Recension: Dëshmi e një serbeje në autobus: Kosovarët janë të lumtur që largohen nga vendi i tyre

imigranti-srbinka-avtobus-crop-resize

 

Çdo gazetar duhet ta dijë se funksioni kryesor i gazetarisë është të informojë, në mënyrë të saktë dhe precize. Ky tekst tregon se është lëshuar mundësia që lexuesit të jenë të informuar në mënyrë të saktë, me kohë dhe sa është e mundur më detajisht dhe me kualitet.

imigrantiLinku deri te artikulli origjinal: Dëshmi e një serbeje në autobus: Kosovarët janë të lumtur që largohen nga vendi i tyre

Data dhe koha e publikimit: 18.02.2015, 10:03

Data e recensionit: 20.02.2015

Recensues: Vllado Gjorçev

 

PROBLEM ME VËRTETËSINË

Ky artikull ka probleme edhe me vërtetësinë për shkak se bazohet në burim anonim, të paidentifikuar.

Teksti ose tregimi në të është “i pretenduar”, për shkak se vështirë mundë të dëshmohet se është i vërtetë, e me këtë rast problematike është edhe koha kur është publikuar ai – përderisa skena politike në Maqedoni është duke u dridhur nga bisedat e përgjuara. Poashtu, nuk është bëjë përpjekje që të arrihet deri te e ajo që është e vërtetë.

Në tekst ka disa fakte, mirëpo edhe kur do të lexohen me kujdes, nuk mund të konstatohet se a janë të vërteta apo jo. Për shkak se nuk ka asnjë burim, nuk mund të bëhet fjalë për objektivitet, relevancë, aktualitet, kontekstualitet dhe për momentet e tjera të nevojshme.

Në vend të përmbajtësisë, teksti ka më shumë informata që shkaktojnë konfuzion.

Titulli është përpjekje e dështuar për senzacion dhe në vend që të informojë, plason dezinformatë të pastër. Nuk mund të besohet se dikush mund të jetë i lumtur kur do ta largohet nga vendi i tij i lindjes. Gjithëpërfshirja e kësaj informate është njëra nga mungesat serioze të saj.

Teksti në të cilin nuk tregohet as se ku është zhvilluar biseda (në cilin autobus, vendin e nisjes, destinacionin përfundimtar), as kur, ase me kë, nuk mund të jetë relevant. Kështu kemi një artikull i cili vështirë mund të dëshmojë vërtetësinë, nuk është përmbajtësor dhe është tendencioz. Me këtë rast, nuk ka numra, për shembull, sa njerëz janë shpërngulur, ku shkojnë, pse dhe momente të ngjashme që i nevojiten një teksti gazetaresk. Prandaj, ky nuk mund të quhet produkt objektiv dhe profesional gazetaresk.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.