Recension: DO TË SHOKOHENI – Çka ndodhi në Lakoçerej të Epërm!?

ЌЕ СЕ ШОКИРАТЕ-Што се случи во Горно Лакочереј-crop-resize

Sikurse edhe në çdo rast tjetër të senzacionalizmit në gazetari edhe këtu është e vështirë të përcaktohen motivet se pse aq shumë apostrofohet një rast që në buletinet policore për çdo muaj ka së paku nga disa “fotokopje”. Me të vërtetë bëhet fjalë për vjedhje, por në të nuk ka asgjë të pazakonshme, as ekzibicioniste deri në atë masë sa që lexuesit t’i thuhet se do të shokohet, ose se do të lexojë diçka të paparë deri tani.

ЌЕ СЕ ШОКИРАТЕ-Што се случи во Горно ЛакочерејLinku deri te artikulli origjinal: DO TË SHOKOHENI – Çka ndodhi në Lakoçerej të Epërm!?

Data dhe koha e publikimit: 20.06.2014, 14:39

Data e recensionit: 22.06.2014

Recensues: Мirosllava Burns

Pjesa tekstuale është marrë në të tërësi nga buletini policor dhe për këtë arsye, ajo paraqet një informatë të njëanshme. Megjithatë, bëhet fjalë për burim zyrtar dhe shkaqet kryesore për të dyshuar në vërtetësinë e asaj që thuhet janë të vogla. Vërtetësia e tekstit nuk është problematike, por problem është mënyra e paraqitjes së saj në titull. Gazetari duhet të mbajë një ton real për ngjarjet për të cilat raporton, gjegjësisht të mos mbledhë klikime me hiperobolizimin e tepruar.

Anjë kriter nuk e bën këtë lajm aq të pazakonshëm që ta meritojë komentin e titullit “DO TË SHOKOHENI“. Kjo, e shoqëruar me madhësinë e fontit, e tregon qëllimin për të tërhequr vëmendje sa më e madhe, të alarmohet lexuesi për ndonjë ndodhi të pazakonshme për të cilën raportohet. Dhe shoku me të vërtetë vjen. Kur do të lexohet ajo që është shkruar, radhiten një sërë pyetjesh: ç’është ajo me të cilën lexuesi duhet të shokohet?

Në tekst aspak nuk është bërë përpjekje për hulumtim plotësues. Ai është copy-paste nga buletini i MPB-së dhe nuk është bërë asnjë angazhim plotësues gazetaresk. Në këtë rast, kontributin më të madh autorial, autori e ka bërë te titulli, i cili është një dështim edhe për nga saktësia edhe për nga intensiteti. Thënë me fjalët e popullit, miza bëhet elefant.

Gazetari duhet ta informojë publikun me përgjegjësi, që nënkupton edhe të mos e manipulojë atë. Manipulimi në shtigje të shkurta mund të sjellë ndonjë klikim plus, por nga aspekti i kredibilitetit është shkatërrues dhe e shkatërron besimin.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.