Recension: АRRESTIM: Arrestohet I.D.
Jo gjithmonë duhet të publikohet një përmbajtje, veçanërisht nëse ajo nuk përmban asnjë informatë. Kështu, kur punon “gazetaria copy-paste”, ndoshta krijohet kuantitet dhe plotësohet norma e teksteve të krijuara, mirëpo atëherë nuk mund të flitet për kualitet. Dhe jo vetëm që nuk mund të bëhet fjalë për kualitet, në rastin konkret nuk mund të bëhet fjalë as për produkt gazetaresk. Nëse plasohet në ndonjë medie, e nuk është produkt gazetaresk që përmban informata, atëherë përse ka nevojë të publikohet?
Linku deri te artikulli origjinal: АRRESTIM: Arrestohet I.D.
Data dhe koha e publikimit: 30.1 2014, 12:25
Data e recensionit: 12.11.2014
Recensues: Viktorio Jakovleski
Përmbajtja e publikuar konkrete (nuk mund të flitet për informatë) është pjesë e buletinit ditor të MPB-së, gjegjësisht nga “Pjesë e nxjerrë nga ngjarjet ditore”.
Kjo është forma integrale e Buletinit të MPB-së, i cili është kopjuar tekstualisht nga media:
“Në 28.10.2014, duke vepruar në bazë të urdhërit të gjykatës, SPB e Shkupit e privoi nga liria personin Ismail D. (36), nga Shkupi, i cili ka qenë në kërkim për vuajtjen e dënimit me burg në kohëzgjatje prej gjashtë muajsh, për veprën e kryer penale “vjedhje e rëndë” . Ai është dërguar në burgun “Shkupi”.”
Teskti i publikuar dallon vetëm në atë se emri që figuron në buletinin e MPB-së është zëvendësuar me inicialin “I”. Përmbajtja e këtillë në buletin ka kuptim, mirëpo të vendoset në një medie elektronike – nuk ka kuptim! Nëse një artikull gazetaresk pretendon të bëjë pjesë në grupin e zhanreve informative, duhet të bazohet në fakte që ta arsyetojë qëllimin e tij kryesor – ta informojë lexuesin.
Sikur të ishin transmetuar edhe fragmente të tjera nga buletini dhe sikur të shkruhej burimi, ndoshta edhe do të mund të kalonte, mirëpo kështu humbet nevoja e ekzistimit të lajmit të këtillë.
Teksti i publikuar është identik me, për shembull, këto fjalë: “dikush ka bërë diçka atje”, e kjo nuk është informatë dhe nuk kа asnjë minimum vlere.
Prandaj, edhe kur kopjohet, shkronjë për shkronje, pikë për pike, duhet pasur kufi, në të kundërtën fitohet një produkt i këtillë, i cili tashmë disa ditë shërben për tallje në rrjetet sociale.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari