga kaosi i bursave që vetë ai e ka shkaktuar dhe se fondacionet Shoqëri e hapur në ish-vendet komuniste në Evropë i ka themeluar me aktivistët e lëvizjeve studentore të fund të viteve të gjashtëdhjeta.

Por, autori i tekstit, që e recensojmë, në qoftë se ka dashur të jetë gjithëpërfshirës, dhe nëse nuk ka dashur që teksti i tij të mbetet vetëm një pamflet, gjithsesi duheshte ta përmbyllë këtë përpjekje gazetareske edhe me aspektin e Xhorxh Sorosit në këtë polemikë. Ka mundur, për shembull, të përkujtojë se kjo polemikë u rrumbullakësua me intervistën e Xhorxh Sorosit për CNN-in në emisionin e Farid Zakarias (Fareed Zakaria GPS), i njëjti Zakaria që para do kohësh e intervistoi kryeministrin Gruevski. Në atë intervistë, Sorosi e paraqet pikëpamjen e tij, ku i përmend edhe motivet e Glen Bekut dhe të mentorit të tij Ruper Murdok të merren me jetën dhe biznesin e këtij multimilioneri.

Por, të merremi pak me çështjen qendrore që afirmohet në këtë tekst – pse Xhorxh Sorosi i themeloi fondacionet në Evropën Juglinodre me aktivistë të mëparshëm të lëvizjes studentore të vitit ’68. Që t’i gjejmë përgjigjet në këtë pyetje duhet të kalojmë në pjesën tjetër të recensionit – te anshmëria.

Anshmëria: Këtu, në pjesën për elementet e anshmërisë në këtë tekst shohim indikacione për njërin nga motivet se pse është shkruar ai. Edhe atë në këtë pjesë:

“…kjo vetëm e ndërton imazhin e pushtetit aktual se janë të përkushtuar në luftën kundër mbetjeve komuniste, të cilët, për fat të keq, në vend të demokracisë krijuan një grupim të vetin të ekipeve gazetareske, të cilat janë drejtpërdrejt të sponsoruara dhe të financuara nga filialet e Sorosit nëpër gjithë Ballkanin, por edhe më gjerë ose nëse doni nëpër të gjitha ish-vendet komuniste të bllokut lindor.” (gabimet në citatet nga teksti që e recensojmë nuk i korrigjojmë për shkak të autenticitetit)

Komentimi: Anshmëria vazhdon me komentimin ku lexuesit nuk munden të mos e vërejnë urrejtjen dhe nervozën e autorit kur shkruan për punën e Fondacionit shoqëri e hapur Maqedoni. Ato janë komente, të cilat edhe një herë, reciklojnë pohime bajate të cilat asnjëherë deri tani nuk janë konfirmuar. Si për shembull:

“Si u shkatërrua gazetaria në Maqedoni, lehtë mund të konstatohet. Millçini krijoi një grupim nga mediat, tani sponsor kryesor i të gjithë kodoshëve, kopjuesve, për të cilët fondacioni ndan shuma të mëdha grantesh, duke mbështetur gjatë kësaj vetëm Shoqata të qytetarëve dhe organizata joqeveritare, ose thjesht thënë, SOROS Maqedoni është makinë e gjallë për larje të parave, për nevojat personale të dikujt.”

Pastaj edhe muhabeti për rrogat e të punësuarve në FSHHM: dhjetë mijë, katër mijë, tre mijë, pastaj se grantet fitohen me “puthje dorësh”… Dhe e gjithë kjo, thënë thjeshtë – e nxjerrë nga mëngët, pa asnjë dëshmi.

Оrigjinaliteti/Plagjiatura: Stili i ndryshëm gazetaresk në disa pjesë të këtij teksti, fonti i ndryshëm, pamja grafike e prapavijës në pjesën e dytë të tekstit (sikur është marrë me copy/paste), çojnë në përfundimin se teksti në fakt është një lloj lidhjeje e së paku dy teksteve të ndryshme. Madje ka një paragraf në pjesën e dytë që fillon me një shprehje në vetën e parë- “E po, do të vija bast se Sorosi… “, që nuk është veprim i zakonshëm gjatë shkrimit të teksteve gazetareske. E gjithë pjesa e dytë e tekstit, me parapavijë ngjyrë hiri, sikur është marrë prej diku pa u rregulluar në aspekt grafik dhe redaktues, nëpër një procedurë elementare gazetareske.

Kualiteti i titullit: Titulli është senzacionalist, ofendues, pa dëshmitë e nevojshme për atë që pohohet aty.

Fotografia: Nëse skenimin e listës së „atyre të gjashtëdhjetëetetës” e konsiderojmë si fotografi, siç sugjeron autori, atëherë kjo “fotografi” nuk i ka kreditë e nevojshme siç janë autorësia, burimi, legjenda…

Gjuha e urrejtjes: Ky tekst gazetaresk вështë përplot me gjuhë të urrjejtjes dhe gjuhë të diskreditimit. Si ti quajmë ndryshe shprehjet “prostitucion gazetaresk”, “grupim”, “Kmerët e kuq”, “komunistë”, “kodoshë”,… Fjalor që është larg të hijshmes, për dikë që veten e quan gazetar dhe për një medie që veten e quan “agjenci gazetareske maqedonase”.

Përfundimi: Ky është edhe një nga ato tekste, që i hasim një kohë të gjatë. A mund të pritet një tekst i këtillë? Me gjasë po. Edhe ky tekst gazetaresk kontribuon në mbylljen e hapësirës për debatim dhe polemikë, kur mbetet vetëm këmbimi i urrejtjes në vende të mendimeve.

Nëse, gazetarët e pranojnë urrejtjen si temë për raportim ose, edhe më keq, si politikë të tyre redaktuese, do ta çojnë publikun e tyre në errësirë sepse urrejtja ka lindur atje. Dikush ka thënë se “ferri është atje ku askush me askë nuk ka asgjë të përbashkët, ku të gjithë njerëzit në mes vete urrehen, e nuk mund të largohen prej njëri tjetrit, e as nga vetëvetja”.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.