Recension: Dëshmitë për shthurjen e Fueresë
“Dëshmitë për shthurjen e Fueresë” është shembull për një tekst redaksie që është skajshmërisht spekulativ, krejtësisht i varfër në aspekt të argumenteve, por i pasuruar me vlerësim paushalle, ofendime dhe insinuata. Rezultati i kësaj nuk është informim i argumentuar dhe i vërtetë i lexuesve, por nëpërmjet spekulimeve të vrazhda, t’u imponohet atyre perceptimi për, gjoja, jetën jomorale të ish-ambasadorit të BE-së në Maqedoni, por edhe për personalitete të tjera publike.
Linku deri te artikulli origjinal: Dëshmitë për shturjen e Fueresë
Data dhe koha e publikimit: 14. 09. 2013
Data e recensionit: 22. 09. 2013
Recensuese: Katerina Bllazhevska
Vërtetësia: Тeksti nuk bazohet në fakte, por në spekulime nga burimet të paemërtuara, kështu që nuk mund të konstatohen vërtetësia e pretendimeve, por i demaskon qëllimet. Në këtë rast, si duket aty është edhe qëllimi i tekstit – të imponojë përshtypje te lexuesit se pretendimet që ofrohen, që moti janë “fakt i njohur gjerësisht”.
Burimet e informatave: Në tekst janë shfrytëzuar burime anonime, të cilat njëherë janë titulluar si kolektive dhe anonime, e pastaj si individuale dhe anonime.
“Njerëzit, të cilët me precizitetin më të madh do t’ua thonë të vërtetat për jetën e personaliteteve të njohura janë, pronarët e kafeneve në lagjen Mëhalla e Dibrës (Debarmaallo)”, thuhet në tekst, e pastaj të gjitha pretendimet bazohen në “njërin prej tyre”.
Nënkuptohet burimi është anonim, ndërsa nuk është emërtuar as objekti (kafeneja) e cila gjoja ka qenë mizanskenë e pretendimeve për sjellje jomorale. Burimi i dytë poashtu është anonim, që përshkruhet si “njeri nga shërbimi privat që i ka shërbyer”. Burimet janë të njëanshme, jorelevante, jokontekstuale (pronar i kafenesë, kamariere ose pastruese hoteli) sipas qëllimit që teksti të dëshmojë për aktivitetet e “shthurjes” që janë zhvilluar nëpër kafene dhe hotele.
Përmbajtësia; “Lajmi” në këtë tekst me zhanr të padefinuar, është jogjithpërfshirës, për shkak se nuk ka as fakte, as burime relevante, e as që i përmend vendin dhe kohën e pretendimeve që përshkruhen në tekst. Për shkak të gjithë kësaj, mbetet përshtypja se ajo ndoshta ka për qëllim t’i fshehë ose t’i “mbulojë” deklaratat e euroambasadorit për gjendjen aktuale në Maqedoni, të cilat sipas të gjitha gjasave, kanë qenë edhe shkaku i drejtpërdrejtë për këtë tekst. Në këtë konstatim çojnë deklaratat në tekst:
“Njeriu… (Fuere v.r.) në thelb është fotografi e zbehtë dhe jorelevante nga e cila populli “i paditur” duhet të ketë frikë se do të na ndodhë diçka e keqe nëse nuk e dëgjojmë atë”. “…as Fuere sot nuk është ndonjë faktor që duhet të jetë autoritet absolut, mendimi i të cilit duhet të pranohet pa e kontestuar fare”.
Anshmëria: Теksti nuk e tregon të vërtetën as në tërësi e as pjesërisht, por e shtrembëron atë, duke treguar anshmëri politike ndaj një trendi joformal për diskreditim të të gjithë atyre që do të shprehin kritikë për politikat në vend. Në tekst shprehet konstatimi se “në sytë e Fueresë, Maqedonia nuk është atdheu i dytë, por një vend i lënë pasdore për të bërë karrierë dhe argëtim të çmendur”, diçka që nuk del nga asnjë deklaratë e tij, e as që në ndonjë farë mënyre ka dhënë shenja se ashtu e përjeton Maqedoninë.
Komentimi: Теksti, për të cilin vetëm mund të supozohet se ka qenë i paramenduar si analizë, është i mbidozuar me elemente komentimi, të cilat as që mund të ndahen nga faktet, për shkak se fakte – nuk ka.
Kualiteti i titullit: Titulli është “informativ” për qëllimin për të cilin është dedikuar, i qartë, senzacional dhe shumë adekuat për substandardin etik dhe profesional të tekstit.
Fotografia: Fotografia është pa nënshkrim autorial, “adekuate” vetëm për nivelin spekulativ të tekstit, në të cilin ish-ambasadori evropian paraqitet si “adhurues i verës dhe rakisë”. Por, në bazë ajo është manipulative, për shkak se nuk theksohet se ka të bëjë me festimin e Ditës së peshkatarëve në Ohër, ku Fuereja është një nga mijëra qytetarët e Ohrit, miq të huaj dhe të vendit që janë të pranishëm në atë ngjarje.
Gjuha e urrejtjes: Тeksit është përplot me shprehje ofenduese, që ka për qëllim ta paraqesë ish-ambasadorin se person jomoral – adhurues i alkoolit dhe shthurjes. “…personaliteti i Fueresë është i kalbur dhe larg të qenit i moralshëm”…
Përveç diskualifikimit etik dhe politik, në tekst qartë identifikohet edhe diskriminim seksual.
“Njëri prej tyre me saktësi të madhe dhe precizitet i pëshkruan veset e ambasadorit Ervan Fuere, i cili shumë shpesh, çdo të martë dhe të premte, ka qenë i pranishëm në njërën nga kafenetë e shumta të Shkupit edhe atë gjithmonë në praninë e meshkujve të rinj. Dëshmitari thotë se përveç për bisedat për diplomacinë evropiane, Fuerenë do të mbajë në mend edhe për afërsinë dhe butësinë e tij me këta djem të rinj. Burimi thotë se sjelljen e këtillë të Fueresë e dijnë të gjithë, prirjet e tij ndaj gjinisë së njëjtë tashmë një kohë të gjatë qenkan fshehtësi publike”.
Në këtë kontekst, në tekst përfshihen edhe emrat e tre gazetarëve dhe një ambasadori.
“Në vilën në Vodno shumë shpesh mund të shiheshte mu Fuereja në shoqëri me ambasadorin tashmë të revokuar lituanez,i cili publikisht entuziazmohej me bustin e një djaloshi të ri që ishte vendosur para rezidencës së tij”.
Përfundimi: Spekulimet dhe insinuatat e këtilla për orientimin seksual të dikujt, që bën pjesë në sferën e privatësisë së çdo individi, të cilat janë keqpërdorur që të formohet fotografia për “amoralitetin” e dikujt, janë në kundërshtim me kodin e tik dhe nuk mund të konsiderohen si argumente profesionale mbi të cilat do të bazohet recensioni ose evaluimi kontributin e kujt do qoftë dhe çfarë do qoftë kontribut në jetën publike – gazetaresk, politik ose diplomatik, pa marrë parasysh. Me pretendimet e tekstit janë suspenduar të gjitha standardet etike dhe profesionale që janë të domosdoshme për një tekst gazetaresk, me çka ai mbetet të funksionojë në nivelin, madje edhe nën nivelin, e pamfletit të vrazhdë politik.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari