Recension: Darkë vëllazërore ose fiasko e kryeministrit shqiptar në Shkup

дневник-братска-или-фијско-вечера-crop-resize

“Kryeministri shqiptar, ishte mysafir i Ahmetit dhe Thaçit në Shkup. Publikut nuk i kujtohet se kur për herë të fundit dy liderët e partive më të mëdha të shqiptarëve janë ulur në tavolinë të njëjtë, e kjo të mos jetë me ndërmjetësim. Rama për herë të dytë pati sukses që në një vend t’i takojë dy politikanët. Vitin e kaluar, ai, në rolin e liderit opozitar, i mblodhi Ahmetin dhe Thaçin në Shtëpinë e Kulturës në Tetovë me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. Por edhe atëherë, sikurse tani, së paku sipas një funksionari të lartë të PDSH-së, takimi qenë dështim i plotë”.

Ky është teksti i vetëm në botimet në gjuhën maqedonase për “arritjen” e të ashtuquajturës darkë vëllazërore ndërmjet Ramës, mysafirit nga Shqipëria dhe shefave të dy partive më të mëdha shqiptare te ne. Përveç që e hap këtë lajm, autorja ka arritur ta masë pulsin e pjesëmarrësve në darkë – të fitojë një raport “rashomoniadë” për atë se si ka kaluar kjo ngjarje me peshë të madhe politike, ta përafrojë atmosferën, të ketë edhe burime të mjaftueshme dhe llojlloshmëri si foni në bazë të të cilës zhvillohet storja për grindjen e madhe ndërmjet Ahmetit dhe Thaçit.

 Братска или фијско вечера на албанскиот премиер во СкопјеLinku deri te artikulli origjinal: Darkë vëllazërore ose fiasko e kryeministrit shqiptar në Shkup

Data dhe koha e publikimit: 06.11.2013, 18:21

Data e recensionit: 08.11.2013

Recensues: Ljubomir Kostovski

Vërtetësia: Autorja e tekstit ka arritur të gjej “shtof” të mjaftueshëm për atë se si ka ardhur deri te ky takim në hotelin “Aleksandar Pallas” në Shkup, si është zhvilluar ai dhe sa ka tzgjatur, që nuk ka qenë e lehtë, për shkak se, për dikë ai ka zgjatur dy orë, e për dikë tjetër tre orë e gjysmë! Teksti ka  edhe kompozicion dhe detaje në kushte kur shkrimi për partitë shqiptare kërkon që njeriu të jetë “kremljolog” për nga profesioni, të zbulojë fshehtësiara edhe në nuancat e vogla, e veçanërisht problematike është të futeni në atë mjedis nëse nuk jeni nga Tetova, për shembull.

Burimet e informatave: Gazetarja me sukses gjendet në dallimet e komunikatave të partive për këtë ngjarje dhe i shfrytëzon ato që të fitojë kundërpëgjigje nga pala e kundërt, me çka, edhe pse ka dy burime, i ka burimet e vërteta dhe i detyron, edhe pse pa dëshirë, të tregojnë për atë që ka ndodhur rreth tavolinës ku është biseduar, ku, në cilat pika të bisedës ka pasur konflikte, kush ka qenë i pranishëm në takim… Shfrytëzohet edhe analisti Edmond Ademi, për të komentuar disa nga njohuritë e fituara, kryesisht që i kanë paraprirë takimit, me çka kompletohet përshtypja për këtë ngjarje në një mënyrë shembullore.

Përmbajtësia: Për një takim që është zhvillua prapa një muri të vërtetë të diskrecionit dhe të distancës nga publiku, autorja arrin të ofrojë detaje shumë interesante. Nëse ju intereson se sa ka zgjatur tensionimi për t’u ulur në tavolinë në “Aleksandar Pallas”, këtë mund ta kuptoni, si dhe atë se kush ka qenë iniciator, kush ka thënë se “nuk ka apetit” e të ngjashme. Është e qartë se ku ka “plasur kungulli”, edhe pse nuk është e qartë deri në fund se cilat kanë qenë temat në “meny”, gjë që autorja e pranon haptazi, edhe pse temat, pjesërisht mund edhe të supozohen. Megjithatë, kjo nuk është njësoj sikur kur keni dëshmitar për këtë çështje. Poashtu, është e qartë se njëra palë (BDI-ja) tenton ta paraqesë darkën si normale, ndërsa PDSH-ja, të kundërtën, dëshiron t’i potencojë mospajtimet. Kur dy vetë përlahen – i treti fiton informata.

Anshmëria: Teksti nuk ka asnjë lloj anshmërie, edhe pse për disa analistë, ndoshta edhe vetë hapja e kësaj teme mund të ketë ndonjë lloj “prapavije”.

Komentimi: Është mirë që përveç autores, në tekst ka edhe një analist – intelektual i njohur shqiptar, i cili me vërejtjet e tij e vërteton arsyeshmërinë e temës dhe nevojën që të gjitha partitë, edhe ato shqiptare, të komunikojnë ndërmjet vete edhe përkundër dallimev programore. Në qëndrimet e tij ka koment, nënkuptohet, por kjo është inkuadruar në mënyrë të mirë në tërësinë e tekstit dhe më tepër është kontribut për paanshmërinë e autores se sa – siç do të pritej – përpjekje për t’u anagazhuar për ndonjë palë ose ndonjë qëllim!

Origjinaliteti/Plagjiatura: Teksti është i nënshkruar dhe është krejtësisht autorial dhe ajo që është me rëndësi – unik për lajmin që e sjell. Kërkimet tregojnë se mediat tjera e kanë transmetuar këtë artikull, edhe pse diku këtë nuk e kanë theksuar ose nuk e kanë treguar autorin (burimin).

Kualiteti i titullit: Titulli nuk është shumë i gjatë, por është aq i hapur sa ta zgjojë kërshërinë e lexuesit. Njëkohësisht, ai i pasqyron edhe interpretimet e ndryshme për takimin që është mbajtur në “Aleksandar Pallas”, që gjithsesi është mjeshtëri, për shkak se, me pak fjalë, në informimin nëpërmjet titullit arrihet shumë. 

Fotografia: Fotografia është ilustrative – në një tavolinë i paraqet e edhe Edi Ramën edhe dy liderët e partive shqiptare, PSDH dhe BDI. Nuk është e qartë se kjo fotografi a është nga darka e një nate më parë, të cilën poashtu e ka organizuar Edi Rama, gjegjësisht mungon legjenda, që do ta qartësonte këtë dilemë. Për shembull, në këtë fotografi nuk është Artan Grubi, i cili pa dyshim ka qenë i pranishëm në darkë!? Prania, gjegjësisht mungesa e Grubit, për shembull, në gjithë kontekstin e çështjeve kontestuese në kampin politik shqiptar, veçanërisht në prag të kongresit të BDI-së, nuk është punë naive dhe autorja këtë gjithsesi e di.

Përfundimi: “Dnevnik”-u mbetet medie e pakontestueshme në mesin e mediave maqedonase sa i përket burimeve të saj në mesin e partive parlamentare të bllokut shqiptar. Me këtë tekst, kjo gazetë e vërteton këtë pozitë në tregun mediatik.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.