Recension: Dokument: Qeveria ja ka “shitur” Gjuner Ismailin LSDM-së
Nga formulimi i titullit: “Dokument: Qeveria ja ka “shitur” Gjuner Ismailin LSDM-së” njihet tendencë e fortë në pasimin e këtij lajmi. Nga një titull i tillë fitohet përshtypja s bëhet fjalë për lojëra të kurdisura dhe skandal të madh të lidhur me ish-ministrin e qeverive të LSDM-së.
Faktikisht, siç mund të shihet nga lajmi, bëhet fjalë për dokument të vjetër 17 vite (marrëveshja) ku Ismaili në atë kohë kaloi në Qeveri në LSDM-së. Edhe pse, nga kjo distancë duket e çuditshme, megjithatë, atëherë legjislacioni ka lejuar diçka të tillë.
Linku deri te artikulli origjinal: Dokument: Qeveria ja ka “shitur” Gjuner Ismailin LSDM-së
Data dhe koha e publikimit: 13.01.2014, 11:59
Data e recensionit: 13.01.2014
Recensues: OliveraVojnovska
Vërtetësia: Artikulli bazohet në një dokument për shkarkim. Nuk ka dyshim që informacioni në të është i vërtetë. Problemi është se më pas në të bëhen konstruksione tendencioze.
Pra, edhe pse në vetë dokumentin thuhet se vetë shkarkimi është bërë “në bazë të nenit 130 paragrafi 1 i Ligjit për marrëdhënie pune (“Gazeta Zyrtare “nr 80/93 dhe 3/94),”autori anonim i lajmit:
„Në vitin 1997, kur është lidhur marrëveshja nuk kemi dijeni nëse kjo praktikë ishte e ndaluar me ligj, që nuk është rasti sot, kur kalimi i zyrtarëve të qeverisë së një partie politike nuk lejohet “
Përndryshe, në nenin 130 paragrafi 1 nga Ligjit për marrëdhënie pune i atëhershëm (cili mund të gjendet në faqen e internetit të Ministrisë së Drejtësisë, kërkon vetëm para regjistrimit, e cila merret me disa minuta), ku thuhet:
„ Punëtorit nuk mund ti përfundojë marrëdhënia e punës në qoftë se punëdhënësi nuk siguron një nga të drejtat e mëposhtme:
1) punësim tek një punëdhënës tjetër pa mos shpallur vendin e punës me marrje dhe realizim të kontratës për punë, vendi i punës që i përshtatet përgatitje së tij profesionale gjegjësisht kualifikimit
Burimet e informatave: Burim i informatës është marrëveshja për marrje e realizuar në vitin 1997.
Përmbajtësia: Lajmi është i njëanshëm. Edhe për skaj kësaj bëhet fjalë për lajm të shkurt, është mundur të kërkohet qëndrim nga Ismail (së paku një fjali, duke pasur parasysh se drejtpërsëdrejti është i involvuar).
Anshmëria: Materialin që e recensojmë nuk është objektiv. Nga vetë titulli është e qartë ideja që të diskreditohet ish ministri nga partia më e madhe opozitare.
Komentim: Lajmi përbëhet nga katër fjali dhe të gjitha janë stilin e komentimit.
Nga Qeveria, me kontratë të veçantë (marrëveshje) Gjuner Ismail i është dhënë LSDM-së.
Marrëveshje të tilla Qeveria shpesh bën me institucionet tjera shtetërore, por, me të vërtetë është i rrallë rasti, në qoftë se jo edhe presedan një marrëveshje e tillë në mes Qeverisë dhe partive politike.
Për 1997, kur është bë kjo marrëveshje nuk kemi informata se një praktikë e tillë a ka qenë e ndaluar me ligj, çfarë nuk është sot rasti, ku kalimi i zyrtarëve nga Qeveria në parti politike nuk është i lejuar.
Interesante, Gjuner Ismail deri para disa viteve shfrytëzonte banesë zyrtare, që është dhënë nga Qeveria, që të jetojë aty përderisa punon në shërbimin e shtetit.
Origjinaliteti/Plagjiatura: Lajmi nuk është nënshkruar, mund të vijmë në përfundim se është punë e redaksisë. Të njëjtën ditë lajmi u publikua edhe në shumë mediume tjera, disa si burim kanë dhënë portalin, e disa jo.
Kualiteti i titullit: Titulli është provokativ dhe elementi më problematik i këtij lajmi. Veçanërisht për gjuhën e pashembullt (Qeveria ja ka “shitur” Gjuner Ismailin LSDM-së) i cili ngjason si një zhargon rruge. E njëjta pikëpamje ka mundur të tregohet me fjalë të tjera të zgjedhura.
Fotografia: Lajmi është ilustruar me dy fotografi. Në njërën jepet dokumenti, kurse në tjetrën Ismail në selinë e LSDM-së. Një kombinimi tillë ka një mesazh të caktuar manipulativ.
Gjuha e urrejtjes: Gjuha e turpshme në titull i jep ton nënçmues lajmit.
Përfundimi: Simptomatike pse tani dokumenti nxirret nga “naftalina”. Dhe mënyra se si është shkruar lajmi tregon se nuk ka ambicie për t’u marrë me të gjithë kontestin e dokumentin. Përshtypja e pashmangshme se ideja është për të krijuar një tjetër ngjarje për të diskretituar opozitën. Dhe kjo është mjaft e sigurt se nuk do të jetë e fundit. Si afrohen zgjedhjet të dy kampet politike do të nxjerrin dokumente të ndryshme për të diskredituar kundërshtarin.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari